• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Tym e flakë në Athinë, tubimi për tragjedinë e Tempit degjeneron në dhunë

28/02/2025
in Botë
Tym e flakë në Athinë, tubimi për tragjedinë e Tempit degjeneron në dhunë

Tubimet në dy vjetorin e tragjedisë së Tempit kanë paralizuar mbarë Greqinë dhe kanë rikthyer pamjet e protestave të dhunshme të një dekade më parë në kryeqytetin helen.

Në Athinë forcat e shumta të policisë u deshën të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e revoltuara të demonstruesve që hodhën koktej molotov në drejtim të oficerëve dhe tentuan të mësyjnë në Parlament.

Oficerët e policisë zmbrapsën rebelët nga ana e poshtme e sheshit Sintagma në mes të flakëve, ndërsa me urdhër të kryetares së Kuvendit, në godinë për t’u mbrojtur hynë dhjetëra qytetarë të thjeshtë që ndodheshin në shesh ose ndjenin shqetësime nga gazi lotsjellës.

Protestuesit me kapuç e maska gjithashtu i vunë flakën kabinës së ndërrimit të oficerëve në Varrin e Ushtarit të Panjohur, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, incidentet vazhduan në rrugën Mitropoleos.

Nga incidentet raportohet për të lënduar. Nga personat që u ra të fikët në qendër të Athinës, dy u dërguan në Kryqin e Kuq dhe një në Spitalin Elpis, ndërsa rreth 40 protestues morën ndihmën e parë në infermierinë e Kuvendit.

Mbi 100-150 protestues që ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe shkëmbimit të bombave molotov dhe gazit lotsjellës u ndihmuan nga policët.

Më herët, siç njoftoi ELAS, në kontrollet e kryera në qendër të Athinës para nisjes së mitingut për aksidentin e Tempit, u ndaluan 84 persona, nga të cilët 41 u arrestuan.

Episode dhune ka edhe në Selanik. Në afërsi të stacionit hekurudhor vijojnë incidentet, të cilat nisën kur një grup personash që ishin në përfundim të marshimit u nisën drejt policisë.

Këta persona kishin veshur kapuç dhe filluan të hidhnin koktej molotov, gurë dhe shishe ndaj policëve. Forcat e rendit u përgjigjën duke gjuajtur gaz lotsjellës.

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!