• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Operacioni “Ura”, zbardhet roli kyç i Nuredin Dumanit, si zbuloi grupin e Durrësit?

22/05/2025
in Kronikë
Operacioni “Ura”, zbardhet roli kyç i Nuredin Dumanit, si zbuloi grupin e Durrësit?

Një nga operacionet më të bujshme antidrogë, i koduar “Ura”, ka çuar në arrestimin e 42 personave, ndërsa 10 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim, përfshirë krerë të grupeve kriminale dhe figura me ndikim në botën e krimit. Në mesin e të arrestuarve ndodhen edhe dy efektivë policie në detyrë dhe një avokat. Gazetarja e A2 CNN Xhensila Kodra zbuloi nw A2 Sot rolin kyç tw Nuredin Dumanit në zbardhjen e këtij rrjeti kriminal. Sipas saj, bashkëpunëtori i drejtësisë përmes dëshmive të tij ka ndihmuar autoritetet shqiptare dhe ato italiane në identifikimin e shumë emrave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

“Prokurorët italianë pohuan se në Itali kanë pasur 3 bashkëpunëtorë për hetimet. Ajo që bie në sy është se duket që një nga bashkëpunëtorët e drejtësisë që ka zbardhur një sërë ngjarjesh e vrasjesh në territorin shqiptar dhe jo vetëm ka qenë i informuar edhe për këtë grup kriminal në Durrës. Emrat e Visit të Pojës dhe Andi Cobës kanë dalë edhe nga dëshmitë e Nuredin Dumanit ka bërë që më herët edhe prokurorët shqiptarë ta merrnin në pyetje. Këto emra që përmenden në dosjen voluminoze të prokurorëve italianë”, tha gazetarja e A2 CNN.

Një nga emrat më të përfolur në këtë dosje është ai i Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës, një biznesmen me ndikim të madh në qytetin e Durrësit dhe një figurë e rëndësishme në botën e krimit. Ai vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar. Sipas dosjes së SPAK dhe prokurorisë italiane, aktiviteti kriminal i grupit ka nisur që në vitin 2016, ndërsa hetimet janë intensifikuar nga viti 2020.

Gjithçka është dokumentuar falë përgjimeve të realizuara përmes aplikacioneve të koduara si Sky ECC, të përdorura nga anëtarët e rrjetit për të komunikuar. Sipas Dumanit, një celular i tillë blihej në tregun e zi në Tiranë për 2 mijë euro dhe përdorej për gjashtë muaj, duke arritur një kosto prej 4 mijë eurosh në vit.

“Në emra konkretë flitet edhe për ngjarje kriminale dhe pritet të verifikohen këto përgjime. Nuredin Dumani përmend mënyrën si është njohur me këta persona në Durrës dhe si komunikonin dhe siguroheshin përsa i përket aparateve celularë që bliheshin në tregun e zi në tiranë që përdoreshin me aplikacionet Sky Ecc. Sipas tij një aparat celular nëpërmjet të njohurve të tij merrej për 2 mijë euro dhe përdorej për 6 muaj pra 4 mijë euro për një vit”, theksoi gazetarja e A2 CNN.

Në dosjen e përbashkët të prokurorëve shqiptarë dhe italianë janë dokumentuar mbi 40 raste të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, përfshirë heroinë, kokainë dhe kanabis, si dhe transfertat e shumave të mëdha parash të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Një tjetër emër i rëndësishëm në këtë skemë, sipas gazetares sw A2 CNN, është Adi Çoba, i identifikuar si përgjegjës për transportin e parave. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me Agron Ganajn, që ka pritur në Itali një sasi prej 25 kg heroinë. Prokurorët italianë konfirmuan se kanë pasur tre bashkëpunëtorë për hetimin, ndërsa 14 nga të arrestuarit janë të skeduar nga autoritetet italiane.

“Përveç Visit të Pojës është dhe Adi Çoba ka pasur rol kyç në dërgimin e parave, i dokumentuar nga prokurorët italianë.  Bëhet fjalë për 25 kg heroinë që janë dërguar në Itali dhe kjo lëndë narkotike atje është pritur nga Agron Ganaj bashkëpunëtor me Çobën.  14 prej shqiptarëve të arrestuar janë të skeduar nga policia italiane pjesa tjetër e kanë kryer veprimtarinë e tyre në territorin shqiptar”, theksoi gazetarja Kodra.

Sipas saj, dosja voluminoze përmban dëshmi, përgjime dhe materiale hetimore që pritet të vërtetohen në vijim.

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!