• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Merrni masa”, FBI paralajmëron: Rreziku nga sulmet kibernetike iraniane nuk ka përfunduar

01/07/2025
in Botë
“Merrni masa”, FBI paralajmëron: Rreziku nga sulmet kibernetike iraniane nuk ka përfunduar

Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, i vendosur me ndërmjetësimin e SHBA-së, mund t’i ketë dhënë fund bombardimeve mes dy vendeve, por jo edhe rrezikut të sulmeve kibernetike nga Republika Islamike.

Ekspertë të shërbimeve sekrete amerikane japin alarmin për këto të fundit. FBI dhe shërbimi i fshehtë NSA njoftuan së fundmi se pushimzjarri nuk e ka shmangur kërcënimin nga sulmet kibernetike.

Grupet e hakerëve që mbështesin Teheranin mund të vazhdojnë të përpiqen të prishin ose të paralizojnë infrastrukturën kritike, si p.sh. rrjetin e furnizimit me energji elektrike, shërbimet e transportit ose ekonominë, pohojnë dy agjencitë e njohura. Edhe sipërmarrjet e prodhimit të armatimeve dhe pajisjeve për mbrojtje, si dhe kompani të tjera amerikane që kanë lidhje me Izraelin, mund të jenë gjithashtu ende në shënjestër.

Njoftimi i shërbimeve sekrete të SHBA-së përmban edhe rekomandime për forcimin e mbrojtjes digjitale, si p.sh. instalimin e rregullt të përditësimeve të softuerëve dhe përdorimin e sistemeve të sigurta për menaxhimin e fjalëkalimeve.

Pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, hakerët sulmuan bankat amerikane, kompanitë e prodhimit të armatimeve dhe pajisjeve për mbrojtje, si dhe sipërmarrje të energjisë, por nuk shkaktuan probleme dhe dëme të mëdha.

Në vitin 2022, Shqipëria u përball me sulme të tilla nga Irani, të cilat u cilësuan nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë si një goditje e organizuar dhe e pashembullt për nga përmasat dhe fuqia e veprimit.

Vendi ynë mori asokohe ndihmë të menjëhershme nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa siguria kibernetike u vendos atëherë nga qeveria në fokus kryesor. Ndihmë ofruan gjithashtu vende anëtare të NATO-s, BE-së, OSBE-së, Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!