• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

52 urdhër- arreste për krimin e organizuar/ Karamuço: Dumani u step që të tregonte emrat!

22/05/2025
in Kronikë
Shqipëria rekord! Karamuço: Asnjë vrasje në 50 ditë, ia kemi kaluar vendeve të rajonit

SPAK në bashkëpunim me autoritete italianë kreu ditën e djesme një ndër operacionet më të mëdha kundër mafies dhe krimit të organizuar, të quajtur “Ura”. Me operacionin kundër trafikut të drogës dhe lëshimi e 52 urdhër arresteve, SPAK tregoi forcën e tij mbi grupet kriminale, që veprojnë në Shqipëri dhe vende të tjera.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në emisionin “Real Story” në ABC News tha se SPAK bëri padyshim një prej operacioneve më të mira deri më sot. Megjithatë Karamuço sqaroi se grupet kriminale shqiptare nuk janë më të fuqishmet në Ekuador, përkundrazi janë thjeshte nënkontraktore.

Sipas tij janë 16 grupe kriminale që mund të kenë lidhje me grupet e Ndragheta.

Sipas Karamuços u vu re një stepje nga kreu i Prokurorisë së Posaçme për të përmendur emrat e të përfshirëve në këtë organizatë kriminale. Një pjesë e emrave u bë publike vetëm nga autoritet italiane. Karamuço tha se pati një stepje nga Dumani edhe para gazetarëve kur u pyet, se pse nuk rakordua mirë vendimi i daljes së masave në muajin shkurt me masat që nxorën ne në muajin maj.

“Altin Dumani pati një stepje për të treguar emrat. Emrat u treguan vetëm nga autoritetet italiane. Nuk u rakordua mirë vendimi i daljes së masave në muajin shkurt me masat që nxorën ne në muajin maj. Pra pse nuk u rakordua që në atë kohë, edhe këtu pati një stepje nga Altin Dumani. Nuk ke pse të justifikohesh nga ana politike, sepse je një organizatë ligjzabtuese. Ky është një nga operacionet më të mirë që kemi pasur ne sot. Nuk e di se si e rankuar prokuroria sepse janë 16 grupe kriminale. Nuk e dimë se kush është i fuqishmi e kush është më pak i fuqishmi sepse ne kemi pasur tonelata nga të gjithë këta, që kanë qarkulluar nga Ekuadori.

Problemi është se sa sasi gjete dhe sekuestrove. Kjo nuk e bën këtë një grup të fuqishëm e bëjnë bashkëpunimet e të tjera. Ka një kontradiktë të madhe dhe me antimafjen italiane e cila thotë s ene u nisëm nga kjo, gjurmuam paranë dhe paranë e gjetëm në Shqipëri. Por, jo sepse të gjesh nga 4 milionë euro në Shqipëri nga qindra milion euro, kjo do të thotë se partë e tjera janë në grupe më të fuqishme, që ne nuk mundemi t’i themi dot. Janë grupet e Ndragheta, patjetër sepse ashtu ndahet. Ne jemi grupe të vogla nënkontraktore dhe grupet më të fuqishme të Ekuadorit nuk jemi ne”, tha Karamuço.

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!