AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: “Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky

by SHT Media
17/04/2025
in Botë
6
0
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: “Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Disa pyetje të bëra nga një gazetare italiane kanë ndezur konferencën për shtyp të presidentit amerikan Donald Trump me kryeministren italiane Giorgia Melonin, ku shefja e ekzekutivit në Romë bëri rolin e “zjarrfikëses”.

Tensioni mbizotëroj në konferencë, kur Trump u pyet për akuzat e tij ndaj Volodymyr Zelenskit, të cilin e bën përgjegjës për luftën në Ukrainë së bashku me paraardhësin e tij në detyrë, Joe Biden.

Gazetara e pyeti Melonin në italisht, se çfarë mendonte për deklaratën e Trump përkundrejt Zelenskit ku e bën përgjegjës për luftën dhe Meloni u përgjigj gjerësisht, po ashtu në italisht, me Trump që tha duke qeshur: “Ishte kaq bukur. Çfarë… çfarë tha?”.


Kur përkthyesi u përpoq të shpjegonte me nervozizëm përmbajtjen e pyetjes, atmosfera u rëndua dukshëm. Meloni, duke ndjerë tensionin, ndryshoi shpejt temën, duke deklaruar se Italia do të rriste shpenzimet e saj të mbrojtjes në 2% të PBB-së, siç përcaktohet nga objektivi i NATO-s.

Pasi mbaroi Meloni, Trump tha: “Unë nuk e fajësoj Zelenskyn, por nuk jam i emocionuar për faktin që filloi kjo luftë”, duke vënë në dukje koston e madhe të shkatërrimit në Ukrainë.

“Nuk jam i kënaqur as me të, as me asnjë tjetër të përfshirë”, shtoi ai.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë e mbylli më pas me një frazë të mprehtë. “Nuk e fajësoj, por nuk mund të them që bëri punën më të mirë. Unë nuk jam një fans i madh i tij”, tha ai.

Intervista vazhdoi me një moment tjetër të sikletshëm, kur një gazetar italian pyeti nëse Trump e kishte quajtur vërtet Evropën një “parazit”.

Meloni e vuri në dyshim këtë gjë, ndërsa Trump e mohoi kategorikisht. I pyetur nëse dëshiron ta “bëjë Evropën përsëri të madhe”, Trump u përgjigj duke thënë: “Shpresoj që Evropa të bëhet sërish e madhe.”

“Ka kaluar shumë probleme dhe shumë prej tyre kanë të bëjnë me emigracionin. Unë nuk jam një fans i madh i Evropës dhe asaj që kanë bërë ata me emigracionin. Besoj se do të bëhen më të zgjuar, sepse Evropa është lënduar thellë nga zgjedhjet e saj”, deklaroi ai.

Në përfundim, Trump vlerësoi Georgia Melonin për politikën e saj të ashpër ndaj refugjatëve, duke theksuar se “Evropa është shumë e rëndësishme për mua”.

“Është e rëndësishme për botën. Unë dua që ata të bëjë mirë, por Europa duhet të merret seriozisht me emigracionin”, nënvizoi Presidenti amerikan.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

11/10/2026

Ministri Hoxha reagon ndaj Daçiçit: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme!

11/10/2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

11/10/2026

Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë

11/10/2026

Detaje nga atentati me tritol në Gjirokastër/ I vendosën 300 gramë eksploziv në makinë, i ati i Erigels Mela ka qenë prokuror

11/10/2026

Përndiqte ish-partneren në Itali/ Shqiptarja mbyllet në tualetin e picerisë dhe telefonon policinë, arrestohet ish-i dashuri

11/10/2026

Shpërthimi në rafinerinë greke, vdes edhe shqiptari i dytë, arrestohen 4 persona për aksidentin tragjik

11/10/2026

Shqiptarët të parët për dëbimet nga Anglia për të pestin vit radhazi, 2,247 persona u kthyen në Atdhe

11/10/2026

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata Supreme britanike cakton datën për apelin e ekstradimit

11/10/2026

Paketa e Maleve në Tepelenë, miratohen 19 aplikime nga 56 të regjistruara

11/10/2026

U mbyll në tualetin e picerisë dhe telefonoi e tmerruar, arrestohet shqiptari në Itali! Kërcënonte me telefonata dhe mesazhe ish-partneren

11/10/2026

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, gjykata në Angli cakton datën kur shqyrton ekstradimin e organizatorit dhe 4 vëzhguesve britanikë

11/10/2026

Deklaratë skandaloze nga ministri i Brendshëm serb, Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren! (VIDEO)

11/10/2026

EMRI/ Kapet në SHBA i dënuari dy herë me nga 25 vite burg, vrau 3 persona për gjakmarrje çerek shekulli më parë në Shkodër! Fshihej në Nju Jork me dy identitete

11/10/2026

Shqiptari për pak sa nuk shkakton tragjedi në Selanik, hyn me makinë në lokal dhe plagos 3 persona!

11/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë
  • Ministri Hoxha reagon ndaj Daçiçit: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.