• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Do të vrasin në Spanjë”, Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen

02/04/2025
in Kronikë
“Do të vrasin në Spanjë”, Xhovana Nikolli: SPAK më ndaloi në Rinas, po më përçan me familjen

Pak ditë pas kontrollit të ushtruar në banesën e saj nga Prokuroria e Posaçme, ku u bë sekuestrimi i telefonave të saj, motrës dhe prindërve, Xhovana Nikolli ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Në një video të postuar në rrjet ku shfaqet së bashku me motrën e saj, ajo thotë se SPAK ka nisur të bëjë intriga dhe të tentojë ti përçajë ato.

Nikolli pretendon se është ndaluar në Rinas nga prokurorë të SPAK dhe se i kanë thënë që të mos shkojë në Spanjë, pasi motra e ‘ka shitur’ dhe se atje do ta vrasin.

“SPAK fut intriga mes motrave, turp t’ju vijë çfarë shteti kemi.. më bënë pritë në Aeroport dhe më thanë që ‘mos ik në Spanjë se motra t’ka shit do t’vrasin’, fjalët e SPAK-ut! Mbroni kriminelët dhe doni të shkatërroni familjen tonë… Jam e gatshme për çdo gjë deri në fund”, shprehet ajo.

Kujtojmë se motrat Nikolli kanë hedhur akuza ndaj të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani më herët.

Alda Nikolli, motra e Xhovanës, deklaroi në SPAK dhe një intervistë për Top Channel kohë me parë, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.

Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte e ku viktimë mbeti Enea Themollari, fqinji i tyre, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.

Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli, personazhi i njohur në botën e krimit, tashmë i arrestuar. Amarildo Nikolli po bashkëpunon me autoritetet dhe dyshohet se ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka përmendur emra të njohur të botës së krimit.

Deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të viteve 2020-2023. Emri i Nikollit u bë i njohur për publikun në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë. ‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasjen me pagesë të Inez Hajrullah.

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!