• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Meta uron nga qelia Krypeshkopin e ri: ‘Përrallat’ në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare Anastasit, morën sot përgjigjen e merituar

16/03/2025
in Politikë
Meta uron nga qelia Krypeshkopin e ri: ‘Përrallat’ në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare Anastasit, morën sot përgjigjen e merituar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Fortlumturinë e Tij, Joan Pelushin, për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë nga Sinodi i Shenjtë.

“Në këtë moment historik për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i shpreh urimet më të përzemërta Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushit”, shkruan Meta, duke e cilësuar atë një personalitet të jashtëzakonshëm, me të cilin ka bashkëpunuar ngushtë në kohën kur drejtonte Mitropolinë e Shenjtë të Korçës.

“Jam dy herë i lumtur për zgjedhjen në këtë detyrë shumë të rëndësishme të një personaliteti të jashtëzakonshëm, të cilin e njoh nga afër dhe kam patur fatin të bashkëpunoj në detyrat e larta shtetërore kur Ai drejtonte Mitropolinë e Shenjtë Korçë”, thekson Meta.

Ai shprehet besimplotë se Kryepeshkopi i ri do të vijojë me dashuri dhe përkushtim misionin në shërbim të Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, si dhe forcimit të harmonisë ndërfetare.

Në mesazhin e tij, Meta shpreh edhe njëherë mirënjohjen për kontributin e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos, duke theksuar se “të gjitha ‘përrallat’ në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas morën sot përgjigjen e merituar”.

“Jam besimplotë se me bekimet e Zotit Fortlumturia e Tij Joani do të vijojë me shumë dashuri punët dhe veprat e mira në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, në përçimin e vlerave shpirtërore dhe mësimeve të shenjta, të paqes dhe të forcimit të harmonisë tonë ndërfetare, shembull frymëzues për mbarë botën.

Edhe njëherë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për kontributin e madh, të paharruar dhe gjithmonë të vlerësuar të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos për ringritjen e Kishës dhe për edukimin e brezave të rinj të klerikëve ortodoksë. Të gjitha “përrallat” në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas, morën sot përgjigjen e merituar. Edhe njëherë urime Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushit dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë”, shkruan Meta.

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!