• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Greqia “dridhet” nga protestat! Më 28 shkurt pritet tubimi më i madh i viteve të fundit, Mitsotakis: Tentativë destabiliteti

26/02/2025
in Botë
Greqia “dridhet” nga protestat! Më 28 shkurt pritet tubimi më i madh i viteve të fundit, Mitsotakis: Tentativë destabiliteti

Greqia përgatitet të përjetojë një prej grevave dhe protestave më të fuqishme të viteve të fundit, ditën e përvjetorit të dytë nga tragjedia e Tempit në 28 shkurt 2023, kur dy trena u përplasën dhe 57 pasagjerë, shumica studentë, humbën jetën.

Protesta e re zhvillohet në një moment kur sondazhet e fundit nga kompani të ndryshme tregojnë se partia në fuqi Demokracia e Re ka humbur gati gjysmën e zgjedhësve të saj, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi Aleksandër Marku.

Ajo që ka bërë që qytetarët të dalin në rrugë dhe të protestojnë tashmë masivisht është fakti se dy vjet pas aksidentit tragjik , jo vetëm që nuk është gjendur asnjë fajtor , por siç theksojnë vetë grekët, janë bërë përpjekje nga politikanët në fuqi edhe nga drejtësia , që të mbulohen shumë prej provave të kësaj ngjarjeje.

Në sondazhe tashmë duket qartë se 68% e grekëve nuk besojnë se do të vendoset drejtësia për aksidentin e Tempit. 77% shprehen se nuk janë të kënaqur me përpjekjen e qeverisë për zbardhjen e çështjes, 74% japin të njëjtën përgjigje negative për drejtësinë greke ,por edhe 71% për opozitën parlamentare, e cila kritikon vazhdimisht kryeministrin Mitsotakis se është përpjekur të mbulojë çështjen.

Kreu i qeverisë në një mesazh para mbledhjes së kabinetit mesditën e së mërkurës vuri në dukje se disa nga partitë opozitare dëshirojnë ta kthejnë këtë zi kolektive në një mundësi për një përçarje të re dhe synojnë të krijojnë paqëndrueshmëri politike.

“Tashmë është evidente përpjekja e qarqeve të caktuara për ta ndryshuar këtë klimë të ndjeshmërisë së lartë emocionale në një klimë destabilizimi politik. E shihni që qarkullimi i mesazheve vulgare në internet ka kaluar çdo kufi dhe jo rastësisht një pjesë e opozitës shkoi deri aty sa të fliste për një qeveri vrasëse”, tha ai.

Pothuajse 6 nga 10 grekë kanë deklaruar se do të dalin në rrugë ditën e 28 shkurtit. Në grevë do të marrin pjesë totalisht sindikatat dhe konfederatat e sektorit publik dhe privat, transportet tokësore, detare dhe ajrore do të paralizohen, ndërsa kanë njoftuar se do ti bashkohen protestave të së premtes bizneset e vogla, restorantet, personeli i ambienteve sportive, teatrove , bareve dhe klubeve të natës.

Njëkohësisht organizohen tubime në më shumë se 70 qytete të mëdha të vendit, si dhe në ishuj apo komuna ku ato pritet të jenë të përmasave të pazakonta. Gjithashtu në kujtim të 57 viktimave të tragjedisë , 5 prej të cilëve me origjinë shqiptare, janë thirrur tubime protestash në shumë kryeqytete të Europës, madje edhe në Tiranë.

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!