• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Bëra diçka monstruoze”, 62-vjeçarja pranon vrasjen e të birit, së bashku me nusen e kishin planifikuar krimin: Nuk kishte alternativa të tjera

01/08/2025
in Botë
“Bëra diçka monstruoze”, 62-vjeçarja pranon vrasjen e të birit, së bashku me nusen e kishin planifikuar krimin: Nuk kishte alternativa të tjera

“Bëra diçka monstruoze, por ishte e nevojshme. Nuk kishte alternativa të tjera. Mailyn është vajza që nuk e kam pasur kurrë.”

Kështu ka deklaruar para grupit hetimor 62-vjeçarja Lorena Venier e cila akuzohet se vrau me sëpatë dhe copëtoi trupin e djalit të saj 34-vjeçar, Alessandro Venier.

Bashkëpunëtore në krim është nusja e saj, Mailyn Castro Monsalvo, 30 vjeç, një shtetase kolumbiane, raporton Ansa.

Gruaja foli para gjyqtarit për rreth tre orë, duke shpjeguar në detaje se çfarë ndodhi.

Fillimisht u tha se krimi i rëndë ndodhi pasi Alessandro i kishte premtuar që do t’i bënte darkën dhe kishte harruar, por kjo pistë ka rënë pasi plani për vrasjen e tij ishte mirëmenduar nga dy gratë.

Grindja në darkë, një javë më parë, ishte vetëm një pretekst për të zbatuar planin që ato të dyja kishin kurdisur prej kohësh. Një plan kriminal aq brutal sa i shtyu ato, pas krimit, të copëtonin trupin e tij dhe ta fshihnin atë, duke shpresuar se do të ishin në gjendje ta zhduknin në të ardhmen.

Dy gratë kishin siguruar gjithashtu gëlqere të pashuar për të parandaluar që era e keqe e trupit të përhapej dhe të alarmonte fqinjët.

“Pakti” mes tyre zgjati për vetëm pesë ditë, pasi ditën e djeshme ishte 30-vjeçarja ajo e cila nuk mundi të duronte më dhe në momentin kur kaloi pranë koshit ku ishte hedhur telefoni dhe trupi i partnerit të saj telefonoi 112 dhe kërkoi policinë duke u dorëzuar.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor mësohet se Lorena Venier ka pohuar se mbesa e saj 6 muajshe nuk mund të rritej në atë klimë, duke nënkuptuar kështu sherret e përditshme mes dy autorëve dhe viktimës.

Mësohet se ngjarja ndodhi më 25 korrik, pas muajsh të gjata mosmarrëveshjes dhe dhunë.

Pasi e preu trupin në tre pjesë me sëpatë, së bashku me nusen e zhvendosën në garazh natën. Për të shmangur dyshimet, nëna e viktimës shkonte rregullisht në punë deri të mërkurën në mbrëmje.

Ajo punonte në qendrën shëndetësore të qytetit Udine, në veri të Italisë dhe asnjë nga kolegët e saj nuk kishte dyshime.  Ndërkohë 30-vjeçarja vijonte të dilte shëtitje me vajzën e vogël sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Dyshohet se shkak mund të jetë bërë dhe jeta e çrregullt e Alessandros. Madje thuhet se kjo do të ishte edhe “arsyeja” që ato do të përdornin më vonë për të justifikuar “zhdukjen” e tij dhe për të mbuluar vrasjen.

Sipas mediave italiane mësohet se dy gratë do të hapnin thashetheme sikur ai ishte larguar për në një vend tjetër, në Kolumbi ose Australi.

Më të lexuarat

  • Vëllai dhe burri trafikantë droge / Habit deputetja e PD: I detyroi Edi Rama

    Vëllai dhe burri trafikantë droge / Habit deputetja e PD: I detyroi Edi Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, Berisha dhe e gjithë kasta përballë një realiteti të ri: Shqiptarët nuk heshtin më!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Negociatat SHBA-Iran, Rubio: Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk e duroj më!”, zbardhet sherri Meta-Kryemadhi në sallën e gjyqit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të shtojë pasuritë e paluajtshme, blen pronë 200 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Non grata” dhe bllokime pronash/ Çfarë përmban dekreti i plotë i Trump për të korruptuarit e Tiranës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!