AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Meta ka shpërdoruar postin”, Ngjela: Ja pse Gjykata e Lartë e la sot në qeli

by SHT Media
27/02/2025
in Kronikë
6
0
“Meta ka shpërdoruar postin”, Ngjela: Ja pse Gjykata e Lartë e la sot në qeli
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I ftuar në emisionin “People”, në Euronews Albania, avokati Spartak Ngjela analizoi arsyet e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në burg ish-presidentin Ilir Meta.

Sipas tij, SPAK ka ngritur akuza të rënda ndaj Metës, të cilat, sipas dispozitave ligjore, kërkojnë domosdoshmërisht masën e arrestit, duke përjashtuar masa më të lehta.

Ngjela theksoi se opozitarët nuk mund të ndikojnë në punën e SPAK-ut, pasi kanë vetëm fjalë, ndërsa situata ndryshon me kryeministrin, i cili ka shumicën parlamentare.

“Meta nuk akuzohet lehtë, akuzat janë të rënda sepse përfshijnë para dhe shpërdorim detyre. Ligji parashikon raste ku arrestimi është i detyrueshëm dhe raste ku ai nuk është i domosdoshëm. Në rastin e Metës, arresti është i pashmangshëm sipas dispozitave ligjore. Në thelb, arresti shtëpiak dhe ai në burg kanë të njëjtin efekt, pasi të dyja janë masa kufizuese,” – u shpreh Ngjela.

Duke iu referuar akuzave për shpërdorim detyre dhe përfitime financiare, ai tha: “Këtu bëhet fjalë për atë që ka pasur paratë. Sipas akuzës, Meta ka shpërdoruar postin e tij për përfitime financiare. Arsyeja kryesore e arrestimit është të parandalojë fshehjen e provave dhe mundësinë e arratisjes.”

Ngjela gjithashtu komentoi se Meta nuk u bë president falë forcës së partisë së tij, por falë aleancave politike, pasi sipas tij, dy forcat kryesore në vend mbeten socialistët dhe demokratët.

Në lidhje me ndikimin politik në sistemin e drejtësisë, ai tha se është e pritshme që kushdo që arrestohet të kritikojë procesin.

“Përderisa opozita nuk ka ushtri, nuk mund t’i bëjë presion SPAK-ut, sepse nuk ka forcë, ka vetëm fjalë. Ndërsa kryeministri është në një pozicion ndryshe, pasi ai ka shumicën parlamentare dhe mund të shkaktojë trazira politike,” – përfundoi Ngjela.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pas Ministrisë së Arsimit, protestuesit i drejtohen Parlamentit dhe vijojnë shkatërrimet! Shkulin kangjellat, sinjalistikën, sulmojnë dhe Bankën e Shqipërisë

15/10/2026

Protesta në Durrës, gjimnazistët shkatërrojnë koshat e mbeturinave dhe sinjalistikën rrugore!

15/10/2026

Protesta e përshkallëzuar në Tiranë, Gjykata e Apelit njofton personelin të largohen nga institucioni

15/10/2026

Bizneset nisin riparimet e ambienteve pas shkatërrimeve nga protestuesit, punohet për rikthimin në normalitet!

15/10/2026

Dhuna në protestën e djeshme, Policia e Shtetit bën bilancin: 55 persona të arrestuar dhe 98 të proceduar penalisht!

15/10/2026

Arkimed Lushaj u jep ‘leksione’ gjimnazistëve me bomba molotov e balklava, postimi i “Stresit”: Vetëm me këto i sprapsni policët

15/10/2026

Thyerja dhe djegia e filialeve në Tiranë gjatë protestës së dhunshme, reagon Shoqata e Bankave: Dënojmë dhunën dhe dëmtimet ndaj degëve!

15/10/2026

Protestuesit tentojnë të përshkallëzojnë sulmin, Policia i shpërndan me gaz dhe ujë, shumë persona të shoqëruar! (FOTO)

15/10/2026

Protesta në Korçë, gjimnazistët thyejnë me gurë xhamat e shkollës dhe dëmtojnë dyert! Sulmohet edhe Drejtoria Arsimore Korçë

15/10/2026

Protesta në Tiranë, Gjykata e Apelit shqyrton shtyrjen e seancave gjyqësore të ditës së sotme!

15/10/2026

Seanca plenare u anulua për shkak të protestës së dhunshme, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme

15/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, opozita nuk tërhiqet: PD mbështet dhe është në krah të studentëve!

15/10/2026

Kryebashkiaku Rakip Suli: Vetëm 50 fëmijë po protestojnë në Kamëz! Mësimi po vazhdon normalisht, mos i keqpërdorni

15/10/2026

Protestuesit sulmojnë me gurë Ministrinë e Arsimit dhe efektivët, Policia i shpërndan me gaz lotsjellës, nisin dhe shoqërimet!

15/10/2026

Zjarr në dy anije cisternë në Detin e Zi, 8 anëtarë të ekuipazhit të zhdukur

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pas Ministrisë së Arsimit, protestuesit i drejtohen Parlamentit dhe vijojnë shkatërrimet! Shkulin kangjellat, sinjalistikën, sulmojnë dhe Bankën e Shqipërisë
  • Protesta në Durrës, gjimnazistët shkatërrojnë koshat e mbeturinave dhe sinjalistikën rrugore!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.