• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Mikja ime Giorgia na kujtoi se të gjitha rrugët të çojnë në Romë”/ Mediat italiane komentojnë gjunjëzimim e Ramës para Melonit

10/07/2025
in Botë
“Mikja ime Giorgia na kujtoi se të gjitha rrugët të çojnë në Romë”/ Mediat italiane komentojnë gjunjëzimim e Ramës para Melonit

Edi Rama e bëri përsëri. Ashtu si majin që kaloi, gjatë vizitës së kryeministres Giorgia Meloni në Tiranë, kryeministri shqiptar mbërriti në Romë për seancën plenare të Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës dhe u gjunjëzua para homologes së tij italiane.

“Libero Quotidiano” shkruan se Rama u gjunjëzua në mënyrë dramatike, me duart e bashkuara, para fotografëve dhe kamerave televizive që janë gati të fiksojnë përshëndetjen e tij zyrtare me Kryeministren italiane në rolin e mikpritësit. Më pas u përqafuan përpara se të shkëmbejnë disa fjalë të përzemërta.

“Marrëdhënia mes dy udhëheqësve lindi vite më parë dhe u forcua nga marrëveshjet Romë – Tiranë mbi emigracionin. Një protokoll që ka zemëruar opozitën (dhe madje edhe disa avokatë).

Kjo ndodh edhe sepse fyerja është e dyfishtë: Rama është socialist dhe aleat i Partisë Demokratike Italiane në Parlamentin Europian. Shkurt, jemi në prag të tradhtisë njerëzore dhe politike” – shkruan gazeta italiane.

Ndërsa “Secolo Italia” shkruan se kryeministri shqiptar e kishte përshëndetur Melonin në të njëjtën mënyrë gjatë takimit të tyre në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi më 15 janar (madje duke i dhuruar edhe një shall për ditëlindje), në të cilën pikë Meloni e qortoi me shaka: “Duhet ta ndalosh këtë histori.”

Një sugjerim që Rama nuk e mori parasysh pasi më 16 maj ai e bëri përsëri, duke e mikpritur Kryeministren italiane në Tiranë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në të njëjtën mënyrë.

“Mikja ime Giorgia Meloni na kujtoi se të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, – e filloi sot fjalimin e tij kryeministri shqiptar, duke lavdëruar dhe falënderuar Ministrin e Jashtëm Antonio Tajani për pritjen dhe organizimin e tij.

“I dashur Antonio, gjithçka që organizuat këtu në Romë ishte një përvojë e mrekullueshme”, – tha ai, duke iu drejtuar kreut të Farnesina, përpara se të thoshte me shaka: “Ky është një vend i sigurt sot. Tani për tani, nuk ka vend më të sigurt se Italia, me të gjitha protokollet e ndryshme të sigurisë”.

Lidhur me temën e Ukrainës, Rama theksoi se Shqipëria ka “mobilizuar shumë burime dhe, edhe pse nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë shumë ndryshime në vijën e parë, ne kemi qenë dhe do të jemi përkrah Italisë dhe partnerëve tanë të BE-së në këtë përpjekje dhe sa herë që Ukraina ka nevojë për ne.

Paqja duhet të jetë gjithmonë në ballë të mendimeve dhe shpresave tona. Nuk duhet të lejojmë askënd jashtë kufijve demokratikë të Evropës të na japë leksione” – tha Rama.

Më të lexuarat

  • Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika nga lufta ‘paralizon’ Hormuzin, anijet braktisin korridorin më të rëndësishëm të naftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk jam antiamerikane”, Meloni trazon Italinë: Presidenti i ri mund të mos jetë nga e majta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U largua nga PS, iu bashkua protestuesve/ Balla thirrje “Neomalsores”: Dorëzo mandatin, i përket socialistëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Spiropali “thumbon” Ramën”?! Hedh tezën e “shqiptarit të ri”: Ka mision fitoren e lirisë mbi nënshtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E dinte se Skënderbeu ishte markë rrobash, Dea Mishel përjashtohet nga qeveria teknike e Shqipërisë së re, ‘digjet’ edhe Rizarta Hoxha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!