• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Tensionet gjeopolitike “përçajnë” edhe bizneset, kompania amerikane “heq dorë” nga Inteligjenca Artificiale e Kinës

23/07/2025
in Botë
Tensionet gjeopolitike “përçajnë” edhe bizneset, kompania amerikane “heq dorë” nga Inteligjenca Artificiale e Kinës

Kompania amerikane “McKinsey” ka ndaluar aktivitetin e saj konsulencës në Kinë lidhur me projektet që përdorin inteligjencën artificiale gjeneruese (generative AI), duke e përjashtuar kështu nga një prej tregjeve më fitimprurëse për konsulentët në këtë vend.

Sipas dy burimeve të brendshme, kompania i ka kërkuar zyrës së saj në Kinën kontinentale që të mos marrë përsipër projekte me teknologji AI gjeneruese gjatë muajve të fundit. Një nga burimet shpjegoi se ky vendim është nxitur nga kontrolli gjithnjë e më i rreptë i administratës amerikane ndaj kompanive të SHBA-ve që operojnë në sektorë të ndjeshëm si AI dhe teknologjitë kuantike në Kinë.

Kjo ndalim përfshin edhe projektet që zhvillohen në zyrat kineze të klientëve shumëkombëtarë, por nuk ndalon “McKinsey-n” të punojë me kompani që përdorin forma më të zakonshme të inteligjencës artificiale në produktet e tyre.

Një burim tjetër tha se kjo politikë mund të kufizojë aftësinë e “McKinsey-t” për të fituar klientë të rinj, duke marrë parasysh rolin thelbësor që inteligjenca artificiale gjeneruese po luan në strategjitë korporative dhe sistemet IT, si për shembull chatbot-et.

“McKinsey” më parë është kritikuar nga ligjvënësit amerikanë për bashkëpunimin me ndërmarrje shtetërore kineze dhe qeveri lokale, ndërkohë që ka kontrata edhe me Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së. Bob Sternfels, partneri menaxhues global i “McKinsey-t”, është pyetur nga Kongresi vitin e kaluar për lidhjet e dyshuara të firmës me qeverinë kineze.

Edhe pse qeveria amerikane nuk ka vendosur ndalim të drejtpërdrejtë për konsulentët që ofrojnë këshilla mbi AI në Kinë, ajo ka synuar të frenojë zhvillimin e industrisë kineze të AI-së duke forcuar kontrollet e eksportit për çipet e avancuara dhe duke kufizuar investimet amerikane në grupet teknologjike kineze.

Qëndrimi i “McKinsey-t” është më i kujdesshëm krahasuar me disa konkurrentë të saj. Një konsulent në një kompani amerikane rival tha se ata shmangin klientët kinezë të listuar në “blacklist” nga Uashingtoni, por vazhdojnë të kryejnë punë në fushën e AI-së për klientë të tjerë duke përdorur ekipe në Kinën kontinentale.

Ky vendim vjen në një kohë kur firmat e huaja të shërbimeve profesionale, përfshirë ato ligjore, konsulence dhe bankat e investimeve, po tërhiqen gradualisht nga Kina për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe ngadalësimit të ekonomisë.

Kompani kineze po i drejtohen gjithnjë e më shumë konkurrentëve lokalë më të lirë, ndërsa shumë kompani shumëkombëtare po tërhiqen ose po reduktojnë ndjeshëm investimet në këtë vend.

McKinsey ka ulur numrin e punonjësve në Kinën kontinentale, Hong Kong dhe Tajvan në rreth 1 mijë nga 1 mijë e 500 në vitin 2023, sipas të dhënave në faqen zyrtare.

Megjithatë, “McKinsey” vazhdon të pozicionohet globalisht si një nga liderët në transformimin e AI-së. Kompania ka prezantuar mjete të brendshme, përfshirë chatbot-e të bazuara në AI, që ndihmojnë konsulentët në automatizimin e detyrave si përgatitja e propozimeve dhe ndërtimi i prezantimeve. Njësia e saj e specializuar në AI, QuantumBlack, zhvillon dhe implementon sisteme bazuar në modelet e mëdha të gjuhës.

Pyetur për këtë ndalim, “McKinsey” u shpreh: “Vitin e kaluar forcuam më tej politikat tona të shërbimit ndaj klientëve në Kinë, ku puna jonë fokusohet sot kryesisht në kompanitë shumëkombëtare dhe ato private kineze.”

Kompania shtoi se “ndjekim politikën më rigoroze të përzgjedhjes së klientëve në profesionin tonë dhe vazhdojmë të zhvillojmë dhe forcojmë qasjen tonë.”

Më të lexuarat

  • Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shteti në gjunjë para “SORI-AL”, Andis Salla justifikon kompaninë që helmoi 4 herë studentët e policisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia “Orbán” i kushtoi Hungarisë 20-25 miliardë euro, si po tenton ta çmontojë Magyar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 300 lekë për të ‘shuar’ revoltën/ Manovra e Ramës, indekson pensionet dhe josh me kredi të buta administratën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arsyet që protesta nuk ka nxjerrë lidershipin e saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani në protestën e Tiranës, Meçe: Strukturat e ligjit po bëjnë detyrën! Protestën e drejton Berisha dhe dy aleatët e tij të ngushtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kulla brenda PS! Vëllai i Gramos Sakos dhe ortaku i vëllait të ministrit Ermal Nufi marrin leje për 27 katësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vëllai i Termet Peçit, Vojo, oficeri i antikrimit që rrethoi 10 mijë m² plazh publik me tel me gjëmba në Porto Palermo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si e privatizoi Berisha protestën e flamingove me sfond iranian, lidhjet me Teheranin dhe Al-Qaida-n

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Baçi: Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për 8 ditë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!