• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Mban ‘gjallë’ artizanatin, Rama ndan historinë e sipërmarrëses nga Voskopoja (Video)

11/03/2025
in Politikë
Mban ‘gjallë’ artizanatin, Rama ndan historinë e sipërmarrëses nga Voskopoja (Video)

Kultura dhe artizanati në Voskopojë vijon të trashëgohet brez pas brezi. I tillë është edhe rasti i Anita Zguri, me origjinë vllahe, e cila është kthyer nga Greqia ku ka jetuar prej 15 vitesh dhe ka investuar në një biznes me punime artizanale, në të cilin janë të angazhuar shumë gra dhe vajza që punojnë qilimat, tezgjahun, veshjet e endura me grep e shtiza.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë historinë e Anitës, duke vënë theksin se me biznesin e saj mban gjallë jo vetëm ekonominë familjare dhe të shumë grave të zonës, por edhe traditën e bukur shqiptare të punimeve me dorë.

Anita tregon peripecitë që ka kaluar kur emigroi në Greqi, dhe më pas vendimin për t’u kthyer në Shqipëri. Në fillim ajo thotë se hapi një dyqan rrobash në Durrës, por më pas, vendosi që të bënte diçka për Voskopojën.

“Kam ikur në vitin 1991 në Selanik pa ditur gjuhën. Greqishten nuk e dija fare, dija vetëm gjuhën vllahe që më kishte mësuar gjyshja. Me atë u merrja pak veshët me grekët, por unë gjithmonë në mendjen time e kisha se një ditë do kthehem në vendin tim dhe atë bëra. U kthyem nga Greqia jetuam në Durrës. Hapa një dyqan me rroba për shumë vite, eci shumë mirë. Më pas ishte dëshira për t’u kthyer në Voskopojë, për të bërë diçka për Voskopojën. E shikoja këtë ndërtesën që ishte e mbyllur dhe i thosha motrës po sikur ta marr unë të bëj diçka për Voskopojën. Doja të bëja artizanatin. Bëra kërkesë për këtë ndërtesë në bashkinë e Korçës dhe m’u aprovua. Ka ndryshuar shumë për mirë. Çdo gjë duket në rregull, ka marrë drejtimin e vet. Kush do të punojë, punon, sakrifikon. Pa punë nuk arrihet asnjë gjë. Dhe atje jashtë nuk besoj se e kanë kaq të lehtë, në vendin tonë është më e lehtë”, tha ajo.

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!