• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Vështirë pa të”: BE-ja shpreson në aktivizimin e udhëheqjes gjermane pas zgjedhjeve

21/02/2025
in Botë
“Vështirë pa të”: BE-ja shpreson në aktivizimin e udhëheqjes gjermane pas zgjedhjeve

Gjermanët do t’iu drejtohen kutive të votimit të dielën, në procesin zgjedhor që mezi është pritur nga Brukseli, pasi shumë zyrtarë shpresojnë që Berlini do të kthehet shpejt në rolin e tij kyç në politikën e Bashkimit Evropian, teksa blloku evropian përballet me një sërë krizash.

Veçse në hall me shkallën e rritjes ekonomike dhe rritjen e konkurrencës, BE-ja është goditur nga kërcënimet e presidentit amerikan, Donald Trump për luftë tregtare, apo nga injorimi i liderëve evropianë në tentimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ndonjëherë frikësohemi nga udhëheqja gjermane. Mirëpo, është e vështirë të jetojmë pa të”, ka thënë një diplomat evropian për agjencinë e lajmeve AFP.

Paqartësitë në Gjermani kanë qenë vetëm vazhdimësi e trazirave politike në Francë, ku presidenti Emmanuel Macron ka emëruar në dhjetor kryeministrin e katërt brenda një viti.

Makina franko-gjermane, që konsiderohet më meritorja për përparimin e BE-së, “nuk ka mundur të punojë” dhe të marrë “vendime të mëdha” në një periudhë “kur është më e domosdoshme sesa kurrë më parë”, ka thënë Yann Wernert, analist në Institutin Jacques Delors.

“Nuk jemi duke parë shumë përkushtim gjerman në legjislaturën aktuale të BE-së”, ka thënë një diplomat tjetër.

Vakumi duket se është mbushur nga të tjerët.

Kryeministri polak, Donald Tusk, vendi i të cilit është në krye të Presidencës së BE-së, i ka bërë thirrje Brukselit që të bëjë më shumë për t’u përballur me Rusinë, ndërsa kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është marrë me çështje të migrimit.

Megjithatë, analistët vlerësojnë se mungesa ka qenë e dukshme.

“A mundet të veprojë BE-ja pa Gjermaninë dhe Francën? Në ndonjë rast urgjence do të ishte e mundur, por është më mirë të veprojë me Francën dhe Gjermaninë”, ka thënë një diplomat tjetër.

Gjermania do t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt, pas prishjes së koalicionit trepartiak të kancelarit, Olaf Scholz.

Aleanca konservatore CDU/CSU, me kandidatin Friedrich Merz Merz, është duke udhëhequr në sondazhe.

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!