• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Mbase i dhimbsemi Amerikës”, protestë para SPAK: Të hetohet Beleri për “Masakrën e Peshkëpisë”

10/04/2025
in Kronikë
“Mbase i dhimbsemi Amerikës”, protestë para SPAK: Të hetohet Beleri për “Masakrën e Peshkëpisë”

Një grup personash kanë protestuar këtë të enjte para SPAK duke kërkuar rihapjen e hetimit ndaj eurodeputetit grek Alfred Beleri, në lidhje me masakrën e Peshkëpisë, e cila u regjistrua më 10 prill 1994 pranë kufirit me Greqinë.

“Ne jemi në radhë të parë shqiptarë, njerëz që na dhemb kombi ynë. Jemi njerëz që na intereson të vihet drejtësia në vend. Këtu ka edhe ushtarë që kanë qenë në masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994, ku janë vrarë dy ushtarë shqiptarë. Ne kërkojmë që Fredi Beleri, se ka qenë, se e kanë nxjerrë mediat greke, ka qenë pjesëmarrës, është kapur me armë, sot i bie eurodeputet në Parlamentin Europian, ne duam drejtësi. Sepse është turp të ofendohet në radhë të parë kombi ynë, kombi që ka kontribuuar për Europën, me Skënderbeun, me Nënë Terezën. Nuk duhet të na përfaqësoj një njeri si ai se pa dashje ulet dinjiteti i kombit tonë, lëndohemi ne, lëndohen gjithë bashkëkombësit tanë dhe ushtarët që kanë qenë pjesë e asaj masakre që u bë nga shteti grek. Të rihapen hetimet. Hetimet do hapen falë amerikaneve që ndoshta i dhemb shpirti pak për ne, sepse nga Europa çfarë do presim ne, se Europa e bëri eurodeputet atë”, tha një nga pjesëmarrësit në protestë.

Kur kanë kaluar 30 vite nga kjo ngjarje, autoritetet shqiptare nuk kanë arritur të gjejnë dhe ndëshkojnë autorët e krimit të rëndë, ku mbetën të vrarë roja dhe komandanti i repartit të Peshkëpisë dhe u plagosën katër ushtarakë të tjerë.

Për këtë ngjarje Beleri u morr në pyetje edhe në maj të vitit 2019, kur Prokuroria për Krime të Rënda rihapi dosjen e “Masakrës së Peshkëpisë”.

Hetimet u drejtuan asokohe nga prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, dhe në praninë e tij e të dy oficerëve të Policisë Gjyqësore, Beleri u mor tri orë në pyetje, ndërsa më pas iu komunikua dhe akuza, “kryerje e aktiviteteve dhe veprimtarive terroriste”.

Posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër u përball prillin e vitit 1994 me një sulm agresorësh grekë, të cilët, pasi vranë rojën, ushtarin Arsen Gjinin dhe komandantin e repartit, kapiten i Parë, Fatmir Shehu, plagosën efektivë të tjerë dhe grabitën gjithë armatimet në tërheqje e sipër.

Më të lexuarat

  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjyqtari Rexhep Bekteshi shpall të pafajshëm Trifon Muratajn: Kokainën në bananet e tij e kanë harruar trafikantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përplas fizikisht me gazetarin para Kuvendit, reagon Braçe: Më kishin zënë pritë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Enno Bozdo i PD me 31 pasuri ‘duke kursyer’ nga rroga, 26 prona në emrin e babait

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Kthimi i Veliajt imediat’, Valteri sulmon Ristanin: Kryetarja më e tmerrshme që ka pasur Tirana, nuk pastron as qytetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!