AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Zbaton urdhrat e Vuçiç”, reagime ndaj të emëruarit të ri të qeverisë serbe

by SHT Media
07/04/2025
in Botë
6
0
“Zbaton urdhrat e Vuçiç”, reagime ndaj të emëruarit të ri të qeverisë serbe
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga lëvdatat se si një figurë jopartiake do të nxisë dialogun në shoqëri, e deri te vlerësimet se do të udhëheqë një Qeveri të njëjtë dhe do të zbatojë urdhrat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç – janë reagimet ndaj emërimit të mjekut Gjuro Macut si i emëruar për formimin e qeverisë së re të Serbisë.

Kryeministri në mandat teknik, Millosh Vuçeviç, deklaroi më 7 prill se Gjuro Macut dhe Qeveria e re duhet të sjellin energji të re. Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), ai tha se Macut është një person “që mund të hapë dialogun shoqëror”, sepse nuk është i ngarkuar me “disa gjëra nga periudha e kaluar”. “Nuk e di nëse është e mundur të arrihet konsensus, por besoj se është e mundur të zhvillohet bisedë dhe dialog. Zgjidhja nuk qëndron te bllokadat dhe hedhja e vezëve”, tha Vuçeviç.

I pyetur nëse ka sinjale se një dialog i tillë mund të ndodhë, ai tha se kjo do të shihet në periudhën e ardhshme. “Besoj se dialogu është i mundur dhe jam i sigurt që është i domosdoshëm, por Serbia nuk ka shumë kohë për të pritur, duhet të ecë përpara”, u shpreh ai.

Presidenti Vuçiq njoftoi të dielën se doktori i endokrinologjisë, Gjuro Macut, është mandatar për përbërjen e re të Qeverisë së Serbisë. Macut është anëtar i këshillit nismëtar për formimin e “Lëvizjes për popullin dhe shtetin” të Vuçiçit. Ky i fundit, në adresimin e tij para publikut, tha se Qeveria e re do të zgjidhet deri më 18 prill dhe se Gjuro Macut “do të ndihmojë shumë në qetësimin e tensioneve”.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi më 7 prill se Macut tregoi guxim të madh që pranoi të udhëheqë Qeverinë “në një moment kaq sfidues”.

Ajo shtoi se kandidati për kryeministër “e ka dëshmuar me jetën e tij” se është dikush që mëson shpejt dhe është i gatshëm të punojë me përkushtim.

“Ajo që na nevojitet më shumë është të kemi një person të qetë, të matur, dikë që është njeri i dialogut”, tha Bërnabiç, duke theksuar se beson që ai do të jetë kryeministër i shkëlqyer. Nga ana tjetër, kryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), Dragan Gjillas, vlerësoi se emërimi i një mjeku pa përvojë politike si mandatar “përfaqëson përpjekjen e Aleksandar Vuçiçit për të fituar kohë për të qëndruar në pushtet”.

Në një deklaratë me shkrim, ai theksoi se Gjuro Macut “ka nënshkruar më herët mbështetje për listën e Partisë Progresive Serbe dhe ka folur në mitingje partiake”, dhe se ai është “edhe një tjetër zbatues i bindur i vullnetit” të Vuçiçit. “Një Qeveri e tillë e Serbisë do të jetë edhe një formë tjetër e pushtetit absolut të Vuçiçit, e privuar nga legjitimiteti, kontrolli dhe përgjegjësia”, vlerësoi lideri i SSP-së.

Kryetari i Partisë së re Demokratike të Serbisë (NDSS), Millosh Jovanoviç, tha se emërimi i Gjuro Macut është “ndërrim i ekuipazhit te Titaniku” që drejtohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Është e qartë se një qeveri e tillë nuk do të mund të shmangë përmbytjen, e aq më pak të zgjidhë krizën e thellë politike dhe shoqërore në të cilën ndodhet Serbia”, deklaroi Jovanoviç.

Partia opozitare Serbia Qendrore vlerësoi më 6 prill se për qytetarët e Serbisë është plotësisht e parëndësishme nëse në krye të Qeverisë është mandatar Gjuro Macut, kryeministri aktual Millosh Vuçeviç apo ish-kryeministrja Ana Bërnabiç. Në deklaratën e saj, kjo parti thekson se “për të gjithë është e qartë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është drejtuesi i vërtetë”.

Grupi joformal i intelektualëve “ProGlas” vlerësoi se emërimi i mjekut dëshmon se presidenti i Serbisë ka marrë vendim “për një qeveri të vazhdimësisë”. Akademiku i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU), Vlladimir Kostiç, tha më 7 prill në tryezën e rrumbullakët të “ProGlas” se muajt e fundit “të gjitha grupet shoqërore janë mbledhur për të shprehur mospajtimin me gjendjen në Serbi”.

“Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare CRTA, vetëm javën e kaluar janë mbajtur 452 protesta dhe 128 tubime. Përkundër gjithë kësaj, presidenti ka vendosur të mos dëgjojë dhe të mos flasë për kërkesat e shumicës shoqërore, por ka marrë vendim për një qeveri të vazhdimësisë. Ne nuk e pranojmë këtë politikë të vazhdimësisë”, tha Kostiç, njëri nga iniciatorët e “ProGlas”.

Presidenti i Serbisë më herët ka mbajtur konsultime me partitë parlamentare për mandatarin e Qeverisë së re, të cilat kanë filluar më 2 prill. Opozita parlamentare kishte paralajmëruar më parë se nuk do të marrë pjesë në ato konsultime. Ata kishin propozuar formimin e një qeverie kalimtare, gjë që është refuzuar nga përfaqësuesit e pushtetit.

Qeveria e Serbisë është në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend verifikuan dorëheqjen e Vuçeviç nga posti i kryeministrit, çka shënoi fillimin e afatit prej 30 ditësh për formimin e qeverisë së re. Vuçeviç kishte dhënë dorëheqje një muaj e gjysmë më herët, pas sulmit të aktivistëve të Partisë Progresive Serbe ndaj një grupi studentësh që kishin bllokuar punën e fakultetit në Novi Sad.

Rënia e Qeverisë së Serbisë që udhëhiqej nga Millosh Vuçeviç ndodhi në kulmin e protestave kundër regjimit, të cilat po i udhëheqin studentët që nga fundi i nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në të gjithë Serbinë.

Në qendër të kërkesave të tyre, të paraqitura ndaj institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë ligjore dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës
  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.