• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Moska jep lajmin: Kanë filluar përgatitjet për një takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin

22/02/2025
in Botë
Moska jep lajmin: Kanë filluar përgatitjet për një takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin

Përgatitjet kanë filluar për një takim mes Presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, tha të shtunën Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov. Një takim i tillë do të shënonte një zhvendosje dramatike nga izolimi perëndimor i Moskës lidhur me luftën e saj në Ukrainë.

Duke folur për mediat shtetërore ruse, zoti Ryabkov tha se një takim i mundshëm Putin-Trump mund të përfshijë bisedime të gjera mbi çështjet globale, jo vetëm luftën në Ukrainë.

“Bëhet fjalë për fillimin e procesit drejt normalizimit të marrëdhënieve midis vendeve tona, gjetjes së mënyrave për të zgjidhur situatat më të mprehta dhe që mund të jenë shumë, shumë të rrezikshme, mes tyre edhe Ukraina,” tha ai.

Por zyrtari rus tha se përpjekjet për të organizuar një takim të tillë janë në një fazë të hershme dhe se realizimi i tij do të kërkojë “punë përgatitore intensive”.

Zoti Ryabkov tha se të dërguarit e SHBA-së dhe Rusisë mund të takohen “brenda dy javëve të ardhshme” për t’u hapur rrugën bisedimeve të mëtejshme midis zyrtarëve të lartë.

Përfaqësuesit rusë dhe amerikanë ranë dakord të martën të fillojnë punën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të përmirësuar lidhjet e tyre diplomatike dhe ekonomike, sipas diplomatëve të lartë të dy vendeve, në një takim të nivelit të lartë në Arabinë Saudite që shënoi një ndryshim drastik në politikën e jashtme amerikane nën udhëheqjen e Presidentit Trump.

Pas takimit, Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio tha se të dyja palët ranë dakord gjerësisht për të ndjekur tre objektiva: rivendosjen e personelit në ambasadat e tyre përkatëse në Uashington dhe Moskë; krijimin e një ekipi të nivelit të lartë për të mbështetur bisedimet e paqes në Ukrainë; dhe eksplorimin e marrëdhënieve më të ngushta si edhe bashkëpunimin ekonomik.

Megjithatë ai theksoi se bisedimet – ku morën pjesë homologu i tij rus, Sergej Lavrov dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë dhe amerikanë – shënuan fillimin e një dialogu dhe se ka më shumë punë përpara.

Ministri Lavrov, nga ana e tij, e përshëndeti takimin si “shumë të dobishëm”.

Asnjë zyrtar ukrainas nuk ishte i pranishëm në takimin, i cili vjen ndërsa Ukraina po humb ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme terren përballë trupave ruse që janë më të shumta në numër, tre vjet pasi Moska filloi agresionin frontal ndaj fqinjit të saj më të vogël.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë rezultat nga bisedimet pasi Kievi nuk mori pjesë. Aleatët evropianë gjithashtu kanë shprehur shqetësime se po anashkalohen.

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!