AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Zëri që theu heshtjen e Gazës, rrëfimi i palestinezes së vrarë pas kamerës: Duhet të dokumentoj gjithçka!

by SHT Media
07/08/2025
in Botë
6
0
Zëri që theu heshtjen e Gazës, rrëfimi i palestinezes së vrarë pas kamerës: Duhet të dokumentoj gjithçka!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmet e Izraelit në Gaza kryhen kryesisht pas dyerve të mbyllura, me mbi 170 gazetarë palestinezë të vrarë ndërsa të tjerët përtej nuk lejohen. Kjo politikë fsheh tmerret në Gaza nga sytë e botës duke frenuar empatinë për ata që kanë ngecur brenda saj. Dokumentari “Put Your Soul on Your Hand and Walk” kërkon të zbulojë vuajtjen e paimagjiinueshme brenda Gazës, shkruan The Guardian.

Ai vërtitet rreth jetës së një palestinezeje të re, Fatma Hassouna që të dashurit e njohin si Fatem. Është 24 vjeçe në fragmentet e para, me një buzëqeshje vesh më vesh dhe dëshirë për jetën. Historia e saj rrëfehet përmes një ekrani celulari që i përket regjisores Sepideh Farsi dhe pjesa më e madhe e filmit përbëhet nga bisedat e tyre gjatë një viti kur krijohet një lidhje e fortë.

Regjisorja di gjithçka për luftën dhe shtypjen. Ajo është iraniane dhe ishte adoleshente kur ndodhi lufta Iran-Irak në 1980. Kur ishte 16 vjeçe u burgos nga regjimi i Republikës Islamike dhe iku nga  vendi njëherë e mirë pas dy vitesh duke u shpërngulur në Francë. Kur shpërtheu lufta në Gaza në tetor 2023, nuk duronte dot të shihte debatet që s’po bënin asgjë për ta ndalur masakrën.

“Zëri palestinez mungonte. Nisi të më shqetësonte dhe në një pikë, nuk jetoja dot më me këtë”, thotë ajo. Pranverën e shkuar shkoi në Kajro me idenë se mund të gjente një mënyrë që ta filmonte luftën në kufirin e Gazës. Misioni i saj rezultoi naiv, derisa një refugjat nga Gaza në Egjipt i tha se mund ta njihte me shoqen e tij, Fatma në lagjen al-Tuffah. Kështu, ajo mund të fliste me dikë nga brenda.

“Nga telefonata e parë, e dija se ajo ishte shumë e veçantë dhe diçka kërciti menjëherë brenda të dyjave ne”, thotë Farsi duke shtuar se të dyja qeshnin gjithnjë.

Dallimet mes tyre nuk ishin garancia më e mirë që ato do të mirëkuptoheshin. Farsi është më e madhe në moshë, ka vajzën në moshën e Hassouna dhe është një grua kozmopolitane, e sofistikuar që ka udhëtuar në të gjithë botën, kurse Hassouna ka  qëndruar në Gaza gjithë jetën. Hassouna është besimtare kurse Farsi skeptike dhe e sfidon mikeshën e saj se cili Zot do t’i lejonte të pafajshmit të vuanin kaq shumë.

Por ka më shumë gjëra q i lidhin bashkë sesa i ndajnë. “Kishte këtë energjinë, këtë gjënë e ndritshme.  Ishte solare”, thotë Farsi. Ajo e ktheu celularin e saj në një portal ku Hassouna rrëfen historinë e saj dhe tragjedinë e Gazës. Ajo flet për familjen, prezanton vëllezërit dhe është një fotografe dhe poete, ndërsa  Farsi e mëson si të filmojë dhe t’i dërgojë video të shkatërrimit që ndodh rreth saj.

Talenti i Hassouna është i natyrshëm. Fotot e saj shfaqin fqinjët që përpiqen të mbijetojnë në rrënoja ndërsa gjuha e saj zgjon diçka. Titulli i filmit vjen nga një përshkrim i saj sesi është të dalësh jashtë: “Çdo sekondë që ti del në rrugë, merr shpirtin në duar dhe ec.”

Në një tjetër bisedë që përpiqet t’i japë shpjegim asaj që po ndodh, Hassouna pyet: “Ne bëjmë një jetë shumë të thjeshtë dhe ata duan të na e marrin këtë jetë të thjeshtë. Pse? Jam 24 vjeçe dhe s’kam asgjë që dua. Çdo herë që ti arrin atë që do, ka një mur. Ata ngrenë një mur.”

Filmi nuk do të funksiononte. Është filmuar me celularë që tregojnë njëri-tjetrin, imazhe të ngrira nga  lidhja e internetit, por Farsi nuk zgjodhi versionin e pastër, pa këto probleme. ”Doja të ishte i mangët nga ana teknike që të tregoja problemet e komunikimit me të, varfërinë e jetës aty-këtu.”

Hassouna kërcënohet vazhdimisht nga vdekja, me të afërmit apo fqinjët që humbasin jetën ose braktisin shtëpitë. Por nëse nuk doni të mësoni se kush triumfon në fund, buzëqeshja e saj apo errësira e vuajtjes, ndaloni leximin.

Drejt fundit të filmit, Farsi e telefonon Hassouna për t’i dhënë lajmin e lumtur se filmi i saj do të shfaqet në Kanë. Ato diskutojnë si Farsi mund të marrë një vizë franceze që Hassouna të dalë përkohësisht nga Gaza dhe kjo e fundit i dërgon një foto të pasaportës.

Të nesërmen, Farsi nuk po lidhej dot me mikeshën e saj që t’i tregonte se ç’po ndodhte me përgatitjet dhe e shtyu për ditën tjetër. “Po punoja me filmin në kompjuterin tim me celularin pranë dhe papritur më erdhi një foto. Hapa njoftimin dhe pashë foton e saj me një diçiturë që shkruante se ishte vrarë.  Nuk  e besova. Nisa ta telefonoja si e çmendur dhe më pas telefonova një mik të përbashkët, atë që na kishte prezantuar dhe ai më konfirmoi se ishte e vërtetë.”

Në mes të natës, dy predha nga një dron izraelit kishin shpuar çatinë  e ndërtesës së saj dhe depërtuan  në të para se të shpërthenin, njëra në apartamentin e katit të dytë dhe tjetra poshtë tij. Fatma Hassouna vdiq bashkë me tre vëllezërit dhe dy motrat. I ati ndërroi  jetë nga plagët kurse e ëma, Lubna, ishte e mbijetuara e vetme.

Grupi hetimor Forensic Architecture e studioi sulmin dhe tha se ishte i qëllimshëm ndaj Hassouna për  punën e saj si gazetare dhe dëshmitare. Farsi s’kishte dyshime. “Ajo u shënjestrua nga Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF). Ishin dy bomba që ranë nga një dron mbi shtëpinë e saj. Ata zbuluan ku jetonte, planifikuan një dron me bomba që të përshkonte tri kate të asaj ndërtese dhe të shpërthente në katin e dytë. Është mrekullisht e planifikuar me qëllimin për të eliminuar dikë që thjesht bën fotografi.”

Farsi thotë se nuk e beson ende, ndërsa nga Bogotá ajo po promovon filmin që tashmë është gjurma që  ka lënë pas mikesha e saj e ndjerë. “Për mua ajo është eende diku atje dhe besoj  se do ta takoj një ditë.”

Në bisedat e tyre, Hassouna ëndërronte për vendet e botës që dëshironte të vizitonte, por gjithnjë donte të kthehej në Gaza. “Kam idenë se duhet të vazhdoj dhe të dokumentoj  gjithçka, të jem pjesë e kësaj historie, të jem unë!”, i tha ajo regjisores pak para vdekjes.

Ajo përfytyronte sesi do ia tregonte historinë fëmijëve të saj, që tanimë i përket një publiku kinemaje dhe karakteri i Hassouna është ruajtur aty, një portret unik mes 60 mijë të vdekurve.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

20/10/2026

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

20/10/2026

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

20/10/2026

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

20/10/2026

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

20/10/2026

Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

20/10/2026

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

20/10/2026

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

20/10/2026

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

20/10/2026

Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

20/10/2026

Blendi Klosi për protestat e studentëve: Jemi gati për dialog, por duhet të distancohen nga dhuna, shteti do të përgjigjet ndaj forcave të errëta!

20/10/2026

U gjet i pajetë brenda makinës, policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Tiranë

20/10/2026

Protesta/ Shëndetësia: 6 të lënduar, mes tyre kalimtarë, efektivë dhe protestues

20/10/2026

Protestat/ Reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj të gjitha aktet e dhunës! Rruga më e mirë është dialogu

20/10/2026

“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë
  • Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.