• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Mbi 20 të vrarë në Gaza. Avionët dhe tanket izraelite, breshëri sulmesh në enklavë

12/08/2025
in Botë
A do të hapet “porta e ferrit” për Lindjen e Mesme?

Avionët dhe tanket izraelite vijuan bombardimet në zonat lindore të qytetit të Gazës përgjatë natës, duke vrarë të paktën 11 vetë.

Në jug të enklavës, pesë persona të tjerë, përfshirë një çift dhe fëmijën e tyre, humbën jetën pas shënjestrimit të banesës së tyre nga predha izralite në Khan Junis, ndërsa 4 të tjerë u vranë në një kamp të afërt, në zonën bregdetare të Mawasi.

Ushtria izraelite tha se po verifikonte raportimet dhe se forcat e veta po merrnin masa për të minimizuar dëmet civile. Në një tjetër deklaratë gjatë së martës, IDF bëri të ditur se kishte vrarë dhjetëra militant në Rripin e Gazës gjatë muajit të fundit dhe se kishte shkatërruar më shumë tunele të përdorura prej tyre.

Izraeli ka intensifikuar bombardimet në enklavë pasi njoftoi planet për nisjen e një ofensive të re, për pushtimin e qytetit të Gazës. Lëvizja ka nxitur reagime të ashpra rreth botës, mes frikës për përshkallëzim të vuajtjeve për palestinezët atje. 5 persona të tjerë, përfshirë 2 fëmijë, thuhet të kenë humbur jetën si pasojë e urisë gjatë 24 orëve të fundit.

Vdekjet e tjera e çojnë në 227 numrin total të viktimave nga kequshqyerja, mes të cilëve 103 fëmijë.

Teksa lufta bëhet gjithmonë e më e egër në Gaza, lideri i Hamasit, Khalil Al-Hayya, udhëton në Kajro për të rigjallësuar planin e armëpushimit të mbështetur nga SHBA. Raundi i fundit i bisedimeve në Katar përfundoi pa asnjë rezultat në fund të korrikut, me Hamasin dhe Izraelin që shkëmbyen akuza për mungesën e progresit, lidhur me propozimin amerikan për 60 ditë armëpushim dhe lirim të pengjeve.

Më të lexuarat

  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama bën “shah-mat” me ministrat! Lamallari, Nufi e Malaj në sitë, kryeministri përgatit furtunën nga Dhërmiu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BOMBA e verës në Fiks Fare! Pas 20 vitesh largohet Filip Çakuli, ja kush pritet të marrë drejtimin e emisionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!