AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Zgjatet mandati i Komisionit të Dezinformimit, Braçe: Duhet të adresohen sugjerimet

by SHT Media
11/03/2025
in Politikë
6
0
Zgjatet mandati i Komisionit të Dezinformimit, Braçe: Duhet të adresohen sugjerimet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin, Erion Braçe, ka kërkuar zgjatjen e mandatit të këtij komisioni deri në përfundim të legjislaturës, në mënyrë që të përmbyllen të gjitha proceset dhe të adresohen rekomandimet që kanë dalë nga raporti përfundimtar dhe konsultimet me shoqërinë civile e institucionet përkatëse.

“Ne do e rihedhim përsëri për konsultim publik, pas opinioneve të marra nga këto institucione apo kontributorë, në mënyrë që të mbledhim më tepër opinione lidhur me draft-strategjinë tashmë të publikuar e dërguar pranë këtyre adresave institucionale. Afati shtyhet deri në përfundim të kësaj legjislature, që do të jetë diku në fund të muajit korrik,” deklaroi z. Braçe.

Në raportin e hartuar nga Komisioni, janë evidentuar një sërë problematikash që lidhen me mungesën e transparencës në financimin e medieve, përhapjen e lajmeve të rreme në rrjetet sociale, mungesën e mekanizmave mbrojtës ndaj ndërhyrjeve të huaja në fushata elektorale, si dhe dobësitë në sistemin ligjor për parandalimin e ndikimeve keqdashëse nga aktorë të jashtëm.

“Është e rëndësishme që të përcaktohen qartë rolet dhe përgjegjësitë e strukturave të reja shtetërore për të monitoruar investimet e huaja, proceset zgjedhore dhe mediet online, duke siguruar koordinim efikas dhe duke shmangur mbivendosjen e kompetencave,” u shpreh kryetari i Komisionit.

Sipas z. Braçe, gjetjet e raportit kërkojnë domosdoshmërisht një vazhdimësi të punës për të zhvilluar një paketë konkrete ndërhyrjesh ligjore dhe institucionale, në mënyrë që vendi të jetë më i mbrojtur ndaj fushatave manipuluese dhe ndërhyrjeve të huaja, që rrezikojnë integritetin e demokracisë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

U godit me gur në kokë, komandanti i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë

15/10/2026

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit në Shkodër, plagoset shefi i forcave të rendit

15/10/2026

Irlanda: Shqipëria, progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE

15/10/2026

FMN paralajmëron: Sulmet ndaj Arabisë Saudite mund të dëmtojnë ekonominë globale

15/10/2026

Princ Harry dhe Meghan bëjnë paraqitjen e parë të përbashkët publike që nga kthimi në Britani

15/10/2026

Protesta e dhunshme në Durrës, shoqërime masive nga forcat e rendit, pesë policë në spital

15/10/2026

Miliarda dollarë dëme dhe një poshtërim për Bin Salman! Arabia Saudite në krizë

15/10/2026

Kallas i del kundër Kroacisë: Mos bllokoni zgjerimin e BE-së! Mali i Zi në mes të përplasjes

15/10/2026

VIDEO / Protesta në Tiranë, i vihet zjarri një ndërtese pranë Ministrisë së Arsimit

15/10/2026

Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën drejtuesi i një makine

15/10/2026

The Guardian: Vuçiçi ndërhyri për t’i hapur rrugë kullës Trump në Beograd, zbulohen detaje të reja

15/10/2026

Protestuesit sulmojnë selinë e PS në Tiranë, policia shpërndan turmën me gaz

15/10/2026

Protestat e dhunshme/ Berisha: Zgjidhja e vetme dorëheqja e Ramës, ka humbur betejën me popullin

15/10/2026

“Dijeni ku janë fëmijët tuaj”, Policia me apel urgjent për prindërit

15/10/2026

Tensione në Korçë, protestuesit sulmojnë shefin e Komisariatit dhe efektivët, Policia shoqëron të dyshuarit!

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • U godit me gur në kokë, komandanti i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë
  • Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit në Shkodër, plagoset shefi i forcave të rendit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.