• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e Ilaria Sulës, gazetarja tregon dyshimet pse 22-vjeçarja ndodhej në banesën e autorit

08/04/2025
in Kronikë
Vrasja e Ilaria Sulës, gazetarja tregon dyshimet pse 22-vjeçarja ndodhej në banesën e autorit

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula ka tronditur mbarë opinionin publik. Lidhur me këtë ngjarje në emisionin “Opinion” në Tv Klan në një lidhje direkte ishte gazetarja Alba Kepi, e cila solli detajet më të reja mbi hetimet.

Gazetarja ndër të tjera zbuloi edhe shkakun që dyshohet se pse Ilaria Sula ndodhej në banesën e ish të dashurit të saj.

“Sa i takon detajeve se pse ndodhej në banesë sipas rrëfimit të një prej mikeshave të saj ka thënë që Ilaria ndodhej për të dorëzuar disa veshje që Mark Antony ka pasur në banesën dhe në shtëpinë ku Ilaria jetonte me disa mikesha të saj studente”, theksoi Kepi.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme nëna e autorit ka pranuar bashkëpunimin me të birin për fshehjen e trupit të Ilarias.

“Dita e sotme ka nisur pikërisht me këto dyshime që ju hidhni tani. Ka qenë prokurori i çështjes i cili ka thënë që prej datës 2 Prill- 7 Prill të gjitha detaje që kemi mbledhur na bëjnë të qartë që kjo ngjarje duhet të rishkruhet dhe ka nisur me marrjen në pyetje të nënës, e cila në rrëfimin e parë ka mohuar gjithaçka dhe të gjitha këto kanë bërë që të kishte dyshime dhe sot nëna e tij ka pranuar që ka qenë bashkëpunëtore në fshehjen e trupit. Ajo ka rrëfyer se ka dëgjuar thirrjet e Ilarias në ato momente. Është futur në dhomën e gjumit të të birit dhe ka parë se çfarë ka ndodhur. E ka ndihmuar që të hedhë tapetin e dhomës, e cila ishte e mbushur me gjak. E ka ndihmuar që të pastrojë dhomën dhe të fusë Ilarian e ndjerë në një thes të zi mbeturinash dhe më pas për ta fshehur brenda valixhes ku më pas u gjet”, shprehet gazetarja.

Ndër të tjera gazetarja ka bërë të ditur se autopsia nuk ka munudur të përcaktojë të saktë orarin e vdekjes së Ilaria, por prokurori i çështjes shprehet se nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës.

“Autopsia mbi trupin e saj, nuk ka mundur të përcaktojë orarin e vdekjes. Thuhet në mbrëmjen e datës 25 Mars duke u gdhirë data 26 Mars. Ndërsa sipas Mark Antony ata e kanë kaluar natën bashkë dhe në mëngjes ai e ka kryer këtë vrasje, por një fotogramë e policisë rrugore dhe telekamerave që masin shpejtësinë e makinave ka kapur automjetin e babait të Mark Antony me të cilën ka transportuar trupin, rreth 500 metra larg vendit të gjetjes së valixhes rreth orës 6 të mëngjesit. Për këtë thotë prokurori i çështjes që me shumë gjasa vrasja është kryer gjatë natës dhe ai ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për të pastruar dhomën dhe për të zhdukur trupin”, thekson gazetarja.

Gazetarja Kepi shprehet se kompjuteri i kompjuteri i vrasësit është shumë i rëndësishëm për hetimet e ngjarjes.

“Kompjuteri i Mark Antony është shumë i rëndësishëm për të kuptuar se kush kanë qenë aksionet e tij, por mbi të gjitha telefoni celular i Ilaria Sulës të cilën për një javë rresht autori i krimit e ka përdorur, por sipas rrëfimit të tij e ka hedhur në një puset”, thekson gazetarja Kepi.

Më të lexuarat

  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjyqtari Rexhep Bekteshi shpall të pafajshëm Trifon Muratajn: Kokainën në bananet e tij e kanë harruar trafikantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përplas fizikisht me gazetarin para Kuvendit, reagon Braçe: Më kishin zënë pritë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Enno Bozdo i PD me 31 pasuri ‘duke kursyer’ nga rroga, 26 prona në emrin e babait

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Kthimi i Veliajt imediat’, Valteri sulmon Ristanin: Kryetarja më e tmerrshme që ka pasur Tirana, nuk pastron as qytetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!