AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Aleanca” e Berishës, analisti Mërtiri: Të fusësh në koalicion vorio epiriotët dhe çamët bashkë, është karikaturë

by SHT Media
09/03/2025
in Politikë
6
0
“Aleanca” e Berishës, analisti Mërtiri: Të fusësh në koalicion vorio epiriotët dhe çamët bashkë, është karikaturë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD-së, Sali Berisha do të garojë në zgjedhjet e 11 majit me një koalicion “Aleanca për Shqipërinë madhështore ku janë bashkuar në total 26 parti.

Por Berisha me 25 parti a mund të prodhojë vota?

Në një intervistë për Report Tv, analisti Ergys Mërtiri thotë se veç propagandës për t’i thënë shqiptarëve se ka shumë pas vetes, nuk do të ketë asnjë efekt tek vota.

“Nevoja e ethshme për të bërë koalicion me këdo është e kundërta e asaj çfarë ka nevojë një parti në këto kushte. Nga izolimi total, duket fitore e madhe fakti që Jenishehri, Gjuzi, Alimadhi, një tufë njerëzish me zero peshë i janë bashkangjitur atij në një koalicion. I vetmi lajm që ka prodhuar janë 26 parti në koalicion, por nëse shikon treçereku janë me zero peshë.

Përcjell idenë se Berisha është i vogël dhe kërkon t’u tregojë me ngulm që ka koalicion të madh, por unë shoh dhe të mëdhentjë në atë koalicion janë të dobët. Qoftë partia e Idrizit, Dukës e Metës kanë humbur peshën elektorale prej kohësh. Berisha nuk do të marrë vota prej tyre sepse ata nuk do të punojnë për të mbledhur vota për të bërë fushatë se e kanë të sigurtë vendin ku Berisha u ka garantuar. Berisha nuk do të marrë ndonjë gjë por thjesht u duhet për ti thënë shqiptarëve se shumicën e politikës e ka pas vetes”, thotë Ergys Mërtiri.

Mërtiri argumenton pse Berisha nuk mundësi ta mundë Ramën dhe paradoksin e koalicionit të Berishës.

“Rama ka qeverinë më të dobët për shkak të skandaleve, e imazhit të keq që ka, por kjo opozitë është aq e dobët sa nuk është më kërcënim për zotin Rama dhe nuk ka luftë me Ramën, por kërcënimi Berishës i vjen nga partitë e reja, që mund të prodhonin një bosht nëse do të ishin të bashkuara, por dhe kështu mund të prodhojnë një pol të tretë duke marrë vota. Dhe Berisha për të treguar se ka bashkuar opozitën ka prodhuar një numër fiktiv të koalicionit e të tjerët janë ata që i shërbejnë Ramës duke mos hyrë në koalicion. Por kjo është retorikë boshe, se ky nuk është koalicion. Të mbledhësh thërrmija të parëndësishme nuk është koalicion, asnjëri prej tyre nuk bën as një përqindje të vogël votash sa do të bënte Adriatik Lapaj.

Ka dhe një paradoks. Se ështe me grekë e çamë brenda. Bëhet fjalë për figura që Berisha i ka kandiduar si Beleri në Himarë, që ka dalë është ekspozuar me flamuj të Vorio Epirit që është zgjatim i partisë ekstremiste greke, që manipulon kauza të paqena duke përdorur flamurin e Vorio Epirit për interesa bajate.

Të fusësh në koalicion edhe Vorio Epiriotët edhe çamët, ata që luftojnë për çamëri është paradoks që vetëm në mënyrën si bën politikë mund të ekzistojë. Nuk mund të jesh edhe me gjermanët, edhe me ballistët, e partizanët. Nuk ka sens dhe kthehet në karikaturë. Këta nuk kanë as kauza as parime”, tha ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dhuna në protestë, përfundojnë të lënduar te Trauma 2 efektivë policie dhe 4 të rinj! Paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore

15/10/2026

Tensione në bulevard, protestuesit sulmojnë me gurë edhe makinat e mediave!

15/10/2026

“Të mbajmë larg dhunës të miturit”- Kryeparlamentari Peleshi pas shtyrjes së seancës plenare: T’i thërrasim arsyes, Shqipëria mbi çdo dallim politik

15/10/2026

Protestuesit nuk e ndalin dhunën, sulmojnë gurë drejt Policisë, FNSH përdor gaz lotsjellës!

15/10/2026

Aksidenti tragjik në aksin Tiranë-Rinas, AMP arreston efektivin e “Shqiponjave” pas vdekjes së 66-vjeçarit

15/10/2026

Dhuna në protestë, 16 të arrestuarit e parë dalin nesër para Gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë!

15/10/2026

Protestuesit i vënë zjarrin një tjetër biznesi, digjet kioska në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Tymi dhe flakët mbulojnë zonën

15/10/2026

Dhuna dhe kaosi në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Protesta ka kaluar në vandalizëm ndaj pronës private, bëni kujdes

15/10/2026

Dhuna dhe kaosi në protestë, ministri Gonxhja apel prindërve: Flisni me fëmijët, të protestosh nuk do të thotë të vandalizosh!

15/10/2026

Berisha merr përsëri autorësinë e protestës, mesazh Ramës: Jep dorëheqjen! Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut

15/10/2026

Protestuesit rinisin sulmin ndaj policisë përballë Kryeministrisë, Policia i mban larg me ujë e gaz!

15/10/2026

Ky është efektivi i policisë që u lëndua në protestë në Shkodër, mori goditje në kokë! Ministria e Shëndetësisë: Iu nënshtrua ndërhyrjes!

15/10/2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

15/10/2026

Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

15/10/2026

Bizneset e dëmtuara nga protesta, Ibrahimaj inspekton dëmet tek ‘Zogu i Zi’: Nuk janë studentë ata që shkatërrojnë qytetin! Dokumentoni dëmet

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dhuna në protestë, përfundojnë të lënduar te Trauma 2 efektivë policie dhe 4 të rinj! Paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore
  • Tensione në bulevard, protestuesit sulmojnë me gurë edhe makinat e mediave!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.