AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Gjykata e Lartë la të lirë Kreshnik Farrukun, IEVP Elbasan “refuzon” ta zbatojë vendimin

by SHT Media
20/05/2025
in Kronikë
6
0
Gjykata e Lartë la të lirë Kreshnik Farrukun, IEVP Elbasan “refuzon” ta zbatojë vendimin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Kreshnik Farrukun i njohur edhe si Kreshnik Budlla, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Bradashesh, Elbasan, ka vijuar të mos e “zbatojë” këtë vendim, duke mbajtur të paraburgosur të shumëkërkuarin edhe këtë të martë.

Vendimi për arrest në shtëpi ishte marrë fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në kuadër të procedurës së ekstradimit të tij drejt Italisë. Megjithatë edhe pas kalimit në instancën më të lartë gjyqësore dhe konfirmimit të kësaj mase nga Gjykata e Lartë, autoritetet e paraburgimit në Elbasan nuk kanë bërë ende asnjë lëvizje për të liruar Farrukun nga qelia dhe për ta transferuar në arrest shtëpie, siç parashikon vendimi gjyqësor. Familjarët e tij e kanë cilësuar mbajtjen e tij ende në paraburgim cënim të lirisë dhe të drejtave të njeriut, ndërkohë nuk bëhet i ditur shkaku pse IEVP Bradashesh nuk ka zbatuat vendimin e Gjykatës së Lartë.Një burim i besueshëm tha se veprimet IEVP i kryen bazuar në dokumentacionin ligjor që duhet të mbërrijë aty nga Gjykata e Lartë .Kështu që derisa të mbërrijë ky dokumentacion nuk mund të kryej asnjë veprim

IEVP Bradashesh dhe familjarët para se të ankohen për këtë institucion duhet të sqarohen nga Gjykata e Lartë për ecurinë e dërgimit të vendimit të marrë prej saj .

Kreshnik Farruku (Budlla), një emër i njohur për drejtësinë europiane, është arrestuar me urdhër të SPAK më herët, ndërsa përballë tij janë ngritur akuza të shumta për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, vjedhje banesash, pastrim parash dhe vepra të tjera penale.

Në maj të vitit 2019, Farruku u arrestua në një hotel në Madrid, pas një operacioni të përbashkët të policisë spanjolle dhe italiane, së bashku me vëllain e tij dhe një tjetër anëtar të fisit. Ai kërkohej prej kohësh nga drejtësia spanjolle dhe italiane për trafik kokaine dhe një sërë krimesh të tjera. Madje, ai është hetuar edhe për një vrasje në Spanjë, të ndodhur në vitin 2010, ku fillimisht dyshohej si autor i ekzekutimit të një “bosi” të drogës. Më vonë, hetimet zbuluan se pas këtij krimi qëndronte Devi Kasmi – person që më pas u vra në janar të vitit 2018 në Tiranë.

Emri i Kreshnik Farrukut ka qenë i pranishëm në dosjet e drejtësisë europiane që prej vitit 2010. Në maj të atij viti, ai u arrestua në Barcelonë bashkë me shtatë persona të tjerë, teksa u kapën me 20 kg kokainë që synonin ta trafikoni në Itali. Pas arrestimit të tij, drejtimin e grupit e mori vëllai i tij i vogël, Erniu, por edhe ai përfundoi në pranga në vitin 2012.

Në vitin 2014, Farruku arriti të arratisej nga burgu dhe për disa kohë i shpëtoi drejtësisë, derisa u kap sërish në vitin 2019. Dy vjet më pas, në vitin 2015, ai i mbijetoi një atentati të armatosur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku ndodhej në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla. Gjatë atentatit u plagos edhe një kalimtare, ndërsa pista kryesore e hetimeve lidhej sërish me prishje të pazareve të drogës në Itali, Spanjë dhe Holandë.

Pasuritë e krijuara nga aktivitetet kriminale të dyshuara ndaj tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga organet ligjzbatuese. Në vitin 2012, Gjykata e Durrësit vendosi sekuestrimin preventiv të pasurive të tij, të cilat arrinin vlerën e afro 1 milion eurove. Hetimet zbuluan se pasuritë ishin regjistruar në emër të familjarëve të tij, babait Reshit Farruku dhe vëllait Roland Farruku – të dy banues në Shijak. Mes pasurive të sekuestruara përfshihej një pronë me vlerë 920 mijë euro në zonën turistike të Gjirit të Lalzit, si dhe një llogari bankare me mbi 6.2 milionë lekë.

Pavarësisht të gjithë këtij profili kriminal dhe përfshirjes në një mori dosjesh hetimore ndërkombëtare, vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë për të ndryshuar masën e sigurisë në “arrest në shtëpi” mbetet aktualisht i pazbatuar nga autoritetet përkatëse, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi zbatimin e vendimeve gjyqësore në praktikë dhe rolin e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.