• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Fërkimet” me Macron, Meloni mungoi në takimet e grupit të “të gatshmëve” për Ukrainën

17/05/2025
in Botë
“Fërkimet” me Macron, Meloni mungoi në takimet e grupit të “të gatshmëve” për Ukrainën

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian mund të kishte qenë një mundësi për të ndrequr fërkimet në mesin e grupit të vendeve ‘Të gatshme’ për Ukrainën, apo “Koalicioni i të Vullnetshmëve”, pas polemikave të lidhura me dështimin e Kryeministres Giorgia Meloni për të marrë pjesë në samitin e së shtunës së kaluar në Kiev, ku ajo qe e pranishme vetëm lidhjes video.

Megjithatë, pas një shkëmbimi fillestar premtues pikëpamjesh me Keir Starmer, Donald Tusk, Volodimir Zelensky dhe Ursula von der Leyen, takimi, shkruan Rainews, shkaktoi fërkime të mëtejshme. Në fjalimin e saj në samitin e Tiranës, Meloni përsëriti me forcë akuzat kundër Rusisë dhe mbështetjen e pakushtëzuar për Kievin.

“Plaga që lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës i ka shkaktuar sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, vazhdon të prodhojë efekte destabilizuese. Për këtë arsye, ne duhet të këmbëngulim me vendosmëri për të arritur përfundimisht një armëpushim pa kushte dhe një marrëveshje të vërtetë paqeje, edhe pse bota ishte në gjendje të shihte se kush ishte vërtet i gatshëm të ulej në tryezën e bisedimeve dhe kush jo”-u shpreh Meloni.

Një pozicion ky krejtësisht në përputhje me shumicën dërrmuese të vendeve që mbështesin Ukrainën. Por më pas u bë e ditur, se liderët e vendeve “të gatshme” (Franca, Mbretëria e Bashkuar, Polonia) – njoftime këto që sipas medias italiane kanë rrjedhur nga pallati Elysee –ishin takuar në margjinat e KPE-së pa shefen e ekzekutivit italian.

Pasi thirri një konferencë të shkurtër për shtyp Meloni nënvizoi se lidhur me këtë debat për mungesën e prezencës italiane në takimet mes Britanisë së Madhe, Francës, Polonisë, Gjermanisë dhe Ukrainës, “më duhet të ritheksoj diçka që e kam shpjeguar disa herë: se Italia ka deklaruar prej kohësh se nuk është e disponueshme të dërgojë trupa në Ukrainë”. Macron iu përgjigj duke thënë se në takimin e të Vullnetshmëve nuk qe folur për dërgim trupash.

“Unë mendoj se ka një keqinterpretim, diskutimi që kemi pasur ishte për të marrë një armëpushim në Ukrainë, nuk u diskutua për dërgimin e trupave as të shtunën e kaluar në Kiev dhe as sot,” tha presidenti francez, i cili me Melonin nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie shumë të mirë, sic u pa edhe nga përplasja e tyre në samitin e G7 vitin e kaluar në Puglia të Italisë.

Më të lexuarat

  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Strategjia e re e SHBA-së për t’i bërë presion Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Google nis rikthimin e review-ve. Dështon terrorizmi i revolucionit mbi turizmin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!