• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Takimi me Trump në Shtëpinë e Bardhë, Netanyahu: Presidenti i SHBA po rivendos paqen kudo, meriton Çmimin Nobel

08/07/2025
in Botë
Takimi me Trump në Shtëpinë e Bardhë, Netanyahu: Presidenti i SHBA po rivendos paqen kudo, meriton Çmimin Nobel

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi se i ka dërguar një letër komisionit përkatës, ku propozon që Presidenti amerikan të shpërblehet me Çmimin Nobel për Paqen, pasi ky i fundit ka deklaruar synime te qarta për të përfunduar luftën në Rripin e Gazës.

“Trump po rikthen paqen sa në një vend në tjetrin, sa në një rajon në tjetrin”, ka deklaruar ai, ndërsa përsëriti mbështetjen për kandidimin e tij për Çmimin Nobel.

Kjo ishte vizita e tretë e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë që prej rikthimit të Trump në presidencë dhe erdhi në një moment kritik, pas një armëpushimi të arritur muajin e kaluar që i dha fund një konflikti 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit.

“Nuk mendoj se ka ndonjë pengesë. Gjërat po ecin shumë mirë,” deklaroi Trump në fillim të takimit, i pyetur në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.

Ulur përballë njëri-tjetrit në një tavolinë të gjatë gjatë darkës zyrtare, Trump u shpreh se Hamasi dëshiron armëpushim. “Ata kërkojnë një takim dhe duan marrëveshje,” theksoi presidenti amerikan.

Takimi u zhvillua në një moment kur negociatat e tërthorta mes Izraelit dhe Hamasit janë në zhvillim në Doha, kryeqytetin e Katarit. Sipas burimeve palestineze, janë zhvilluar dy raunde bisedimesh, por “pa ndonjë përparim domethënës”.

Ndërkohë, ushtria izraelite raportoi mëngjesin e së hënës për pesë ushtarë të vrarë dhe dy të plagosur rëndë në luftime në veri të Gazës, pa dhënë detaje të mëtejshme.

I dërguari special amerikan, Steve Witkoff, pritet të mbërrijë këtë javë në Shtëpinë e Bardhë për të ndjekur nga afër zhvillimet. Zëdhënësja e presidencës amerikane, Caroline Leavitt, deklaroi se prioriteti absolut i Trump është përfundimi i luftës në Gaza dhe kthimi i të gjithë pengjeve në shtëpi.

Të dielën, Trump shprehu besimin se ekziston “mundësi reale” për një marrëveshje gjatë kësaj jave.

Sipas burimeve palestineze, bisedimet po zhvillohen në mënyrë të tërthortë me ndërmjetësimin e Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së. Ato kanë të bëjnë me mekanizmat e zbatimit të një marrëveshjeje të mundshme, që përfshin shkëmbimin e pengjeve izraelite në Gaza me të burgosur palestinezë në Izrael.

Mbrëmjen e djeshme, Netanyahu përjashtoi sërish çdo mundësi për krijimin e një shteti palestinez, duke deklaruar se Izraeli do të ruajë “përgjithmonë” kontrollin e sigurisë në Rripin e Gazës. “Ata ndërtuan tunelë terrori, jo një shtet. Nuk do të japim një tjetër platformë për shkatërrimin e Izraelit,” deklaroi ai, duke përmendur edhe masakrat e 7 tetorit.

Sipas një propozimi aktual që po diskutohet, armëpushimi do të zgjasë 60 ditë, me lirimin e rreth gjysmës së pengjeve të gjallë (rreth 10), si dhe kthimin e trupave të pajetë, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Më të lexuarat

  • Kurthi i Moskës!

    Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për protestat: Shumica qeverisëse do dalë më e fortë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I dënuar për vjedhje fondesh, Kastriot Çipi shpall ‘Kushtetutën e Revolucionit’, Përparim Gjeka nis zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar me telefon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e ‘motoristit’ të call centrave Super Profesionisti denoncohet për vjedhje, aktiviteti i dyshimtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!