AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Paqja në Ukrainë, brenda vitit”, Trump flet mirë me Zelensky-n: SHBA në dorë të “bërthamorit”

by SHT Media
20/03/2025
in Politikë
6
0
Shtëpia e Bardhë mohon “kurthin” ndaj Zelenskyt: Donim vetëm një marrëveshje për paqen
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sherri në Shtëpinë e Bardhë është lënë pas. Presidenti amerikan, Donald Trump, njofton se ka zhvilluar një bisedë tepër të mirë telefonikë për një orë me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kjo erdhi pas diskutimeve që pati për 90 minuta me liderin rus, Vladimir Putin. Zelenski njoftoi pas telefonatës me Trump se beson që “paqja afatgjatë mund të arrihet këtë vit” nën lidershipin amerikan.

“Presidenti Trump ndau detaje të bisedës së tij me Putinin dhe folëm për çështje kyçe. Një nga hapat e para për t’i dhënë fund luftës plotësisht mund të jetë ndalimi i sulmeve në sistemin energjitik dhe infrastrukturës civile. E mbështes këtë hap dhe Ukraina konfirmoi se është gati ta zbatojë. Ekipet tona e diskutuan këtë hap në Arabinë Saudite.

Pala amerikane propozoi gjithashtu një armëpushim të pakushtëzuar në frontin e betejës. Ukraina e pranoi këtë. Ne besojmë se hapa të tillë janë të nevojshme për të krijuar mundësinë për një paqe gjithëpërfshirëse”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë konfirmon se pronësia amerikane e impjanteve bërthamore të Ukrainës është diskutuar gjithashtu, pavarësisht se Zelenski sqaroi më vonë se bëhet fjalë vetëm për atë në Zaporizhia që kontrollohet nga rusët. Biseda telefonike e së mërkurës shënoi herën e parë që dy liderët kanë biseduar që pas grindjes në Zyrën Ovale, pavarësisht se që prej atij momenti, ekipet amerikane dhe ukrainase janë takuar në Arabinë Saudite dhe kanë negociuar një armëpushim 30 ditor.

Zelensky shton se nuk ka marrë asnjë presion nga Trump për të bërë lëshime, por në të kundërt, presidenti amerikan i ka premtuar se do të shqyrtojë mundësinë që Ukraina të marrë sisteme mbrojtje nga Europa.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rreth nëntë orë dhunë, kaos dhe përplasje, protestuesit nuk kursejnë as bizneset te “Kullat Binjake”! I shkatërrojnë dhe plaçkisin

14/10/2026

Momenti kur protestuesit shpërthejnë derën e Kryesisë së Kuvendit dhe ndezin zjarr te hyrja e godinës!

14/10/2026

Dhuna gjatë protestës, reagon deputeti i PS: Plaçkitësit e doktorit ia dolën të sfumojnë kauzën e studentëve!

14/10/2026

Sulmi ndaj Ministrisë së Ekonomisë, Ibrahimaj: T’i vësh flakën një institucioni nuk është protestë paqësore

14/10/2026

Protesta e dhunshme, Policia rrethon Parlamentin me forca të shtuara!

14/10/2026

Protestuesit i vënë zjarrin edhe pemës dekorative para Kryeministrisë nën thirrjet “Digje, digje…!” Tentohet edhe Kryesia e Kuvendit

14/10/2026

Protesta e dhunshme para Kryeministrisë, Policia bën shoqërimet e para, disa i ndjek edhe me vrap!

14/10/2026

Protestat në Tiranë, 5 persona në urgjencën e Traumës, 3 të tjerë dalin nga QSUT

14/10/2026

Begaj reagon për protestën: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë! As përdorimi i forcës nga Policia s’duhet të dalë jashtë kufijve

14/10/2026

Protestuesit nuk kursejnë as bizneset te “Piramida”, i shkatërrojnë dhe u vënë flakën!

14/10/2026

U përzu nga protestuesit, Belind Këlliçi revoltohet: Ata janë të paguar!

14/10/2026

Protestuesit përshkallëzojnë situatën, sulmojnë me gurë edhe Kryeministrinë! Shkulin pllakat e trotuarit dhe godasin godinën

14/10/2026

Protestuesit tentojnë të shpërthejnë edhe dyert e Ministrisë së Brendshme, tentojnë të hyjnë brenda por përballen me Policinë!

14/10/2026

Pasi shkatërruan Ministrinë e Financave, protestuesit i drejtohen Kryeministrisë dhe Parlamentit!

14/10/2026

Pas Ministrisë së Arsimit, protestuesit shpërthejnë dhe shkatërrojnë Ministrinë e Financave! Policia ndërhyn me gaz lotsjellës

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rreth nëntë orë dhunë, kaos dhe përplasje, protestuesit nuk kursejnë as bizneset te “Kullat Binjake”! I shkatërrojnë dhe plaçkisin
  • Momenti kur protestuesit shpërthejnë derën e Kryesisë së Kuvendit dhe ndezin zjarr te hyrja e godinës!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.