• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Gonxhja prezanton Programin Kombëtar të Strehimit Social, kritika për disa bashki: Vuajnë për informacion

18/03/2025
in Politikë
Gonxhja prezanton Programin Kombëtar të Strehimit Social, kritika për disa bashki: Vuajnë për informacion

Bazuar në analizën mbi rezultatet e deritanishme, prioritetet strategjike dhe investimet e ardhshme për të garantuar strehim të qëndrueshëm dhe të përballueshëm për familjet në nevojë, ministri tha se ky sektor ka ende vend për më shumë punë.

Gonxhja nuk kurseu kritikat as për disa bashki, stafin e tyre madje edhe për kryebashkiakët.

Ai tha se disa nuk kanë informacion të plotë mbi programin e strehimit, duke bërë që në këtë sektor të ketë mangësi dhe vonesa si për shembull, disa qytetarë nuk kanë marrë ende banesat nga programi i rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019.

Për këtë arsye ministri bëri thirrje që të institucionet lokale dhe qendrore të bashkëpunojnë në mënyrë që mos ketë më vend dhe hapësire për gabime.

Gonxja: Strehimi social është një nga sektorët që për mendimin tonë me analizat që kemi bërë ka pasur mangësi dhe i ka munguar një informacion i plotë për qytetarët. Shumica e qytetarëve nga anketimet tona, nuk e kanë të gjithë informacionin përkundrazi janë të keqiformuar mbi këtë sektor. Nga ana tjetër kemi vënë gjithashtu re qe edhe bashkitë dhe bashki kryesore të vendit, stafet e tyre, ndonjëherë edhe vetë kryebashkiakët e them me keqardhje, se me siguri nuk është një gjë që ka të bëjë me mungesë e vëmendjes apo vullnetit tyre, por vuajnë për informacion të plotë mbi këtë sektor dhe mbi programet e shumta që ka qeverisja vendore.

Nëse bëhemi një skuadër, një forcë e përbashkët për të përballuar këtë problematikë të fortë që është  jetik për qytetarët, do të ishim edhe më të fuqishëm. Do kishim më tepër mundësi, më shumë sukses dhe më tepër akses në aplikime të shumta që janë disponibël sa i takon që janë dhe financime të huaja, programe të huaja, kredi me interesa të ulëta dhe me avantazhe që janë për projekte ose propozime që mund të bënim ne dhe ju si bashki së bashku për këtë sektor. Ne e dimë të gjithë rëndësinë që ka kjo e drejtë fiziologjike, kjo është një e drejtë e njeriut, strehimi e drejtë jetike e familjes dhe e njeriut.

Në këtë aspekt vijmë nga një e shkuar jo shumë e largët që lidhet me rindërtimin, problematikë e madhe që na përballi me këtë emergjencë, sepse asnjëherë nuk dihet magnituda që sjell një tërmet dhe kjo na ka marrë shumë kohë, vite, na ka marrë dhe shumë kapacitete në kuptimin dhe të adminsitratës që janë angazhuar për tu marrë me një problematikë që nuk ka qenë e preventivuar në ato parashikime që zakonisht bëhen në nevojat që ka buxheti. Vijmë me një problematike, megjithëse është trajtuar në masën me të madhe dhe akoma  kapasoja për sa i përket strehimit. Mund të ketë pasur një kryefamiljar që nuk është më, vonesë në ndërtimin e një objekti, etj.

Sukses i jashtëzakonshëm, marrim shembull Italinë, i ka marrë 30 e më shumë vite kohë që të marrin veten nga tërmeti, aq më tepër nuk kanë marrë shtëpi pa pagesë siç është bërë këtu.
Nga 2018 e këtej një reforme e strehimit social, fondi prej 3% i strehimit special që vjen nga zhvilluesit privat në bashki, ky është lajm i mirë. Nuk kemi inventarizim të pritshmërive që duhet të ishin arritur, ky është lajm i keq.

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!