• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Kush është ish-i dashuri filipinez, që dyshohet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare

02/04/2025
in Kronikë
Kush është ish-i dashuri filipinez, që dyshohet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Itali, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula është gjetur e vdekur në një zonë të pyllëzuar.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se i dyshuar për vrasjen e saj është ish-i dashuri filipinez i vajzës.

Corriere della Sera raporton se trupi i saj ishte futur në një valixhe, të hedhur në një humnerë. Aktualisht, nuk dihen shkaqet e vdekjes. Në vendngjarje ndodhen hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e saj.

Sipas verifikimeve të para, e reja kishte pasur së fundmi një lidhje me një shtetas filipinas, i cili është identifikuar.

Ilaria studionte Statistikë në universitetin “Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolege ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.

Hetimet morën një kthesë dramatike gjatë natës, kur policia mbërriti në apartamentin e shtetasit filipinas në rrugën Homs, në lagjen Africano, ku mëngjesin e sotëm u krye një kontroll nga policia shkencore. I njëjti person, me të cilin viktima kishte shkëmbyer mesazhe për një kohë të gjatë natën e zhdukjes, është identifikuar nga policia dhe shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Ai mund të ndalohet së shpejti.

Mbrëmjen e zhdukjes, Ilaria kishte dalë nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, thanë se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, madje as sendet personale, ndërsa telefoni i saj kishte qëndruar i ndezur për njëfarë kohe dhe dikush madje kishte kthyer përgjigje në disa mesazhe. Nuk është e qartë nëse ishte vërtet ajo. Më pas, asnjë gjurmë nga e reja shqiptare.

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!