• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Sa shumë keni vjedhur”, Rama-komentuesit: E kuptoj që nuk del dot nga këneta, por po fyen 800 mijë votues!

09/03/2025
in Politikë
“Sa shumë keni vjedhur”, Rama-komentuesit: E kuptoj që nuk del dot nga këneta, por po fyen 800 mijë votues!

Sikundër e ka kthyer tashmë në ‘traditë’, kryeministri Edi Rama vijon komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur komenteve të disa prej tyre.

Kështu ka bërë edhe sot, ku ka zgjedhur që t’u përgjigjet disa komentuesve, në lidhje me postimin e bërë më herët për rrugën e re Shëngjin-Velipojë.

“Shëngjin-Velipojë është një aks i mahnitshëm… ajo rrugë tani është drejt përfundimit dhe postimi sot në mëngjes i videos për të ka nxitur komente, ndër të cilat dy a tre ia vlen të diskutohen’, shprehet Rama.

“Nuk ke asnjë rrugë me standarde, sepse pjesa e standardit që i duhet rrugëve ju duhet të paguani zgjedhjet”, ishte ky një nga komentet që Rama i është përgjigjur duke i thënë ndër të tjera se është fyerje për 800 mijë votuesit e PS, nëse thuhet se blihen votat në zgjedhje.

“E kundërta është e vërtetë! Çfarë i karakterizon mijëra kilometra rrugë të ndërtuara prej nesh janë standarde, e këtë nuk e them unë por partnerët tanë të BE. Mos harro se pas një beteje të gjatë e futëm Shqipërinë në korridoret europiane në 2023, dhe po ndërtojmë korridorin blu dhe korridorin 8. Dhe rrugën e Kombit që u hap në kohën e kënetës, jemi përpjekur ta fusim në standardet europiane, dhe ende nuk ka mbaruar përpjekja. Ironia pastaj se standardet mungojnë se ne paguajmë zgjedhjet, është një fyerje direkt e 800 mijë shqiptarëve, që në 11 maj do t’i afrohet 1 milionëve që votojnë mua dhe PS, pikërisht sepse ne po ndërtojmë një Shqipëri me standarde mbi kënetën e plagëve të thella që trashëguam kur morëm detyrën”, tha Rama.

“Vendi nuk bëhet kurrë si Italian, edhe po të rrish 10 shekuj në pushtet”, ishte një tjetër koment, të cilit Rama iu përgjigj duke i sjellë në kujtesë numrin e turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar, si dhe organizimit dhe samitet që mbahen në vendin tonë me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë bota.

“Italia është një nga shtatë ekonomitë e botës, kështu që Shqipëria as mund të bëhet Italia, as nuk ka pse pretendon të bëhet, por mund dhe do të bëhet një copëz Italie në Ballkan, por një gjë nuk e kuptoj… pse nuk gëzohesh ti kur sheh një punë të bukur?”, replikoi kreu i qeverisë.

“Po sa shumë keni vjedh, në 12 vite vetëm rrugë, spitale dhe shkolla po reklamon sikur ke bërë namin…”, këtij komenti Rama i është përgjigjur me ironi e batuta, duke i thënë se nuk duhet ta tregojë kaq hapur “që nuk del dot nga kënetë”, metaforë që ai e përdor për opozitën.

“Në 12 vjet namin mbase nuk e kemi bërë, por që namin e zi Shqipërisë ia kemi hequr, ia kemi hequr dhe kjo nuk ha asnjë diskutim. Sot udhëheqësit e vendeve të tjera mblidhen këtu dhe bëjnë samite. Më parë ndërkombëtarët e shikonin Shqipërinë me nënqeshje, sot ulemi në tryeze si të barabartë. Rrugë, shkolla, spitale, kurrë më shumë se në këtë dekadë nuk janë ndërtuar, dhe me standarde europiane. Dakord nuk e del dot nga këneta, por të paktën mos e thuaj haptazi që nuk del dot”, i tha ai.

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!