• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Mostrat e marra nga sonda “Chang’e-6” sjellin njohuri të thella mbi evolucionin e anës së pasme të Hënës

11/07/2025
in Botë
Mostrat e marra nga sonda “Chang’e-6” sjellin njohuri të thella mbi evolucionin e anës së pasme të Hënës

Një seri zbulimesh kërkimore nga shkencëtarët kinezë mbi mostrat e mbledhura prej misionit “Chang’e-6” nga ana e pasme e Hënës kanë zbuluar aktivitetin vullkanik, fushën e lashtë magnetike, përmbajtjen e ujit dhe karakteristikat gjeokimike të mantelit hënor, duke hedhur dritën e parë mbi historinë evolucionare të anës së errët të satelitit të vetëm natyror të Tokës.

Në numrin e fundit të revistës shkencore “Nature” u botuan katër studime prej ekipeve kërkimore nga Instituti i Gjeologjisë dhe Gjeofizikës (IGG) dhe Observatorët Astronomikë Kombëtarë, që të dy pranë Akademisë Kineze të Shkencave (CAS), Universiteti i Nankinit dhe institucione të tjera.

Meqenëse cikli i rrotullimit të Hënës rreth Tokës është i njëjtë me ciklin e rrotullimit të saj rreth vetes, e njëjta anë e Hënës është gjithmonë përballë Tokës. Ana tjetër, pjesa më e madhe e së cilës nuk mund të shihet nga Toka, quhet ana e pasme, ose e errët, e Hënës. Ky term nuk ka të bëjë me errësirën e dukshme, por me misterin që mbulon terrenin pothuajse të paeksploruar të Hënës.

Ana e përparme dhe ana e pasme e Hënës kanë dallime të dukshme në morfologji, përbërje, trashësinë e kores dhe aktivitetet magmatike. Megjithatë, mekanizmat që qëndrojnë pas këtyre dallimeve mbeten të panjohura, duke përbërë një çështje kyçe në shkencën hënore. Më parë, kuptimi shkencor i anës së pasme mbështetej kryesisht te studimet telemerike, thonë shkencëtarët.
Në vitin 2024, “Chang’e-6” krijoi histori, me sjelljen e 1 935.3 gramëve mostra hënore në Tokë. Këto mostra u mblodhën nga pellgu i Polit të Jugut-Aitken (SPA), pellgu më i madh, më i thellë dhe më i vjetër në Hënë, i cili ofroi një mundësi të rrallë për të sqaruar dallimet përbërëse midis anëve të përparme dhe të pasme dhe për të zbuluar misterin e vjetër të asimetrisë së tyre.

“Pellgu SPA është një nga tre njësitë kryesore tektonike të Hënës, me diametër afërsisht 2 500 kilometra. Energjia nga goditja që formoi këtë krater vlerësohet të jetë 1 trilion herë më e madhe se ajo e një shpërthimi të bombës atomike. Megjithatë, ndikimi i saktë i një përplasjeje kaq masive në evolucionin e Hënës ka mbetur një mister i pazgjidhur,” tha Wu Fuyuan, anëtar i CAS-it dhe studiues kryesor në IGG, në një konferencë shtypi të organizuar nga CAS-i të mërkurën.

Katër punimet e botuara në “Nature” zbulojnë sistematikisht, për herë të parë, efektet e këtij ndikimi kolosal, i cili është thelbi i këtyre zbulimeve, tha Wu.
Gjatë vitit të kaluar, shkencëtarët kinezë kanë arritur shumë përparime pioniere me anë të studimit të mostrave nga “Chang’e-6”.

Ata gjetën prova të aktivitetit vullkanik në anën e pasme të Hënës afërsisht 4.2 miliardë dhe 2.8 miliardë vjet më parë, duke treguar se një aktivitet i tillë kishte vazhduar për të paktën 1.4 miliard vjet.

Për herë të parë, shkencëtarët morën informacion për fushën e lashtë magnetike nga ana e pasme të Hënës, duke zbuluar një rikthim të mundshëm në intensitetin e fushës magnetike të Hënës rreth 2.8 miliardë vjet më parë. Ky zbulim tregon praninë e luhatjeve në fuqinë e drejtuar të së ashtuquajturës dinamo hënore.

Shkencëtarët kanë zbuluar se përmbajtja e ujit në mantelin hënor është dukshëm më e ulët se ajo e anës së përparme, duke treguar një ndryshim të rëndësishëm në shpërndarjen e ujit midis dy hemisferave.

Ndërkohë, shkencëtarët kinezë përcaktuan saktësisht për herë të parë se pellgu SPA u formua 4.25 miliardë vjet më parë, duke i ofruar njerëzimit një bazë më të saktë për studimin e historisë së përplasjeve në shkallë të gjerë në sistemin e hershëm diellor.

Më të lexuarat

  • Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika nga lufta ‘paralizon’ Hormuzin, anijet braktisin korridorin më të rëndësishëm të naftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk jam antiamerikane”, Meloni trazon Italinë: Presidenti i ri mund të mos jetë nga e majta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U largua nga PS, iu bashkua protestuesve/ Balla thirrje “Neomalsores”: Dorëzo mandatin, i përket socialistëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Spiropali “thumbon” Ramën”?! Hedh tezën e “shqiptarit të ri”: Ka mision fitoren e lirisë mbi nënshtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E dinte se Skënderbeu ishte markë rrobash, Dea Mishel përjashtohet nga qeveria teknike e Shqipërisë së re, ‘digjet’ edhe Rizarta Hoxha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!