• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Samit krize në BE, kancelari gjerman Scholz kundër paqes së diktuar në Ukrainë

07/03/2025
in Botë
Scholz thirrje për armëpushim në Gaza gjatë Ramazanit: E papranueshme që myslimanët të ndihen të pasigurtë

Në samitin e BE-së në Bruksel, kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) paralajmëroi edhe një herë kundër një “paqeje të diktuar” në Ukrainë. “Është shumë e rëndësishme që ne të sigurojmë që Ukraina të mos i duhet të pranojë një paqe të diktuar”, tha Scholz në margjinat e takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së të enjten (06.03.).

Duhet të bëhet fjalë për “një paqe të drejtë dhe korrekte që garanton sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”. Sipas Scholz, kjo do të përfshinte “një ushtri të fortë ukrainase edhe në kohë paqeje”. Ukraina duhet të mbetet si një “komb sovran, demokratik, i pavarur”, theksoi kancelari gjerman. “Ajo nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë vetë.” Scholz paralajmëroi të ruhet qetësia kur bëhet fjalë për presidentin e SHBA, Donald Trump. “Ne duhet të sigurojmë që Ukraina të vazhdojë të mbështetet”, tha ai. Kjo përfshin mbështetjen financiare dhe ushtarake nga evropianët dhe SHBA.

Presidenti francez, Emmanuel Macron merr iniciativën para samitit të BE-së për Ukrainën dhe u bën oferta për mbrojtje bërthamore partnerëve evropianë. Para kërcënimit rus Franca është e hapur për të përdorur armët e saj bërthamore për të mbrojtur partnerët e saj evropianë, është shprehur presidenti francez, Emmanuel Macron. “Kapaciteti kërcënues bërthamor i yni na mbron: ai është i plotë, sovran dhe tërësisht francez”, tha Macron në një fjalim televiziv drejtuar kombit të mërkurën. Ai e përshkroi Rusinë si një kërcënim për Francën dhe Evropën. Lufta në Ukrainë është tashmë një “konflikt global”, vazhdoi Macron.

Shqetësime nga Gjermania

Shkak për nismën e Macron ka të ngjarë të jetë edhe shqetësimi i kancelarit të ardhshëm gjerman Friedrich Merz, nëse NATO do të qëndrojë në formën e saj aktuale deri në qershor. “Në përgjigje të thirrjes historike të kancelarit të ardhshme gjerman, kam vendosur të hap debatin strategjik për mbrojtjen e aleatëve tanë në kontinentin evropian përmes kërcënimit tonë bërthamor”, tha presidenti francez.

Friedrich Merz është shprehur në favor të bisedimeve me Francën dhe Britaninë e Madhe për zgjerimin e mbrojtjes bërthamore. Franca dhe Britania e Madhe janë dy fuqitë e vetme bërthamore në Evropë.

Nisma e Macron në Francë është pritur me kritika. Liderja e opozitës, Marine Le Pen është rreptësisht kundër zgjerimit të mburojës bërthamore në Evropë. Me ofertën, Macron “minon kërcënimin tonë”, tha Le Pen.

Reagimi nga Rusia

Qeveria ruse akuzoi presidentin francez se ka humbur lidhjen me realitetin. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha: “Nëse ai na konsideron si kërcënim, thërret një takim të shefave të shtabit të përgjithshëm të vendeve evropiane dhe Britanisë, deklaron se përdorimi i armëve bërthamore është i nevojshëm dhe përgatitet që të përdorë armë bërthamore kundër Rusisë, atëherë sigurisht që ky është një kërcënim”, tha Lavrov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Ndërkohë, Rusia jo vetëm që sulmon verbalisht Evropën, por gjithashtu po vazhdon luftën kundër Ukrainës. Ndërkohë ushtria ukrainase sipas të dhënave të saj ka shkatërruar 68 dronë rusë në orët e para të së enjtes. Forcat e armatosura ruse sulmuan Ukrainën me 112 dronë dhe dy raketa balistike. Synimi ishte edhe infrastruktura në rajonin e Odesës në jug të Ukrainës.

Franca i ofron Ukrainës informacion nga shërbimet sekrete franceze. Lajmin e ka bërë të ditur ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu. SHBA kishte njoftuar më parë të mërkurën se do të pezullonte shkëmbimin e informacionit të inteligjencës me la/Ukrainën. Kjo është një goditje e rëndë për mbrojtjen e Ukrainës ndaj sulmeve të Rusisë.

Më të lexuarat

  • Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me 4 mln euro zgjidhej problemi i zjarreve”, Artan Hoxha: Rama premtoi avion Canadair 5 vite më parë, lekët ja dha Kaney West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka akuza të forta për PD, përplaset me Telitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thirret në SPAK Eral Myftaraj, “sheiku” i tenderave që përfitoi 60 milionë euro me mburojën e Bledi Çuçit dhe bandave të Elbasanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Albanian Marketing Academy, kurse profesionale apo kurse për “terrorizëm” online? Pronari i saj Enea Doku pjese e bandës linçuese të bizneseve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “CEZ-DIA”/ SPAK kërkon 5 vite burg për Fatime Kryemadhin dhe sekuestrimin e vilës në Kodrën e Diellit, ja pretenca për të tjerët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA rikthen bllokadën ndaj Iranit, Trump vendos tarifë në Hormuz: Anijet duhet të na paguajnë 20 për qind

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!