AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Dështimi politik dhe katastrofa ekonomike e kampeve të emigrantëve në Shqipëri

by SHT Media
01/08/2025
in Botë
6
0
Dështimi politik dhe katastrofa ekonomike e kampeve të emigrantëve në Shqipëri
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një dështim politik, një katastrofë ekonomike, një shkelje e vazhdueshme e të drejtave të njeriut dhe një kaos i parashikueshëm gjyqësor, me kosto shtesë për shtetin që ende nuk mund të llogariten. Kjo është panorama aktuale e projektit të njohur si “Operacioni Shqipëria”, që tashmë është vlerësuar negativisht nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian.

Këtë nuk e thonë vetëm organizatat dhe avokatët, por edhe të dhënat dhe faktet, që pasqyrojnë qartë dy fazat e këtij projekti, të dyja me rezultate të dobëta.

Tre tentativa për transferimin e emigrantëve, me vetëm 73 persona që qëndruan për pak ditë në një qendër në Shqipëri, ku fillimisht parashikohej të mbaheshin deri në 3 mijë persona në muaj. Kostot ishin tejet të larta, sipas përllogaritjeve të ActionAid dhe Universitetit të Barit, vetëm për vitin 2024 u llogaritën rreth 114 mijë euro në ditë. Për vitin 2025, këto shifra mund të jenë edhe më të larta, duke qenë se është nisur edhe një fazë e dytë e operacionit, me transformimin e dy qendrave në Shqipëri për pritjen e emigrantëve, me dekret qeveritar.

Edhe kjo fazë dha rezultate të kufizuara nga 140 persona të transferuar, vetëm 27 ndodhen ende në qendër. Nga 113 që janë larguar, më pak se 30 janë deportuar, ndërsa pjesa tjetër janë rikthyer në Itali.

Retorika e “politikës së parandalimit”, e përdorur nga qeveria për të justifikuar këtë operacion, është rrëzuar nga faktet: numri i mbërritjeve në Itali ka shënuar rritje nga 33 mijë e 780 vitin e kaluar, në 36 mijë e 600 këtë vit.

Dështimi politik, i konfirmuar nga vendimi i Gjykatës Evropiane që mbështet kritikat e ngritura nga shoqëria civile, juristë dhe gjykatës, ka sjellë pasoja edhe më të mëdha në planin ekonomik dhe në sistemin gjyqësor. Gjykatat mund të përballen së shpejti me një valë padish dhe kërkesash për dëmshpërblim.

Përveç kostove të ndërtimit dhe përdorimit të anijeve ushtarake për seleksionimin dhe transportin e emigrantëve nga deti në Shëngjin dhe më pas në Itali, tani shtohen edhe shpenzimet për mbajtjen në qendrat në Shqipëri të personave që nuk duhet të ishin ndaluar fare. Gjykatat e para kanë konstatuar qartë se këto ndalime janë bërë në kundërshtim me ligjin.

Qeveria italiane vijoi operacionin, pavarësisht vendimeve gjyqësore dhe kritikave të shumta. Rezultatet? Minimaliste. 73 persona u rikthyen në Itali pas disa ditësh. Edhe transferimi më i madh, me 49 persona në anijen patrulluese Cassiopea, u realizua pas ndërhyrjes së institucioneve evropiane.

Ndërkohë, u ndryshua edhe procedura ligjore, duke ia kaluar vendimmarrjen për ndalimin e emigrantëve Gjykatave të Apelit, të cilat janë tashmë të mbingarkuara. Edhe pas këtij ndryshimi, rezultati mbeti i njëjtë: të gjithë kërkuesit e azilit u kthyen në Itali. Gjykatësit evropianë argumentojnë se, të paktën deri në qershor 2026, kur pritet të hyjë në fuqi një nga tre rregulloret e reja të Paktit për Azil dhe Migracion qendrat në Shqipëri nuk mund të përdoren për asnjë kategori të emigrantëve, përfshirë ata të ndaluar në det apo të ardhur nga qendrat ekzistuese në Itali. Faza e dytë, që nisi me dekretin e qeverisë Meloni për të kthyer qendrën në Gjadër në një CPR dhe për të autorizuar transferimin e personave tashmë të ndaluar, është përshkruar nga organizatat e të drejtave të njeriut si përpjekje e dëshpëruar për të justifikuar një investim shumë të kushtueshëm 680 milionë euro për pesë vjet.

Sipas një raporti të hollësishëm të Tavolinës për Azil dhe Migracion, kjo fazë është shoqëruar me shkelje të ligjit dhe të drejtave themelore të individëve. Edhe këtu, shifrat flasin vetë: 140 persona kanë kaluar nëpër qendër, 113 prej tyre janë larguar. Nga këta, vetëm 37 janë dëbuar ndërsa të tjerët kanë përfituar mbrojtje ndërkombëtare, kanë pasur arsye shëndetësore ose nuk janë konsideruar më të ndalueshëm.

Vendimi i Gjykatës Evropiane e bën të qartë: asnjë procedurë e përshpejtuar kufitare nuk mund të aplikohet për ata që vijnë nga vende që nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për qytetarët e tyre, pra shumica e vendeve në listën e përpiluar nga qeveria.

Pa këtë procedurë, ligji aktual nuk parashikon ndalimin e kërkuesve të azilit as në Itali, as në Shqipëri, gjatë shqyrtimit të kërkesës së tyre. Po ashtu, përkufizimi i ri i “vendit të sigurt”, siç thekson vendimi i gjykatës, do të vlejë për të gjitha vendimet e ardhshme të gjykatave kombëtare.

Rezultati? Të gjitha procedurat nga shqyrtimi i kërkesave, tek refuzimet, dhe deri tek paditë do të duhet të rishikohen në përputhje me udhëzimet e reja. Kjo përfshin edhe kërkesat për dëmshpërblim nga personat që janë ndaluar në mënyrë të padrejtë.

Ata që kanë kërkuar ndihmë dhe mbrojtje, kanë gjetur mure dhe tel me gjemba dhe tashmë shteti duhet të përballet jo vetëm me pasojat morale, por edhe me ato ligjore dhe financiare./La Reppublika

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

20/10/2026

Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

20/10/2026

Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

20/10/2026

Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

20/10/2026

Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

20/10/2026

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

20/10/2026

Protestuesit shpërndahen rrugëve, u vënë flakën koshave të mbeturinave, shkulën dhe pllakat e “Sheshit Skënderbej”! Policia i ndjek nga pas

20/10/2026

Lavrov: Zelensky ka sabotuar negociatat. Marrëveshja e paqes do sillte fundin e tij

20/10/2026

“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!

20/10/2026

Ministri Nufi takohet me Komandantin e ri të KFOR, Roberto Vergori: Shqipëria kontributin aktiv në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovë e më gjerë

20/10/2026

Studentët me maska sulmojnë me molotovë institucionet, reagon Policia! Një prej tyre kërcënon se do djegin bizneset nëse nuk dalin në shesh

20/10/2026

NATO do të dërgojë aeroplanë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

20/10/2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë!

20/10/2026

Refuzimi i dialogut nga studentët protestues? Kronikë e paralajmëruar

20/10/2026

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?
  • Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.