AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

FOTO / Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet flotës së Forcave Ajrore

by SHT Media
10/04/2025
in Botë
6
0
FOTO / Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet flotës së Forcave Ajrore
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Forcat Ajrore të SHBA-së e quajnë atë “Frankenjet”, një luftëtar stealth i bashkuar nga pjesët e dy F-35-ve të shkatërruar në aksidente ajrore, që tani është rikthyer në detyrë dhe gati për luftë.

“‘Frankenjet’ është plotësisht operacional dhe i gatshëm për të luftuar”, u tha të mërkurën në një raport nga Zyra e Programit të Përbashkët të Ushtrisë F-35 (JPO).

Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet

Avioni luftarak i ricikluar e ka origjinën në vitin 2014, kur një F-35A gati të ngrihej në një mision stërvitor nga baza e Forcave Ajrore Eglin të Floridas pësoi “dështim katastrofik të motorit”.

Avioni, i njohur si AF-27, gjithashtu pësoi dëmtime të mëdha në pjesën e pasme të tij.

Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet

“Pjesët e një krahu të rotorit të thyer të motorit prenë kutinë e ventilatorit të motorit, hapësirën e motorit, rezervuarin e brendshëm të karburantit dhe linjat hidraulike dhe të karburantit përpara se të dilnin përmes trupit të sipërm të avionit”, thuhej në raportin hetimor.

Zjarri që e pasoi dogji dy të tretat e pasme të avionit luftarak. Më pas, më 8 qershor 2020, pajisja e uljes së hundës në një tjetër F-35A, e njohur si AF-211, dështoi në uljen në bazën e Forcave Ajrore Hill në Utah, duke sjell dëme të rënda për këtë avion luftarak, sipas raporteve mbi incidentin.

Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet

Kështu, Forca Ajrore mbeti me dy pjesë të përdorshme prej 75 milionë dollarësh të avionëve luftarakë – hunda e AF-27 dhe pjesa e pasme e AF-211.

Në vend që t’i hiqnin qafe të dy avionët si humbje ekipet morën një vendim të guximshëm në vitin 2022 për të hequr hundën nga AF-27 dhe për ta vendosur te pjesa e mbetur e AF-211, duke maksimizuar kursimet dhe duke i shtuar flotës amerikane një avion operacional.

Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet

Scott Taylor, inxhinieri kryesor mekanik për prodhuesin “Lockheed Martin” tha se të gjitha seksionet e avionëve mund të çmontohen dhe ri-bashkohen teorikisht, por kjo nuk ishte bërë kurrë më parë.

“Ky është F-35 i parë “Frankin-bird” deri më sot. Kemi bërë histori”, tha Taylor.

Puna u krye në Hill AFB, me vegla dhe pajisje krejtësisht të reja, unike të specializuara. Pothuajse dy vjet e gjysmë riparime dhanë rezultat në janar, kur Frankenjet fluturoi për herë të parë, nga Hill AFB në objektin e F-35 të Lockheed Martin në Teksas.

Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet

“Në fluturimin e parë avioni i rindërtuar performoi sikur sapo kishte dalë nga linja fillestare e prodhimit”, tha në një njoftim për shtyp Jeffrey Jensen, inxhinieri kryesor i variantit F-35A.

Në fund të muajit të kaluar, Frankenjet u kthye në Hill AFB dhe u caktua që t’i shërbejë krahut të 338-të luftarak, e njëjta njësi të cilës avioni AF-211 i përkiste fillimisht.

Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet

Projekti Frankenjet i kushtoi Forcave Ajrore amerikane 11.7 milionë dollarë, duke i kurseyer Pentagonit dhe taksapaguesve 63 milionë dollarë.

Forca Ajrore e SHBA ka 383 F-35A në flotën e saj, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike. F-35A është një nga tre versionet e luftëtarit stealth të ushtrisë amerikane. Trupat e Marinës fluturojnë F-35B – një avion me ngritje të shkurtër, ulje vertikale – dhe Marina fluturon F-35C, i projektuar për operacionet e aeroplanmbajtësve.

F-35 janë bërë gjithashtu një zgjedhje popullore për aleatët dhe partnerët e SHBA-së, me 17 vende që kanë blerë avionë të tillë, sipas Lockheed Martin.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vetëm dy muaj në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve, drejtori largohet nga detyra, ja kush e zëvendëson!

12/10/2026

Komisioni Europian: Vazhdojmë përpara me zgjerimin e BE me Shqipërinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi!

12/10/2026

“Shërbimi ndaj qytetarëve, thelbësor”- Kreu i Gjykatës së Lartë pret ambasadoren e Holandës: Në fokus bashkëpunimi në drejtësi!

12/10/2026

Kishte humbur burrin dhe dy nga djemtë, 82-vjeçarja gjendet e pajetë në rezervuarin e Bilishtit! Detajet e para, dyshohet se u mbyt, jetonte me…

12/10/2026

“Mbretëresha ime…”- Vajza e Eli Farës mesazh publik të ëmës pas videove intime në rrjetet sociale: Mbaje kokën lart dhe kurorën drejt!

12/10/2026

EMRI/ U kap me mbi 38 kg kokainë në makinë, Franca dënon violinistin shqiptar! Ja sa vite burg do vuajë

12/10/2026

“Iu binda vendimit politik të PS dhe disiplinës së partisë”- Vullnet Sinaj sqaron votën pro për Territoriale: S’ka pasur presion dhe as ultimatume, koha…

12/10/2026

Ndodh në Elbasan: Maskohen si policë dhe grabisin banesën, ‘braktisin’ makinat gjatë arratisjes!

12/10/2026

Gjykata e Fierit liron vrasësin e tre personave: Ka kaluar afati i parashkrimit të…

12/10/2026

78 gjoba për këmbësorët në Tiranë brenda 24 orëve, policia shton kontrollet

12/10/2026

Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit, ja akuzat ndaj tyre (EMRAT)

12/10/2026

“Mbi 200 artikuj pjesë e nismës, synojmë deri…”- Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm!

12/10/2026

Atentati me tritol ndaj “Çilo Hundërrit” në Gjirokastër, merren në pyetje 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit! Ende asnjë i arrestuar

12/10/2026

Shtyhet përsëri gjyqi për dosjen “Partizani”, caktohet data për seancën e radhës ndaj Sali Berishës dhe të tjerëve!

12/10/2026

Vrau dy vëllezër në Patos në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon të shpëtojë nga burgimi pas ekstradimit nga SHBA! I kërkon Gjykatës që…

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vetëm dy muaj në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve, drejtori largohet nga detyra, ja kush e zëvendëson!
  • Komisioni Europian: Vazhdojmë përpara me zgjerimin e BE me Shqipërinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.