• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Hakmarrja” e Trump shkon deri te Obama, hapet një hetim për zgjedhjet e 2016-ës

06/08/2025
in Botë
“Hakmarrja” e Trump shkon deri te Obama, hapet një hetim për zgjedhjet e 2016-ës

Ministrja e Drejtësisë, Pam Bondi, ka urdhëruar një prokuror federal të shqyrtojë mundësinë e ngritjes së akuzave penale lidhur me “komplotin ‘Russiagate’ kundër Trump”.

Nuk është ende e qartë se cilat mund të jenë akuzat dhe kush do të përballet me to, por kjo lëvizje e Bond-it vjen pas deklaratave të drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard. Ajo publikoi muajin e kaluar dokumente me qëllim të vënies në dyshim të legjitimitetit të hetimit që dikur përcaktoi se Rusia kishte ndërhyrë në favor të Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Gabbard ka akuzuar ish-presidentin Obama për tradhti të lartë dhe ka drejtuar akuza edhe ndaj ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan, dhe ish-shefit të FBI-së, James Comey. Prokurori, emri i të cilit nuk është bërë ende publik, pritet t’i paraqesë çdo provë një jurie, e cila do të vlerësojë nëse ka bazë për ngritjen e akuzave.

Pas kësaj Trump komentoi në rrjete sociale. “E vërteta fiton gjithmonë. Ky është një lajm i madh”, tha ai.

Hetimi fillestar mbi ndërhyrjet ruse iu besua prokurorit të posaçëm, Robert Mueller, dhe çoi në dënimin e disa aleatëve të Trump, por nuk arriti të provonte një komplot kriminal mes Moskës dhe fushatës së tij elektorale.

Presidenti ka shprehur vazhdimisht zemërim për këtë që ai e ka cilësuar si një “gjueti shtrigash”, dhe së fundmi publikoi një video të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet Obama i prangosur. Veprimi i Bond-it ka rritur shqetësimet se Departamenti i Drejtësisë mund të përdoret për hakmarrje politike.

Raportet e shërbimeve të inteligjencës dhe komisionet e Kongresit kanë studiuar përpjekjet e Rusisë për të ndikuar zgjedhjet e vitit 2016 në favor të Trump, përmes rrjedhjeve të email-eve të Partisë Demokrate dhe fushatave dezinformuese në rrjete sociale me qëllim përçarjen e opinionit publik amerikan.

Por javët e fundit, Gabbard ka deklaruar se administrata Obama kishte për qëllim të lidhte padrejtësisht Trump me Rusinë. Duke publikuar një sërë emailesh, drejtoresha e inteligjencës ka treguar se administrata Obama kishte dijeni se rusët nuk kishin hakuar pajisjet elektronike të votimit për të manipuluar rezultatet në favor të Trump. Një zëdhënës i Obamës ka kundërshtuar, duke thënë se ish-presidenti nuk ka pohuar kurrë që votat ishin manipuluar, por se ndërhyrjet kishin ndodhur në forma të tjera. Ai e ka cilësuar këtë hetim si një “shpërqendrim”, ndërkohë që debati publik vazhdon të përqendrohet tek rasti Epstein.

Javën e kaluar, republikani Chuck Grassley, kryetar i Komisionit të Drejtësisë në Senat, publikoi disa email-e që, sipas drejtorit të FBI-së, Kash Patel, vërtetojnë se “fushata e Clinton komplotonte për të rrëzuar presidentin Trump dhe për të fabrikuar mashtrimin e bashkëpunimit me Rusinë”. Këto email-e ishin pjesë e një dokumenti të klasifikuar që gjendej në raportin e John Durham, prokuror i posaçëm i emëruar gjatë mandatit të parë të Trump.

Durham identifikoi gabime të mëdha në hetimet e FBI-së, por nuk gjeti prova për të mohuar ekzistencën e ndërhyrjeve ruse në zgjedhje. Hetimi i tij prodhoi tre raste gjyqësore: dy u rrëzuan nga juria, ndërsa në të tretin, një avokat i FBI-së pranoi fajësinë për dëshmi të rreme.

Republikanët janë përqendruar tek një email i veçantë, sipas të cilit Hillary Clinton kishte miratuar një plan për ta lidhur Trump me Rusinë. Por autori i supozuar i email-it (një zyrtar i lartë pranë një organizate filantropike të themeluar nga miliarderi George Soros) dhe marrësja e tij i kanë thënë Durham-it se nuk e kanë parë kurrë atë mesazh. Edhe vetë raporti i Durham-it vëren se hetimi nuk ka mundur të konfirmojë vërtetësinë e dokumentit dhe se ai mund të ishte “një përzierje e disa email-eve të ndryshme” të marra nga hakerë rusë, gjë që lë të kuptohet se mund të jetë manipuluar nga shërbimet ruse për qëllime dezinformimi.

Më të lexuarat

  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama bën “shah-mat” me ministrat! Lamallari, Nufi e Malaj në sitë, kryeministri përgatit furtunën nga Dhërmiu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BOMBA e verës në Fiks Fare! Pas 20 vitesh largohet Filip Çakuli, ja kush pritet të marrë drejtimin e emisionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!