• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Lajm i mirë për udhëtarët në aeroportet italiane, rikthehet lejimi i lëngjeve pa kufizim në bagazhin e dorës

24/07/2025
in Botë
Lajm i mirë për udhëtarët në aeroportet italiane, rikthehet lejimi i lëngjeve pa kufizim në bagazhin e dorës

Në aeroportet më të mëdha të Italisë, udhëtarët do të mund të mbajnë sërish në bagazhin e dorës, pa pasur nevojë t’i nxjerrin jashtë, shishe uji, parfume, verë madje edhe vaj ulliri me përmasa të mëdha. Kjo bëhet e mundur falë rikthimit në funksion të plotë të skanerëve të teknologjisë së fundit, të cilët kishin qenë të pezulluar përkohësisht që nga viti i kaluar për arsye sigurie.

Sipas burimeve të Corriere della Sera, rifunksionalizimi i këtyre pajisjeve pritet të nisë nga fundi i korrikut ose fillimi i gushtit, duke i dhënë fund kufizimit prej 100 ml për lëngjet në bagazhet e dorës. Pajisjet e reja, që përdorin algoritme të përditësuara dhe ofrojnë pamje 3D me rezolucion të lartë të përmbajtjes së bagazhit, janë të afta të identifikojnë menjëherë substanca të dyshimta, përfshirë edhe eksplozivët, pa pasur nevojë për heqjen e pajisjeve elektronike si laptopë apo tableta.

Këta skanerë janë instaluar tashmë në aeroportet e Milanos, Romës, Bergamos, Katanias, Bolonjës dhe Torinos, ku përfitojnë rreth 70 milionë pasagjerë në vit. Vendimi për rifillimin e përdorimit të plotë të tyre pritet të miratohet zyrtarisht nga Konferenca Evropiane e Aviacionit Civil (ECAC) pas përfundimit të testimeve teknike, ndoshta që më 25 korrik.

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe masave shtesë të vitit 2006, udhëtarëve iu ndalua të merrnin më shumë se 100 ml lëngje në bagazhin e dorës. Instalimi i teknologjisë së re gjatë pandemisë solli shpresë për lehtësim të këtyre kufizimeve, por në maj 2023 Komisioni Evropian i riktheu ato, pasi mori raportime për mangësi në pajisjet Hi-Scan 6040 CTiX, prodhuar nga kompania britanike Smiths Detection. Me përditësimin e fundit të algoritmit, këto pajisje pritet të rifitojnë miratimin e plotë të BE-së.

Megjithatë, lehtësimi i kontrolleve dhe heqja e kufizimeve për lëngjet do të jetë e vlefshme vetëm për aeroportet që kanë të instaluar sistemin e quajtur smart security. Në të gjitha aeroportet e tjera, rregullat aktuale mbeten të pandryshuara.

Zhvillimi pritet të përmirësojë ndjeshëm përvojën e udhëtarëve dhe të ulë vonesat në pikat e kontrollit të sigurisë një lehtësim i shumëpritur pas investimeve të mëdha në pajisje që kushtojnë deri në tetë herë më shumë sesa skanerët tradicionalë.

Më të lexuarat

  • Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shteti në gjunjë para “SORI-AL”, Andis Salla justifikon kompaninë që helmoi 4 herë studentët e policisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia “Orbán” i kushtoi Hungarisë 20-25 miliardë euro, si po tenton ta çmontojë Magyar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 300 lekë për të ‘shuar’ revoltën/ Manovra e Ramës, indekson pensionet dhe josh me kredi të buta administratën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arsyet që protesta nuk ka nxjerrë lidershipin e saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani në protestën e Tiranës, Meçe: Strukturat e ligjit po bëjnë detyrën! Protestën e drejton Berisha dhe dy aleatët e tij të ngushtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kulla brenda PS! Vëllai i Gramos Sakos dhe ortaku i vëllait të ministrit Ermal Nufi marrin leje për 27 katësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vëllai i Termet Peçit, Vojo, oficeri i antikrimit që rrethoi 10 mijë m² plazh publik me tel me gjëmba në Porto Palermo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si e privatizoi Berisha protestën e flamingove me sfond iranian, lidhjet me Teheranin dhe Al-Qaida-n

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Baçi: Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për 8 ditë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!