• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Gjeneralët frenojnë planin për pushtimin e Gazës, djali i Netanyahut shkakton skandal: Grusht shteti

06/08/2025
in Botë
Gjeneralët frenojnë planin për pushtimin e Gazës, djali i Netanyahut shkakton skandal: Grusht shteti

Përçarja brenda qeverisë izraelite lidhur me një pushtim të plotë të Gazës është reale, por siç shkruan Corriere della Sera nuk përbën ende një pengesë për planet e kryeministrit Netanyahu.

Nga Amerika, ku ndodhet dhe shmang shërbimin ushtarak, Yair Netanyahu, djali i kryeministrit Benjamin Netanyahu, ka shkaktuar një skandal në rrjetet sociale. Në platformën X, ai ka folur për rrezikun e një “grushti shteti ushtarak”.

Gjithçka nisi pas një postimi të një gazetari të “Yediot Ahronot”.

“Nëse kryeministri dëshiron të pushtojë Gazën, një vendim kaq dramatik dhe i kundërshtuar publikisht nga ushtria, duhet t’i drejtohet popullit, të sqarojë kostot e pritura në jetë pengjesh dhe ushtarësh dhe të deklarojë se merr përgjegjësinë e plotë”, shkruhej në gazetë

Yair Netanyahu u përgjigj menjëherë nga tastiera.

“Nëse personi që ju diktoi atë postim është ai që të gjithë mendojmë, atëherë kemi të bëjmë me një rebelim dhe një përpjekje për grusht shteti ushtarak, më tipike për një republikë bananesh dhe kjo është tërësisht kriminale”, tha djali i kryeministrit izraelit.

Benjamin dhe Yair Netanyahu

Fjalë të forta, që lënë të kuptohet se brenda kabinetit të sigurisë që drejtohet nga babai i tij, tensionet janë të mëdha. Personi që përflitet si burimi i informacionit është shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes izraelite, Eyal Zamir. Ai është i njohur për kundërshtimin e tij ndaj planit të Netanyahu-t.

Ose, siç shkruan më tej Yair Netanyahu, ai që e ka emëruar atë në atë detyrë, ministri i Mbrojtjes, Israel Katz. Sipas gjeneralëve, pushtimi i plotë i Gazës do të ishte tepër i kushtueshëm si për jetët e ushtarëve, ashtu edhe në aspektin ekonomik. Një përpjekje që, krahasuar me përfitimet strategjike, nuk ka vlerë. Këtë mendim e kanë shprehur publikisht edhe mbi 600 ish-ekspertë të sigurisë në pension.

Letra e tyre, e publikuar të hënën, përfaqësonte një lloj “ngritjeje zëri” të shoqërisë civile, pasi firmëtarët nuk janë në detyrë. Për këtë arsye, rreziku i një “grushti shteti” ka dominuar edicionet informative izraelite gjatë gjithë ditës së djeshme.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz

“Udhëheqësit ushtarakë do të zbatojnë në mënyrë profesionale vendimet e liderëve politikë, ashtu siç ka ndodhur deri tani në të gjitha frontet e luftës”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Katz, i cili u akuzua nga djali i Netanyahu-t për manipulimin e shefit të shtabit.

“Detyra ime është të sigurohem që kjo të ndodhë”, shtoi ai.

Mbrëmë ishte planifikuar votimi i qeverisë për pushtimin e Gazës, por, si dëshmi e tensioneve të mëdha, votimi u shty. Në vend të tij u mbajt një takim i ngushtë mes kryeministrit, ministrit të Mbrojtjes, ministrit për Çështjet Strategjike (në aspektin politik) dhe shefit të shtabit e gjeneralit përgjegjës për operacionet (në aspektin ushtarak).

Në përfundim të mbledhjes, zyra e kryeministrit bëri të ditur se “Netanyahu është i vendosur të vazhdojë me pushtimin e Gazës”.

Njoftimi për fazën e re të luftës në Gaza ka shkaktuar reagime ndërkombëtare. Afrika e Jugut, e cila ka ngritur tashmë padi për gjenocid kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, bëri thirrje që edhe vende të tjera ta njohin shtetin e Palestinës.

Edhe Egjipti, nëpërmjet presidentit Abdel Fattah al-Sisi, e cilësoi situatën si “një gjenocid në zhvillim” dhe kundërshtoi akuzat e Hamasit, që e fajësoi për bashkëpunim në urinë e palestinezëve.

“Ana egjiptiane e pikës kufitare është e hapur. Ajo që kontrollohet nga Izraeli është e mbyllur. Nga ana jonë, pesë mijë kamionë ndihmash po presin të hyjnë. Nuk është e vërtetë që kemi braktisur palestinezët. Kush e thotë këtë, thjesht po përpiqet të shmangë fajin nga përgjegjësit e vërtetë për atë që po ndodh në Gaza”, u shpreh al-Sisi.

Ndërkohë në Liban, nuk u arrit një marrëveshje për çarmatosjen e Hezbollah-ut, milicia shiite e lidhur me Iranin, që ka luftuar kundër Izraelit. Sekretari i përgjithshëm i Hezbollah-ut, Naim Qassem, refuzoi të dorëzojë armët.

“Problemi është agresioni izraelit”, tha ai në një fjalim të regjistruar, për shkak të frikës se mund të goditej nga një dron izraelit.

“Nuk do të pranojmë asnjë imponim, sidomos nën zjarrin dhe agresionin e Izraelit. Libani duhet të përgatisë plane mbrojtëse, jo të zhveshë Hezbollah-un nga aftësitë e tij”, tha ai.

Më të lexuarat

  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama bën “shah-mat” me ministrat! Lamallari, Nufi e Malaj në sitë, kryeministri përgatit furtunën nga Dhërmiu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BOMBA e verës në Fiks Fare! Pas 20 vitesh largohet Filip Çakuli, ja kush pritet të marrë drejtimin e emisionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!