• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

DETAJE / Zbulohet skema: Eksportonin çipet drejt Kinës nën hundën e SHBA, arrestohen dy kinezë

06/08/2025
in Botë
DETAJE / Zbulohet skema: Eksportonin çipet drejt Kinës nën hundën e SHBA, arrestohen dy kinezë

Dy nënshtetas kinezë janë arrestuar dhe akuzuar për transport të paligjshëm të çipeve të Inteligjencës Artificiale drejt Kinës, me vlerë miliona dollarë, ka deklaruar Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) të martën.

Sipas DOJ, gjatë tre viteve të fundit, ALX Solutions, një kompani që drejtohej nga Chuan Geng dhe Shiwei Yang, eksportonte çipa nga SHBA drejt Kinës pa licencat e nevojshme.

Në dokumentet e gjykatës, raporton BBC, dërgesat përfshinin njësitë H100 të Nvidia që janë kthyer në një pikë kyçe në kontrollet e eksportit në SHBA për të ndaluar Kinën që të blejë teknologjinë inovatore.

Rasti tregon se vjedhja e çipeve “nuk është i pari”, tha një zëdhënëse e Nvidia. Nvidia u shet produkteve partnerëve të mirënjohur që sigurohen se të gjitha shitjet përputhen me rregullat e kontrollit të eksportit në SHBA, vijoi ajo. “Edhe eksportuesit e vegjël dhe dërgesat u nënshtrohen vlerësimit dhe vëzhgimit dhe çdo produkt i devijuar nuk do të kishte shërbim, ndihmë apo përditësime.”

Sipas dokumenteve ligjore, ALX Solutions kishte tre punonjës: Geng që merrej me financat, Yang si sekretarja e tij kurse drejtuesi ekzekutiv nuk përmendet në letra. Tre personat kishin zbatuar “autoritet të plotë vendimmarrës dhe koordinim të dërgesave” për firmën.

Në një deklaratë të DOJ, thuhet se Geng ishte banor i përhershëm në Kalifoni kurse Yang  një “alien i paligjshëm” që kishte shkelur vizën.

Të dhënat e biznesit tregojnë se kompania ka dërguar mallra disa herë nga SHBA-të drejt firmave të dërgesave në Singapor dhe Malajzi mes tetorit 2022 dhe korrikut 2025, tha DOJ duke theksuar se dy vendet janë pika tranziti që “fshehin dërgesat e paligjshme” drejt Kinës.

ALX nuk ka marrë kurrë pagesa prej tyre por nga disa kompani të tjera në Hong Kong dhe Kinë. Një  kompani në Kinë i ka paguar 1 milionë dollarë në janar të 2024-ës.

Dhjetorin e shkuar, ALX dërgoi çipe të ndaluara për eksport përfshirë Nvidia H100 dhe GeForce RTX 4090 GPU që janë kontrolluar nga doganat amerikane.

“As ALX Solutions dhe as Geng apo Yang nuk aplikuan apo morën një licencë nga Departamenti Tregtar”,  thonë dokumentet.

Në vitin 2023, në një faturë me vlerë mbi 28,4 milionë dollarë, ALX i deklaronte Super Micro Computer, një furnizues i çipeve të Nvidia, se pajisjet ishin porositur për një klient në Singapor. Por një doganier amerikan në Singapor nuk mund të verifikonte që çipet kishin mbërritur dhe kompania e përmendur nuk ekzistonte në adresën e dhënë.

“Duket se ALX Solutions i dërgonte produktet e Nvidia drejt përdoruesve të ndryshëm.”

Në një deklaratë për Reuters, Super Micro u shpreh e gatshme për të bashkëpunuar me autoritetet.

Yang u arrestua të shtunën, kurse Geng u vetëdorëzua pas saj. Dyshja u paraqit të hënën para gjykatës federale në Los Anxheles. Nëse shpallen fajtorë, mund të përballen me 20 vite burg.

ALX Solutions nuk duket se ka një faqe interneti, thonë dokumentet. Një faqe interneti për ALX-Cloud thotë se është suplement i kompanisë.

Më të lexuarat

  • Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, Berisha dhe e gjithë kasta përballë një realiteti të ri: Shqiptarët nuk heshtin më!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Negociatat SHBA-Iran, Rubio: Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk e duroj më!”, zbardhet sherri Meta-Kryemadhi në sallën e gjyqit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Mbrojtjes me 7 paga shteti/ Nufi bën miliona nga bordet, 30 mijë euro vetëm nga “Durrës Marina” dhe “Kayo”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të shtojë pasuritë e paluajtshme, blen pronë 200 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Non grata” dhe bllokime pronash/ Çfarë përmban dekreti i plotë i Trump për të korruptuarit e Tiranës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!