AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Schulz: Na duhet një Europë e bashkuar, Trump vë në dyshim parimet e Perëndimit

by SHT Media
07/03/2025
in Botë
6
0
Schulz: Na duhet një Europë e bashkuar, Trump vë në dyshim parimet e Perëndimit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Europa ka nevojë të jetë më e bashkuar, tha të premten ish-presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, në përgjigje të pikëpyetjeve që po i ngre Amerika kontinentit të vjetër.

Laureati i çmimit “Karlspreis – Karli i Madh” në vitin 2015 e bëri deklaratën nga Tirana, gjatë ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi ndërkombëtar.

Me çmimin “Karlspreis” nderohen personalitetet me kontribute në bashkimin dhe përparimin e Europës, kontinenti që tani përballet me dilema ekzistenciale, nga konkurrenca te gjeopolitika.

“Europa gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit ka qenë e sigurt. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në veçanti presidenti [Donald Trump] dhe zv.presidenti i saj [J.D. Vance], për mendimin tim, për arsye shumë ideologjike, po vënë në pikëpyetje parimet kryesore të botës perëndimore. Këto vlera bazohen mbi tri aspekte: respekti, toleranca dhe dinjiteti – respekt për cilindo individ në shoqëri; tolerancën për të toleruar gjithë mendimet dhe besimet e tjera; dhe gërshetimi i respektit individual dhe i pranimit të tolerancës sjellin dinjitetin, që ti ua jep të tjerëve. Kjo është baza e një njeriu me mendje të hapur, i cili ekziston në një vend demokratik, heterogjen, shumëkulturor dhe shumëfetar.

Ajo me të cilën ne po përballemi tashmë është që qendra e pushtetit, e një prej demokracive më të mëdha në botë, ai person [Trump], po sillet në një mënyrë të tillë që po e bën model sjelljen pa respekt dhe mungesën e tolerancës dhe sjelljen pa dinjitet në përvojën e përditshme. Shpresoj që europianët më në fund do të kuptojnë se sfidën mund ta zgjidhnin duke qenë bashkë. Duke qenë të bashkuar unë mendoj që z. Trump po kontribuon kundrejt asaj gjëje që kam kërkuar gjatë gjithë jetës sime politike, një Europë të bashkuar e më të fortë që shkon përtej kombit-shtet,” deklaroi presidenti i Fondacionit Friedrich Ebert.

Në panelin e ndarë me kryeministrin Edi Rama foli edhe Jurgen Linden, kryetari i bordit drejtues të Çmimit “Karlspreis”. Ai foli për përçarjet e reja dhe të vjetra në sfondin gjeopolitik të Europës.

“Deri më sot Europa ka pasur mbrojtjen e SHBA-së, që ka ruajtur një rol shumë të rëndësishëm edhe në nivelin ekonomik, por Europa vetë nuk ka qenë partnere në politikat globale ku do të donim të ishim. Ne kemi agresorë jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda,” deklaroi z. Linden.

Diskutimit iu bashkua edhe aktivistja politike për mbrojtjen e të drejtave të grave, Veronica Tsepkalo. Ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-kandidati për president i Bjellorusisë, Valery Tsepkalo, janë përndjekur politikisht dhe mbi ta rëndojnë dënime në mungesë deri 17 vjet burg për shkak se tentuan të garojnë kundër kreut aktual të shtetit, Aleksandër Lukashenko.

Znj. Tsepkalo e përshkroi vendin e saj si një vend autoritar, diktatura e fundit në Europë para nisjes së luftës në Ukrainë.

“Presidenti ynë ka qenë në pushtet prej më shumë se 30 vjetësh. Nuk ka pasur ndryshime të pushtetit, parlament, diskutime të hapura. Për 30 vjet na është ndaluar çdo gjë që është normale për një vend demokratik.

Sigurisht, kur ke një superfuqi si Rusia që të mbështet, kur ke para që derdhen vetëm për të luftuar, njerëz që nuk kanë as armë, vetëm lule. Ne ishim gra me lule, visheshim me të bardha. Ndjenjë e jashtëzakonshme solidariteti midis grave sepse donim të tregonim se mund t’i fitonim zgjedhjet pas asnjë pikë të vetme gjaku. Sigurisht z. [Vladimir] Putin, Lukashenko na luftoi. Vendi ynë nuk kishte parë një reprezalje të tillë prej 30 vitesh. Patëm 15 mijë të burgosur politikë. Në rastin tonë, kundërshtarët politikë vazhdojnë të jenë në burg. Humbëm çdo gjë që kishim në vendin tonë, shtëpinë, apartamentin. Lukashenko shiti në ankand edhe lodrat e fëmijëve tanë. Unë jam e dënuar me 12 vite në mungesë, ndërkohë që bashkëshorti im që është këtu është dënuar me 17 vite në mungesë,” tregoi znj. Tsepkalo.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina

13/10/2026

“Netanyahu priti kosovarët dhe kërcënoi Millosheviçin”, Nazarko: Ai i dha njohjen Kosovës

13/10/2026

Rama në Luksemburg për Konferencën e X Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20

13/10/2026

Ndahet nga jeta aktori i “Breaking Bad”, që erdhi në Tiranë tri vite më parë

13/10/2026

Lobistët e Berishës dhe Dodikut në lupën e Uashingtonit, Bosnja kërkon verifikime dhe sanksione

13/10/2026

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër i Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina
  • “Netanyahu priti kosovarët dhe kërcënoi Millosheviçin”, Nazarko: Ai i dha njohjen Kosovës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.