• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Si s’ka në burg asnjë politikan nga PD?!”, Spahiu: Telefonat nuk mund të merren nëse s’je nën hetim!

06/03/2025
in Politikë
Spahiu: PD duhet të garojë pa koalicion nëse ndjehet e fortë, njësoj si PS e vetme

Telefonat e qytetarëve apo zyrtarëve nuk mund të sekuestrohen pa një hetim apo përgjim, me përjashtim të flagrancës.

Kështu shprehet juristi Kreshnik Spahiu në lidhje me procedurën me shkelje që ka ndjekur SPAK për rastin e sekuestrimit të telefonit të kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij dhe familjarëve të tjerë.

Ai ngriti dyshimet edhe te masat e sigurisë dhe përqindjet e pafajësisë në Shqipëri, krahasuar me standardet e BE-së. Në lidhje me peshoren majtas-djathtas të arrestimeve nga SPAK, ai vuri në dukje se shifrat janë të ndryshme, sepse nuk ka asnjë të burgosur nga PD-ja.

“SPAK ka një rekord që ne nuk mund t’ia mohojmë për meritë, si rekord. Por sot në paraburgim masë arresti me burg nuk ka asnjë politikan të Partisë Demokratike. Ilir Meta është ish-president, në pushtet 28 vite. Është fakt që Shqipëria ka rekord të paraburgimeve rekord, numri i masave të arrestit në raport me numrin e popullsisë është i lartë. Rekord negativ, vetëm 2% të pafajshëm, hedh dyshime, vetëm Rusia e ka kështu. BE e ka 20% të pafajësive, pa llogaritur masat e sigurimit.
Çfarë e pengoi drejtësinë shqiptare si në rastin Tahiri, që e hetoi, gjykoi në gjendje të lirë dhe deri në fund sa e dënoi. Kam qenë kundër Jamarbër Malltezit për arrestimin, kam qenë kundër, edhe për Arben Ahmetajn. Po të kishte masë tjetër për Ahmetajn, detyrim paraqitjeje psh., a do ishte prezent dhe bashkëpunëtor i drejtësisë? Pa paragjykuar, se ata që na ndjekin janë qytetarë dhe me bindje politike. A i shërben kjo ecurisë dhe të ardhmes së drejtësisë, praktikave që krijon. Pse?”, shprehet juristi.

Më tej ai jep edhe disa shembuj nga eksperienca personale si jurist, duke ngritur edhe pyetjen nëse Gjykata e ka peshuar mirë pyetjen nëse kishte aq prova të mjaftueshme sa për të burgosur zyrtarë të lartë.

“Me të drejtë analizojmë masat e sigurisë si çështje. Kam marrë pjesë në dhjetëra seanca në Amerikë, ku prokurorët paraqesin edhe 50 masa me të pandehur në Gjykatë. Nuk i hyjnë themelit të çështjes. Ti po kërkon masa sigurie shtrëngues, për ish-presidentin, ish-kryebashkiakun, ish-zv/kryeministrin, a mund të ma shpjegosh mua se cila është pengesa për Prokurorinë nëse jepet masë e butë? A mund të më bindësh pse duhet kjo masë shtrënguese?”, vijon ai.

Spahiu ngre shqetësimin edhe për mënyrën se si SPAK vepron me sekuestrimet pa hetim dhe prova të telefonave, që kanë procedurë tjetër.

“Ose te çështja e telefonave. Telefoni nuk është send, apo pistoletë, i gjeta dhe i sekuestrova. Telefoni ka procedurë tjetër se si sekuestrohet. Ti duhet ta vësh në përgjim njëherë, se telefoni është i përgjueshëm, e kur të dalin të dhëna të arsyeshme që të çojnë te prova të arsyeshme, atëherë sekuestrohet telefonin. Jo vetë kontroll banese, e kthen përmbys, sekuestron të gjithë telefonat, vjehrrit, vjehrrës, kunatit, gruas etj. Nuk ka asnjë praktikë në BE që të mos jesh nën hetim, flagrancë apo përgjim e të sekuestrohet telefoni, madje jo i joti, por i familjarëve. Shkon te lodrat, rrobat, sendet e të tjera. Përgjegjësi kryesor nuk duhet të jetë Ajola në këtë histori, por një kryetar bashkie, që i kë ngrit 10 akuza dhe tani përfundon te sekuestrimi i telefonit”, përfundon juristi për Report Tv.

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!