• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Trump kërcënon BE-në: Tarifat 35% nëse nuk përmbushni premtimet për investime

05/08/2025
in Botë
Trump kërcënon BE-në: Tarifat 35% nëse nuk përmbushni premtimet për investime

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar këtë të martë, më 5 gusht, se nëse Bashkimi Europian nuk i përmbush premtimet për investime sipas marrëveshjes BE-SHBA, blloku do të përballet me tarifa deri në 35%.

Ai u shpreh:“Ata i ulën tarifat e tyre. Ata paguan 600 miliardë dollarë dhe për këtë arsye unë ua zbrita tarifat nga tridhjetë përqind në pesëmbëdhjetë përqind, dhe disa vende erdhën e më thanë: ‘Pse BE po paguan më pak se ne?’ dhe unë thashë, sepse ata më dhanë 600 miliardë dollarë. Dhe kjo është një dhuratë, nuk është si, ta themi, një hua… ata na dhanë 600 miliardë dollarë që mund t’i investojmë ku të duam.”

Ai shtoi: “Detajet janë: 600 miliardë dollarë për t’i investuar ku të dua, në çfarëdo. Mund të bëj çfarë të dua me to. Dhe qëllimi ishte se, ata na kanë shfrytëzuar për shumë vite me radhë, dhe tani është koha që të paguajnë, dhe duhet të paguajnë.”

Më pas, Trump kritikoi kryeministren e Zvicrës, duke thënë se ajo “nuk donte të dëgjonte” argumentet e tij.

The Guardian shkruan se gjatë fjalës së tij, Trump më pas kaloi te industria farmaceutike, duke thënë: “Ata fitojnë një pasuri me farmaceutikën, dhe i prodhojnë në Kinë, Irlandë dhe kudo tjetër,” dhe shtoi se do të shpallë tarifa të veçanta dhe për to “brenda një jave apo më shumë.”

“Kjo është, si të themi, një kategori më vete nga tarifat 15% për gjithçka tjetër. Këto janë kategori të përjashtuara, siç më pëlqen t’i quaj, si çeliku dhe alumini.”

Ai shtoi:

“Fillimisht do të vendosim një tarifë të vogël për farmaceutikën, por për një vit, maksimumi një vit e gjysmë, ajo do të shkojë në 150%, dhe më pas do të shkojë në 250%, sepse duam që farmaceutika të prodhohet në vendin tonë.

Më të lexuarat

  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama bën “shah-mat” me ministrat! Lamallari, Nufi e Malaj në sitë, kryeministri përgatit furtunën nga Dhërmiu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BOMBA e verës në Fiks Fare! Pas 20 vitesh largohet Filip Çakuli, ja kush pritet të marrë drejtimin e emisionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!