• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Akuzohen për korrupsion zgjedhor, SPAK çon për gjykim dosjen për disa zyrtarë

09/04/2025
in Kronikë
Akuzohen për korrupsion zgjedhor, SPAK çon për gjykim dosjen për disa zyrtarë

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim tre zyrtarë për korrupsion zgjedhor në vitin 2019.

Përmes një njoftimi, SPAK bën të ditur se çështja penale është në ngarkim të të pandehurve Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po ashtu, bëhet e ditur se ata kanë kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të zgjedhësve, duke i detyruar për të votuar ose duke përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta që përfshijnë qëndrimin në punë apo edhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut Tiranë.

Po ashtu, lidhur me këtë hetim, janë veçuar edhe akte për procedim penal për persona të tjerë të përfshirë në këto aktivitete të paligjshme.

Njoftimi i SPAK:

SPAK dërgon për gjykim tre zyrtarë për korrupsion zgjedhor

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 7 Prill ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë procedimin penal nr. 100 të vitit 2020*.

Çështja penale është në ngarkim të të pandehurve Dritan Stoka. Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259, 244 dhe 245, paragrafi parë i K.Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar plotësisht e provuar se personat e pandehur; Dritan Stoka, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe Agim Osma, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk Tiranë kanë konsumuar elementët e veprave penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimit me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, pasi kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale për zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Ata kanë kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të zgjedhësve duke i detyruar për të votuar ose duke përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta; qëndrimin në punë apo edhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut Tiranë.

Nga bisedat e përgjuara, të përfshira në fashikullin e procedimin penal ka rezultuar se përmes veprimeve të tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, përmes kërkimit, marrjes dhe pranimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të përfitimeve të parregullta kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të disa shtetasve.

Për personat e pandehur Alqi Hajdini, i cili në kohën e kryerjes së veprimeve mbante detyrën si jurist i ALUIZNI Tirana Jug dhe më pas ASHK Tirana Jug dhe shtetasi Ylli Baruti, në rolin e ndërmjetësit, kanë konsumuar elementët e veprës penale ”Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodi Penal (përpara ndryshimit me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), pasi me veprimet e tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, përmes kërkimit, marrjes dhe pranimit të drejtperdrejtë të përfitimeve të parregullta apo shpërblim në te holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve G.K., N.S., E. M. dhe K.D.

Lidhur me këtë hetim, janë veçuar aktet në procedimin penal nr.100/1 të vitit 2020 për persona të tjerë të përfshirë në këto aktivitete të paligjshme.

Më të lexuarat

  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjyqtari Rexhep Bekteshi shpall të pafajshëm Trifon Muratajn: Kokainën në bananet e tij e kanë harruar trafikantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përplas fizikisht me gazetarin para Kuvendit, reagon Braçe: Më kishin zënë pritë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Enno Bozdo i PD me 31 pasuri ‘duke kursyer’ nga rroga, 26 prona në emrin e babait

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Kthimi i Veliajt imediat’, Valteri sulmon Ristanin: Kryetarja më e tmerrshme që ka pasur Tirana, nuk pastron as qytetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!