• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Bota po nxehet, bashkë me të edhe truri ynë: Çfarë po na shkaktojnë ndryshimet klimatike

01/08/2025
in Botë
Bota po nxehet, bashkë me të edhe truri ynë: Çfarë po na shkaktojnë ndryshimet klimatike

Ndërsa valët e të nxehtit bëhen gjithnjë e më të forta për shkak të ndryshimeve klimatike, shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë sesi nxehtësia ekstreme ndryshon mënyrën e funksionimit të trurit, raporton BBC.

Jake, kur ishte pesëmuajsh, pësoi një krizë që u pasua nga të tjera, të shtuara gjatë motit të nxehtë dhe familja e tij përdori çdo lloj metode për ta ftohur. Një analizë gjenetike kur ai ishte 18-muajsh, e diagnostikoi me sindromën Dravet, një patologji neurologjike që përfshin një formë epilepsie dhe prek një në 15 mijë fëmijë. Krizat shoqërohen shpesh nga paaftësi intelektuale, autizëm, ADHD, vështirësi me të folurit, të lëvizurit, të ngrënët dhe gjumin. Nxehtësia dhe ndryshimet e papritura të temperaturës shkaktojnë kriza.

Sindroma Dravet është vetëm një nga sëmundjet neurologjike që shfaqen si rezultat i temperaturave të larta. Neurologu Sanjay Sisodiya nga University College London, zbuloi një mori sëmundjesh që përkeqësohen nga nxehtësia dhe lagështira si epilepsia, tromboza, encefaliti, skleroza e shumëfishtë,  migrena etj. Ai zbuloi edhe se efektet e ndryshimeve klimatike në trurin tonë po bëhen të dukshme.

Nxehtësia mund të na bëjë më të dhunshëm, zevzekë dhe në depresion. Pra, çfarë do të ndodhë me trurin tonë ndërsa temperaturat rriten?

Truri ynë është mesatarisht 1 gradë Celsius më i nxehtë sesa trupi dhe prodhon nxehtësi, ndaj organizimit i duhet të punojë fort për ta ftohur. Qelizat e trurit janë shumë të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe disa molekula që përçojnë mesazhe, ndikohen nga temperatura ndaj mund të mos funksionojnë si duhet në rast çrregullimi.

Valët e të nxehtit që shtohen sidomos gjatë natës,ndikojnë në cilësinë e gjumit dhe humorin tonë duke përkeqësuar simptomat e disa sëmundjeve. Te epileptikët, mund të shtojë krizat ndërsa rriten shtrimet në spital dhe vdekshmëria e pacientëve me demencë.

Temperaturat e larta rrisin trombozat dhe vdekshmërinë. “Duke qenë se ka shtatë milionë vdekje nga trombozat në vit në të gjithë botën, nxehtësia mund të ndikojë në 10 mijë prej tyre”, thotë Bethan Davies nga University Hospitals Sussex.

Trombozat nga i nxehti janë të përhapura në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta që preken më shumë nga ndryshimet klimatike. Të dhëna të reja tregojnë se të moshuarit dhe ata që kanë pozitë social-ekonomike më të ulët janë në rrezik të shtuar ndaj vdekjes nga nxehtësia.

Një planet më i nxehtë po ndikon në zhvillimin neurologjik të fëmijëve. “Ka një lidhje mes nxehtësisë ekstreme dhe shtatzënive problematike si lindjet prematurë”, shprehet Jane Hirst nga Imperial College London. Rishikimet e kërkimeve shkencore tregojnë se valët e të nxehtit lidhen me një rritje prej 26% të lindjeve të parakohshme që mund të sjellin vonesa neuro-zhvillimore dhe konjtiive.

Sigurisht ka edhe pikëpyetje se kush preket më shumë sepse çdo vit 130 milionë gra sjellin në jetë fëmijë dhe shumë prej lindjeve ndodhin në vendet e nxehta, që nuk  duket se preken nga kjo.

Nxehtësia ekstreme nga ndryshimet klimatike mund ta bëjë trurin më të prekshëm nga dëmtimet që mund të çojnë në sëmundje neurodegjenerative. Nxehtësia prek edhe barrierën e trurit duke e bërë më të depërtueshme dhe rrit rrezikun e toksinave, baktereve dhe viruseve që mund të arrijnë në indin e trurit.

Përahapja e mushkonjave që transmetojnë sëmundje si Zika, chikungunya dhe dengue mund të prekin fetuset dhe të shkaktojnë mikrocefali. “Temperaturat e larta dhe dimrat e butë nënkuptojnë që sezoni i çiftimit të mushkonjave nis më herët dhe mbaron më vonë”, shprehet entomologu Tobias Suter nga Swiss Tropical and Public Health Institute.

Valët e të nxehtit mund të ndikojnë te shkurtimet elektrike në qelizat nervore, vetëvrasje, ankth klimatik  dhe në qëndrueshmërinë e mjekimeve të nevojshme për sëmundjet neurologjike. Njerëzit e përjetojnë nxehtësinë në mënyra të ndryshme, disa janë të lumtur prej saj dhe disa nuk e përballojnë. Kjo mund të lidhet me faktorë gjenetikë që ndikojnë në strukturën e proteinave.

Identifikimi se kush rrezikohet dhe pse, është thelbësor për ndërtimin e strategjive për mbrojtjen e më të prekurve. Kjo mund të jetë përfshirja e sistemeve të paralajmërimit të hershëm ose kompensim për punonjësit që humbasin ditën e punës për shkak të nxehtësisë.

Ndryshimet klimatike po ndodhin dhe po përforcohen. Epoka e ‘trurit të nxehtë’ është vetëm fillimi.

Më të lexuarat

  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama bën “shah-mat” me ministrat! Lamallari, Nufi e Malaj në sitë, kryeministri përgatit furtunën nga Dhërmiu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BOMBA e verës në Fiks Fare! Pas 20 vitesh largohet Filip Çakuli, ja kush pritet të marrë drejtimin e emisionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!