• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Kuvendi zgjedh Gentian Salën në krye të AKEP-it me 73 vota

17/02/2025
in Politikë
Kuvendi zgjedh Gentian Salën në krye të AKEP-it me 73 vota

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot Gentian Salën në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me 73 vota pro.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Tomi Frashërin, mandati i të cilit kishte përfunduar në muajin dhjetor 2024.

Gjithashtu u votua projektvendimi “për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do mbajë funksionin e Kryetarit të Bordit”. Saimir Tola u zgjodh anëtar i bordit mbikëqyrjes financiare me 72 vota pro, 1 kundër, 1 abstenim.

Kandidatura e Gentian Salës iu propozua Kuvendit të Shqipërisë muajin e kaluar nga nga Këshilli i Ministrave. Gentian Sala ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) në periudhën 2014-2019.

Në vijim, prej vitit 2021, ai ka qenë në krye të Sekretariatit për koordinimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gentian Sala është me profesion jurist dhe mban titullin e avokatit. Sipas ligjit “Për komunikimet elektronike”, Këshilli Drejtues i AKEP përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se një herë.

Kuvendi cakton kryetarin, ndërmjet anëtarëve të Këshillit Drejtues. Kryetari i Këshillit Drejtues është edhe drejtuesi ekzekutiv i AKEP. Ndryshimi në krye të AKEP vjen në një moment delikat për konkurrencën në tregun e komunikimeve celulare. Pas bashkimit mes operatorëve One dhe Albtelecom, dy vjet më parë, tashmë në tregun celular operojnë vetëm dy operatorë dhe kjo ka rritur shqetësimin për konkurrencën në treg.

Në fund të muajit janar, Autoriteti i Konkurrencës vendosi të hapë një hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare.

Nga vlerësimi i informacionit gjatë monitorimit, Komisioni i Konkurrencës konstatoi se sjellja e ndërmarrjes Vodafone Albania dhe One Albania në tregun me pakicë të shërbimeve celulare mund të përbëjë kufizim të konkurrencës në kuptim të nenit nenit 4 dhe nenit 9 të Ligjit nr. 9121, datë 27.03.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Ndërkohë, kur tregu sapo ka hyrë në gjeneratën 5G të komunikimeve celulare. Dy operatorët, Vodafone Albania dhe One Albania, morën në fund të nëntorit autorizimet e para për frekuencat e teknologjisë 5G dhe kanë filluar ofrimin e këtij shërbimi në qytetin e Tiranës.

Në përputhje me kushtet e Autorizimeve Individuale, sipërmarrësit janë të detyruar që, përmes këtyre frekuencave, të mbulojnë me shërbim 55% të popullsisë deri në fund të vitit 2027 dhe 85% të popullsisë deri në fund të vitit 2030, shkruan ‘Monitor”.

Sfida e radhës për AKEP do të jetë zgjerimi i konkurrencës në tregun celular, me pritshmëri kryesisht te licencimi i mundshëm i operatorve të rrjeteve virtuale (MVNO). Mes kushteve të tjera të përdorimit të frekuencave të teknologjisë 5G, sipërmarrësit ONE Albania dhe Vodafone Albania morën përsipër angazhimin që të negociojnë me operatorët e mundshëm MVNO aksesin në kapacitetet e tyre radio, në funksion të politikës rregullatore të AKEP-it për të nxitur konkurrencën në nivel shërbimesh.

Sfidë tjetër është vendosja në përdorim të sektorit të komunikimeve elektronike e brezit 700MHz, që teknikisht mundëson një mbulim më të gjerë dhe më të lehtë të territorit me sinjal 5G. Ky brez shfrytëzohet nga operatorët radiotelevizivë dhe administrohet ende nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), megjithëse sipas Planit Kombëtar të Frekuencave, miratuar në vitin 2021, duhej të kalonte përfundimisht nën administrimin e AKEP duke filluar nga 30 qershori 2022.

Por, lirimi i këtij procesi po rezulton një proces i vështirë dhe në shkelje të afateve të përcaktuara.

Më të lexuarat

  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!