AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Lihen të lirë edhe 6 pengje të tjera izraelite, dhjetëra qytetarë të pranishëm në dorëzimin e tyre

by SHT Media
22/02/2025
in Botë
6
0
Lihen të lirë edhe 6 pengje të tjera izraelite, dhjetëra qytetarë të pranishëm në dorëzimin e tyre
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi militant Hamas liroi 6 pengje të tjera izraelitë të shtunën në këmbim të qindra të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin për t’i dhënë fund luftës dhe pasi u konfirmua se trupi i Shiri Bibas iu dorëzua forcave izraelite.

Eliya Cohen, 27 vjeç, Omer Shem Tov, 22 vjeç dhe Omer Wenkert, 23 vjeç, që u morën peng nga një festival muzikor gjatë sulmt të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023 në Izraelin jugor, iu dorëzuan Kryqit të Kuq për t’u transportuar tek forcat izraelite.

Dhjetëra militantë të maskuar dhe një turmë e madhe njerëzish ishin mbledhur në vendin e dorëzimit, në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore.

Në atë që është bërë i njohur si “Sheshi i pengjeve” në Tel Aviv, izraelitët duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur pankarta me fotografitë e pengjeve ndoqën drejtpërdrejt lirimin e pengjeve nga Hamasi, i përcaktuar nga SHBA si grup terrorist.

Dy pengje të tjerë u liruan të shtunën herët në mëngjes në qytetin Rafah të Gazës. Tal Shoham, 40 vjeç, i cili u mor peng gjatë sulmit të 7 tetorit në zonën e njohur si “Kibbutzi Be’eri” dhe Avera Mengistu, i cili kaloi vetë në Gazë rreth një dekadë më parë.

Ushtria izraelite tha se pengu i fundit, Hisham Al-Sayed, u lirua në orët e pasdites të së shtunës. Ai kaloi vetë kufririn për në Gazë në vitin 2015 dhe që atëherë ishte mbajtur në burg. Familja e tij ka thënë për mediat izraelite, se Al-Sayed ishte diagnostikuar më parë për skizofreni.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë më shumë se 600 palestinezë nga burgjet izraelite. Lirimi i pengjeve pasoi kthimin në orët e vona të së premtes të eshtrave të qytetares izraelite Shiri Bibas.

Trupi i saj supozohej të ishte në mesin e tre trupave të tjerë, përfshirë dy nga fëmijët e saj, të dorëzuar nga Hamasi të enjten.

Izraeli akuzoi grupin terrorist palestinez për shkelje të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit, që përfshin shkëmbimin e pengjeve izraelite që mbahen në Gazë me palestinezë të burgosur nga Izraeli.

“Ne do të veprojmë me vendosmëri për ta sjellë Shirin në shtëpi së bashku me të gjithë pengjet tanë, të gjallë dhe të vdekur. Ne do të sigurohemi që Hamasi të paguajë çmimin e duhur për këtë shkelje mizore të marrëveshjes”, tha ndër të tjera Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Izraeli dhe Hamasi janë në fazën e parë të një armëpushimi që filloi më 19 janar. Bisedimet për fazën e dytë janë planifikuar të fillojnë këtë javë, sipas ministrit të Jashtëm izraelit Gideon Saar.

Hamasi vrau rreth 1200 vetë në sulmin e tetorit të vitit 2023 ndaj Izraelit dhe mori rreth 250 pengje. Më shumë se gjysma e tyre janë liruar në marrëveshjet e armëpushimit dhe marrëveshjeve të tjera, ndërsa tetë u shpëtuan në operacione ushtarake.

Operacionet ajrore dhe tokësore të Izraelit kanë vrarë më shumë se 48 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës që drejtohet nga Hamas dhe që nuk bën dallime mes luftëtarëve dhe civilëve. Ushtria izraelite thotë se numri i të vdekurve përfshin 17000 militantë. Ofensiva shkatërroi zona shumta të Gazës dhe zhvendosi shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

EMRI/ U kap me mbi 38 kg kokainë në makinë, Franca dënon violinistin shqiptar! Ja sa vite burg do vuajë

12/10/2026

“Iu binda vendimit politik të PS dhe disiplinës së partisë”- Vullnet Sinaj sqaron votën pro për Territoriale: S’ka pasur presion dhe as ultimatume, koha…

12/10/2026

Ndodh në Elbasan: Maskohen si policë dhe grabisin banesën, ‘braktisin’ makinat gjatë arratisjes!

12/10/2026

Gjykata e Fierit liron vrasësin e tre personave: Ka kaluar afati i parashkrimit të…

12/10/2026

78 gjoba për këmbësorët në Tiranë brenda 24 orëve, policia shton kontrollet

12/10/2026

Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit, ja akuzat ndaj tyre (EMRAT)

12/10/2026

“Mbi 200 artikuj pjesë e nismës, synojmë deri…”- Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm!

12/10/2026

Atentati me tritol ndaj “Çilo Hundërrit” në Gjirokastër, merren në pyetje 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit! Ende asnjë i arrestuar

12/10/2026

Shtyhet përsëri gjyqi për dosjen “Partizani”, caktohet data për seancën e radhës ndaj Sali Berishës dhe të tjerëve!

12/10/2026

Vrau dy vëllezër në Patos në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon të shpëtojë nga burgimi pas ekstradimit nga SHBA! I kërkon Gjykatës që…

12/10/2026

Zgjedhjet lokale 2027, zbulohet ‘taktika’ politike e demokratëve! KQZ: Partia Demokratike nuk e mbështet zgjerimin e votimit elektronik!

12/10/2026

Zbardhen ndryshimet në ligjin e emigracionit në Angli, preken edhe emigrantët shqiptarë pa leje qëndrimi! Kriteret dhe masat

12/10/2026

E gjitha nisi nga një shaka në ashensor! Zbulohen detaje tronditëse nga vrasja e 16-vjeçarit në lokal, i arrestuar edhe gjyshi i kamerierit të dyshuar!

12/10/2026

Gjuajtën me vezë dhe ujë Ramën dhe socialistët në Kuvend, Etika merr vendimin për Bardhin dhe Balliun! Ja me sa ditë përjashtohen

12/10/2026

Dyshohet se po përgatitnin atentat, tre të arrestuarit në gjyq për masën e sigurisë, “blindohet” Gjykata e Lezhës

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • EMRI/ U kap me mbi 38 kg kokainë në makinë, Franca dënon violinistin shqiptar! Ja sa vite burg do vuajë
  • “Iu binda vendimit politik të PS dhe disiplinës së partisë”- Vullnet Sinaj sqaron votën pro për Territoriale: S’ka pasur presion dhe as ultimatume, koha…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.