AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Pesë vjet nga fillimi i pandemisë COVID-19, OBSH: Mbi 15 mln persona humbën jetën në 2 vitet e para

by SHT Media
11/03/2025
in Botë
6
0
Pesë vjet nga fillimi i pandemisë COVID-19, OBSH: Mbi 15 mln persona humbën jetën në 2 vitet e para
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 11 mars 2020 Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se koronavirusi ishte tashmë një pandemi globale. Sipas OBSH-së, vetëm në dy vitet e para të pandemisë, gati 15 milionë njerëz humbën jetën nga koronavirusi, ose nga ndikimi i tij në sistemet e mbingarkuara shëndetësore.

Në dhjetor 2019, mjekët në qytetin kinez Wuhan filluan trajtimin e një grupi pacientësh me pneumoni. Qyteti në një provincë pranë Pekinit ka një popullsi prej mbi njëmbëdhjetë milionë banorësh.

Më 31 dhjetor 2019, Kina njoftoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për pacientët që ishin futur në karantinë dhe se autoritetet kishin filluar të regjistronin lëvizjet e pacientëve për të gjurmuar burimin e sëmundjeve.

Më 6 janar, u sëmur banori i parë në Tajvan me simptoma të ngjashme me gripin, dy javë pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Wuhan, duke ofruar kështu tregues se burimi i sëmundjes mund të kishte një periudhë të gjatë inkubacioni prej rreth katërmbëdhjetë ditësh.

Shkaku ishte i panjohur, por lidhej me tregun e ushqimeve të detit në Huanan, ku shiteshin edhe kafshë, që i shtyu mjekët të sugjerojnë se sëmundja mund të përhapej nga kafshët tek njerëzit.

Në një studim në revistën Nature (e hënë, 3 shkurt 2020) shkencëtarët thanë se virusi mund ta ketë origjinën nga lakuriqët e natës. Nga ekzaminimet e gjenomit të virusit kishte ngjashmëri prej 96% me atë të koronavirusit në lakuriqët e natës.

Më 11 janar u raportua vdekja e parë dhe infeksionet brenda Kinës vazhdua të rriten dhe brenda dy javësh u raportuan raste infektimi në Tajlandë, Japoni, Korenë e Jugut dhe gjetiu në Azi.

Me afrimin e shpejtë të Vitit të Ri Kinez, shqetësimi për përhapjen e virusit u rrit. Brenda Kinës, miliona persona po përgatiteshin të udhëtonin drejt familjeve në të gjithë vendin dhe jashtë tij.

Aeroportet në mbarë botën fillojnë të kontrollojnë udhëtarët nga Wuhani për temperaturë të lartë, ose shenja ethesh.

Më 21 janar, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) konfirmuan se patën rastin e parë të virusit në Shtetet e Bashkuara. Pacienti, në shtetin e Uashingtonit, ishte kthyer së fundmi nga Wuhani.

“Po punojmë për t’u përgatitur për gjërat e pritshme, të papriturat dhe të paimagjinueshmet”, u tha amerikanëve Nancy Messonnier, nga Qendra Kombëtare për Imunizimin dhe Sëmundjet e Frymëmarrjes.

Shkencëtarët e quajtën virusin koronavirusi i ri, ose SARS-CoV-2. Sëmundja që u bë e njohur si COVID-19.

Kina vendosi mbylljen e Wuhan-it dhe qytetet përreth, ndërsa vendet në mbarë botën filluan evakuimin e shtetasve të tyre. Deri në fund të janarit, njëzet e tre vende raportuan raste të koronavirusit në çdo kontinent dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencën shëndetësore globale.

“Vendimi për të shpallur emergjencën u mor kryesisht për shkak të shenjave të transmetimit nga njeriu te njeriu jashtë Kinës”, tha në atë kohë drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në të gjithë botën konferencat dhe panairet u anuluan, anijet turistike u futën në karantinë dhe bizneset e detyruara të mbyllen pësuan goditje financiare. Kufijtë u mbyllën dhe turistët u riatdhesuan.

Mes shqetësimeve për mungesë të furnizimeve, OBSH deklaroi se bota po përballej me një pandemi.

“Jemi thellësisht të shqetësuar si nga nivelet alarmante të përhapjes dhe ashpërsisë, ashtu edhe nga nivelet alarmante të mosveprimit. Prandaj kemi bërë vlerësimin se COVID-19 mund të karakterizohet si një pandemi”, tha drejtori i OBSH-së.

Gjatë valës së parë, vende në Evropë, si Italia dhe Spanja u goditën rëndë, me spitalet që nuk mundeshin të përballonin fluksin e pacientëve të sëmurë rëndë, shumë prej të cilëve nuk mbijetuan. Vendet në mbarë botën filluan masat e izolimit për të frenuar virusin. Distancimi social dhe dezinfektimi i sipërfaqeve u bënë të detyrueshme, ndërsa vazhdonte puna kërkimore për vaksinat. Rikthimi i pjesshëm i bizneseve dhe i shkollave në vjeshtë u shoqërua me një valë të dytë përhapjeje të COVID-19.

Më në fund, në dhjetor 2020, një injeksion i ri i llojit mRNA nga kompania Pfizer BioNTech, i cili nuk përdor viruse të gjalla ose të dobësuara, u miratua në Britani dhe brenda një jave u licencua. Ajo u pasua më vonë nga vaksina e kompanisë Moderna.

Studimet më vonë sugjeruan se vaksinat e prodhuara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna, siguruan mbrojtje më të mirë ndaj COVID-19 dhe varianteve të tij të shumta, dhe shumica e vendeve kaluan drejt përdorimit të këtyre vaksinave.

Në vitin 2023, dy shkencëtarë, zbulimet e të cilëve mundësuan vaksinat e reja mRNA, u nderuan me Çmimin Nobel në mjekësi.

Zhvillimi i vaksinave ndihmoi në frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe pasi virusi evoluoi në stade të ndryshme, vaksinat u modifikuan.

Sipas një modeli matematikor të përdorur në Kolegjin Imperial të Londrës, vaksinat vlerësohet se mund të kenë parandaluar vdekjen e deri në 20 milionë personave.

Zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë se edhe pse COVID-19 është shndërruar tashmë në një virus respirator si gripi sezonal, për disa njerëz virusi do të vazhdojë të jetë fatal. (VOA)

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

The Guardian: Vuçiçi ndërhyri për t’i hapur rrugë kullës Trump në Beograd, zbulohen detaje të reja

15/10/2026

Protestat e dhunshme/ Berisha: Zgjidhja e vetme dorëheqja e Ramës, ka humbur betejën me popullin

15/10/2026

“Dijeni ku janë fëmijët tuaj”, Policia me apel urgjent për prindërit

15/10/2026

Tensione në Korçë, protestuesit sulmojnë shefin e Komisariatit dhe efektivët, Policia shoqëron të dyshuarit!

15/10/2026

Protestuesit nuk kursejnë as kioskat e biznesit, i shkatërrojnë dhe grabisin! Pajisjeve u vënë flakën, Policia shoqëron disa persona

15/10/2026

“Keni marrë lekë…!”- Protestuesit zihen me njëri-tjetrin në sy të Policisë: Jam vetëm, s’jam me grupimin tuaj!

15/10/2026

Berisha merr përsipër autorësinë e protestës dhe i bën apel studentëve e nxënësve për bojkot: Braktisni mësimin, shpëtoni të ardhmen tuaj!

15/10/2026

Po sikur Rama ta japë dorëheqjen, çfarë do të ndodhë pastaj?

15/10/2026

Rikthehen tensionet dhe dhuna te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin gurë dhe sende të forta! Policia përgjigjet me ujë e gaz duke i larguar

15/10/2026

“Janë duart e zeza dhe të liga”- Dhuna në protestë, reagon ministrja Kumbaro: Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta! Duan destabilizim

15/10/2026

Protesta në Shkodër, gjimnazistët sulmojnë me gurë Bashkinë dhe shkaktojnë dëme! Policia shoqëron disa prej tyre

15/10/2026

Tragjedi në Pakistan, 28 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle, mes viktimave edhe fëmijë (VIDEO)

15/10/2026

Veteranët e luftës në Kosovë reagojnë: Vandalët të mos përdorin flamurin e UÇK-së!

15/10/2026

Protesta dhe dhuna para Parlamentit, pas tensioneve Policia i shpërndan me gaz lotsjellës! (VIDEO)

15/10/2026

Dëmet gjatë protestës, Dhoma e Tregtisë dhe 8 shoqatat e biznesit apel Policisë: Mbroni jetën dhe pronën publike e private! Autorët të mbajnë përgjegjësi

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • The Guardian: Vuçiçi ndërhyri për t’i hapur rrugë kullës Trump në Beograd, zbulohen detaje të reja
  • Protestuesit sulmojnë selinë e PS në Tiranë, policia shpërndan turmën me gaz

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.