• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Fitoi zgjedhjet që u anuluan, arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

26/02/2025
in Botë
Fitoi zgjedhjet që u anuluan, arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Kandidati pro-rus i zgjedhjeve presidenciale të Rumanisë, Călin Georgescu, është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje, në lidhje me votimin e diskutueshëm të nëntorit të kaluar, proces nga i cili ai doli fitues, por që më pas u anulua.

Sipas kanalit rumun të lajmeve Digi24, prokurorët kanë lëshuar një urdhërarrest për të dhe kanë filluar të kontrollojnë ambientet e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, duke përfshirë liderin mercenar Horațiu Potra dhe truprojën e Georgescu.

Kanali rumun i lajmeve Antena 3 CNN, raportoi se Georgescu po merret në pyetje në lidhje me financimin e fushatës së tij zgjedhore vitin e kaluar.

Prokurorët dyshojnë se 27 persona kanë vepruar kundër rendit kushtetues të Rumanisë. Sipas organit të akuzës ata akuzohen për nxitje publike, inicim të një organizate fashiste dhe deklarata të rreme në lidhje me burimet e financimit të një fushate zgjedhore, por në deklaratë nuk u përmend emri i Georgescu apo ndihmësit të tij.

Megjithatë, pak pasi lajmet për bastisjet u publikuan të mërkurën në mëngjes, Georgesku pohoi se kërkimet kishin për qëllim bllokimin e kandidaturës së tij të re presidenciale.

“Călin Georgescu do të paraqiste kandidaturën e tij të re për president. Policia e ndaloi në trafik dhe u shoqëroi për ta marrë në pyetje në Prokurorinë e Përgjithshme. Ku është demokracia, ku janë partnerët që duhet të mbrojnë demokracinë”, thuhet në një postim në llogarinë e Georgescu në Facebook.

Rumania u zhyt në kaos politik në fund të 2024 kur Georgescu, një pro-rus, i së djathtës ekstreme dhe skeptik i NATO-s, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe ishte planifikuar të përballej me reformisten Elena Lasconi në raundin e dytë.

Gjykata Kushtetuese anuloi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale pas një hetimi për dyshimin se rusët kishin ndikuar në rezultat.

Zgjedhjet e reja në Rumani janë planifikuar të mbahen më 4 maj, ndërsa balotazhi është planifikuar dy javë më vonë, më 18 maj.

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!