• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Netanyahu mbron planin e Izraelit për të pushtuar Gazën, udhëheqësit evropianë kërkojnë ndryshimin e vendimit

10/08/2025
in Botë
Netanyahu mbron planin e Izraelit për të pushtuar Gazën, udhëheqësit evropianë kërkojnë ndryshimin e vendimit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se plani i qeverisë së tij për të marrë përsipër qytetin e Gazës është “mënyra më e mirë” për t’i dhënë fund luftës dhe për të mposhtur Hamasin. Në një deklaratë për mediat, përpara një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi planet e Izraelit për të zgjeruar praninë e tij ushtarake në Gaza, Netanyahu tha se Hamasi ka ende “mijëra terroristë të armatosur” në Gaza. Sipas tij, qëllimi i Izraelit nuk është të pushtojë Gazën, por ta çlirojë atë.

“Banorët e Gazës po na luten dhe po i luten botës për t’u çliruar nga Hamasi. Hamasi është një organizatë gjenocidale dhe asnjë komb nuk do të duronte të kishte një entitet të përkushtuar për asgjësimin e tij një hedhje guri larg kufirit të tij. Lufta mund të përfundojë nëse Hamasi liron pengjet dhe pranon të ulë armët”, tha ai.

Netanyahu tha se Gaza do të çmilitarizohet dhe përshkroi pesë parimet e Izraelit për të përfunduar luftën: Çarmatosja e Hamasit; Kthimi i të gjithë pengjeve; Demilitarizimi i Rripit të Gazës; Izraeli merr kontrollin e sigurisë në Rripin e Gazës; Krijimi i një administrate civile alternative që nuk është Hamasi ose Autoriteti Palestinez.

Ai theksoi se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër veçse mposhtë Hamasin. Netanyahu shtoi se Izraeli do t’i lejojë civilët të shkojnë në zona të caktuara të sigurta ku do të kenë ushqim “të bollshëm, siguri dhe kujdes mjekësor”.

Më tej, ai theksoi se qëllimi i Izraelit është të shmangë një krizë humanitare, duke hedhur poshtë raportimet nëpër mediat ndërkombëtare për një krizë urie. Ai tha se Izraeli ka lejuar qindra kamionë me ndihma në Gaza dhe se nëse do të zbatonte një politikë urie, “askush në Gaza nuk do të kishte mbijetuar pas dy vitesh luftë”.

Britania e Madhe, Franca dhe shtete të tjerë paralajmërojnë se plani izraelit rrezikon të shkelë ligjin ndërkombëtar

Britania e Madhe, Danimarka, Franca, Greqia dhe Sllovenia kanë dhënë një deklaratë të përbashkët duke dënuar vendimin e Izraelit për të zgjeruar operacionet në Gaza. Ata bëjnë thirrje që plani të përmbyset përpara takimit të sotëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Ky plan rrezikon të shkelë të drejtën ndërkombëtare humanitare. Këshilli i Sigurimit ka bërë thirrje vazhdimisht për lirimin e pakushtëzuar dhe të menjëhershëm të pengjeve. Dhe ne e kemi të qartë se Hamasi duhet të çarmatoset dhe të mos luajë asnjë rol të ardhshëm në qeverisjen e Gazës, ku Autoriteti Palestinez duhet të ketë një rol qendror. Por ky vendim i qeverisë izraelite nuk do të bëjë asgjë për të siguruar kthimin e pengjeve dhe mund të rrezikojë më tej jetën e tyre“, thuhet në deklaratën e vendeve europiane.

Deklarata gjithashtu bën thirrje që Izraeli të heqë kufizimet në dërgesat e ndihmave. Izraeli ka pohuar se nuk ka kufizime për ndihmën në Gaza./ BBC

Më të lexuarat

  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama bën “shah-mat” me ministrat! Lamallari, Nufi e Malaj në sitë, kryeministri përgatit furtunën nga Dhërmiu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BOMBA e verës në Fiks Fare! Pas 20 vitesh largohet Filip Çakuli, ja kush pritet të marrë drejtimin e emisionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!