• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Doli për shëtitje dhe s’u kthye më, gjendet i gjallë pas disa ditësh gazetari amerikan në Norvegji

06/08/2025
in Botë
Doli për shëtitje dhe s’u kthye më, gjendet i gjallë pas disa ditësh gazetari amerikan në Norvegji

Një gazetar amerikan i specializuar në çështjet e klimës, i cili ishte zhdukur për gati një javë gjatë një udhëtimi në një shteg malor në Norvegji, është gjetur i gjallë. BBC shkruan se lajmin e ka konfirmuar familja e tij.

Alec Luhn, 38 vjeç, ishte zhdukur gjatë një shëtitjeje në një akullnajë në Parkun Kombëtar Folgefonna, në jugperëndim të Norvegjisë. Gruaja e tij, Veronika Silchenko, i tha CBS News-it në SHBA se ai kishte pësuar një dëmtim në këmbë, por ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mendoj se është një mrekulli,” tha Silchenko. “Është dita më e mirë e jetës sime.”

Luhn, i cili ka punuar për disa media të njohura, kishte nisur shëtitjen më 31 korrik nga qyteti Odda, në jugperëndim të Norvegjisë. Ai nuk u paraqit për fluturimin e planifikuar për t’u kthyer në shtëpi të hënën, çka bëri që gruaja e tij Silchenko të njoftonte autoritetet.

Ajo shprehu mirënjohjen për ekipin norvegjez të kërkim-shpëtimit për gjetjen e bashkëshortit të saj dhe tha se po priste të fliste me një mjek për të kuptuar shkallën e dëmtimit të këmbës së tij.

Më herët, Silchenko e kishte përshkruar bashkëshortin e saj si një njeri me shumë përvojë në natyrë, i cili ka shkuar për kamp edhe në kushte të vështira moti.

“Alec është praktikisht i fiksuar pas Arktikut,” tha ajo për CBS. “Ai i do akullnajat dhe borën, dhe i do eksploruesit.”

Si gazetar i çështjeve të klimës, Luhn ka udhëtuar për të dokumentuar zhdukjen e akullnajave që po shkrihen me shpejtësi për shkak të ngrohjes globale.

“Ai po bën ç’të mundet për të shkuar në vendet më të ftohta të botës,” shtoi ajo.

Ai ka raportuar më parë për media si BBC, The Atlantic, National Geographic, The New York Times, Scientific American, Time Magazine dhe CBS.

Vitin e kaluar, ai shkroi për BBC-në rreth “zjarreve zombi” në Kanada, zjarre që digjen gjatë gjithë vitit dhe që besohet se përkeqësohen nga ndryshimet klimatike.

Më të lexuarat

  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama bën “shah-mat” me ministrat! Lamallari, Nufi e Malaj në sitë, kryeministri përgatit furtunën nga Dhërmiu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BOMBA e verës në Fiks Fare! Pas 20 vitesh largohet Filip Çakuli, ja kush pritet të marrë drejtimin e emisionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!