• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Integrimi, Marta Kos: Bisedimet me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë! 

16/07/2025
in Politikë
Integrimi, Marta Kos: Bisedimet me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë! 

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos vlerëson se Shqipëria po bën përparim të shpejtë në negociatat e integrimit. Duke sjellë në vëmendje deklaratën e saj javën e kaluar në Parlamentin Evropian, Kos shprehet se Shqipëria është e angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, duke vënë në dukje arritjet e muajve të fundit në këtë aspekt.

“Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian po përparojnë me një ritëm të paparë më parë, siç u theksua, me disa arritje të rëndësishme të realizuara gjatë muajve të fundit dhe me të tjera që priten së shpejti. Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE-ja po e çon përpara këtë proces duke respektuar qasjen e bazuar në meritë. Ne vazhdojmë të mbajmë një fokus shumë të fortë te reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.”, u shpreh Kos.

Kos shton se BE do të qëndrojë pranë Shqipërisë, ndërsa kërkon edhe më shumë angazhim për të bërë të mundur ambicien që ka shprehur qeveria, për të mbyllur të gjithë kapitujr brenda 2027.

“Nga Shqipëria pritet të konsolidojë më tej progresin shumë të mirë në këtë drejtim. Përparimi i shpejtë në negociatat e anëtarësimit është një sinjal i qartë se ne qëndrojmë pranë Shqipërisë dhe jemi sinqerisht të përkushtuar për të përcaktuar një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në BE. Zgjerimi është një projekt gjithëpërfshirës për shoqërinë dhe do të kërkohet angazhim i plotë nga e gjithë shoqëria shqiptare për të arritur objektivin ambicioz, por realist, të mbylljes së të gjitha kapitujve të negociatave deri në fund të vitit 2027.”, shton ajo.

Kujtojmë që javën e kaluar u miratua me 502 vota pro dhe 120 kundër progres raporti për Shqipërinë, që vlerësonte ecurinë në rrugën evropiane.

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!