AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Shqipëri, lufta kundër pasurive të krimit të organizuar përballet me pengesa

by SHT Media
14/02/2025
in Kronikë
6
0
Shqipëri, lufta kundër pasurive të krimit të organizuar përballet me pengesa
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, lufta kundër pasurive të krimit të organizuar ka pësuar statistikisht rritje gjatë viteve të fundit, por menaxhimi i tyre po has në vështirësi, ndërsa mungojnë garancitë ligjore që pengojnë kthimin e këtyre aseteve në duart e grupeve kriminale.

Pastrimi i parave nga grupet e krimit të organizuar vlerësohet si një nga rreziqet kryesore për sigurinë dhe ekonominë e Shqipërisë, e megjithatë, vendi përballet me probleme të shumta në luftën kundër aseteve të paligjshme.

Edhe pse statistikisht numri i pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara ka pësuar rritje gjatë viteve të fundit, institucionet po hasin vështirësi në administrimin e këtyre pasurive apo heqjen e tyre nga duart e krimit të organizuar.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjatë pesë viteve të fundit u sekuestruan apo konfiskuan asete me vlerë tregu prej rreth 182 milionë eurosh, të investuara kryesisht në biznesin e ndërtimit, në pasuri të paluajtshme apo në kompani tregtare.

“Rreth 70- 80% e hetimeve pasurore këtu çelen kryesisht ex-officio nga prokurorët, në bazë të hetimeve që ndjekin. Një ndihmesë jep edhe Policia e Shtetit nëpërmjet referimeve dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe po ashtu së fundmi, ka një rritje të kërkesave nga autoritetet gjyqësore të huaja me objekt kryerjen e hetimeve pasurore dhe konfiskime me subjekte shtetas shqiptarë që janë dënuar jashtë territorit të Shqipërisë për vepra që janë në kompetencën tonë,” thotë prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu.

Përveç sektorëve tradicionalë të pastrimit të parave, Musabelliu thekson se krimi i organizuar po investon së fundmi edhe në kriptovaluta.

“Mund të them që vetëm në kuadër të hetimeve ndaj organizatës “Çopja” janë sekuestruar vlera të konsiderueshme pasurish të paluajtshme, biznese dhe llogari bankare. Po ashtu, janë sekuestruar kriptomonedha në vlerën 10 milionë USD,” shtoi Musabelliu.

Megjithatë, jo të gjitha pasuritë e sekuestruara menaxhohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre vazhdojnë të përdoren nga pronarët e mëparshëm.

Agjencia i tha BIRN se menaxhon aktualisht 2484 asete në total me një vlerë të llogaritur në 1.7 miliardë lekë ose më pak se 10% e vlerës së deklaruar nga SPAK. Mes tyre, 667 pasuri ose 27% të totalit nuk janë marrë ende nën administrim.

Probleme ligjore janë shfaqur gjithashtu me procedurat e dhënies me qira të apartamenteve të sekuestruara apo administrimin e kompanive të biznesit. Sipas një raporti të Kontrolli të Lartë të Shtetit, shqetësimi kryesor është se në disa raste, pronarët që janë subjekte të vendimeve gjyqësore, vazhdonin t’i administronin këto asete në mënyrë të kundraligjshme.

Raste të tilla pranohen edhe nga administratorët e pasurive të sekuestruara, të cilët thonë se janë duke ndërmarrë masa që dukuri të tilla të shmangen.

“Është një fenomen me të cilin janë përballur edhe agjencitë e tjera homologe në vendet e rajonit ose të Bashkimit Europian. Jo gjithmonë është e lehtë që të përballesh me persona të krimit të organizuar dhe t’i administrosh dhe t’i menaxhosh ashtu siç e kërkon ligji. Tentativat janë gjithmonë të shumta, por me bashkëpunimin e organeve përkatëse po marrim të gjitha masat e nevojshme për ta evituar gjithmonë e më shumë këtë fenomen,” thotë Indrit Karaj, administrator pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Bashkimi Europian sugjeron përdorimin për qëllime sociale të pronave të krimit të organizuar, por rezultatet në këtë drejtim kanë qenë të limituara. Përfaqësuesit e shoqërisë civile që monitorojnë këtë proces shprehin shqetësimin për mungesën e garancive ligjore që pengon rikthimin e këtyre pronave te anëtarët e grupeve kriminale.

“Arsyeja pse prej gati dy vjetësh në BE ka dalë një direktivë, e cila i shtyn shtetet drejt ripërdorimit social është pjesa e garancisë shumë të madhe që këto prona të mos kthehen indirekt te ish-pronari dhe në kuadrin ligjor, ka deficensa shumë të mëdha përsa i përket rolit të Agjencisë por edhe të Prokurorisë. Bëhet vetëm mbi bazën e vetëdeklarimit ; që unë nuk kam lidhje me X. Kjo është një deficensë shumë, shumë e madhe,” thotë Juliana Hoxha, drejtoresha ekzekutive e organizatës Partners Albania.

Sipas Hoxhës, rishikimi i kuadrit ligjor është i domosdoshëm për të forcuar luftën kundër aseteve të krimit të organizuar./VOA

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protesta/ Bardhi denoncon dhunën policore ndaj deputetëve opozitarë: Akt i padenjë për njerëz që mbajnë uniformën e shtetit!

14/10/2026

Protesta e dhunshme, Berisha: Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme, studentët nuk i lëshojmë!

14/10/2026

Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

14/10/2026

“Këta nuk janë studentë, janë më të sofistikuar”- Leka: I vetmi ndryshim nga 14 shtatori 1998 është se…

14/10/2026

“Mund të vrasin njerëz”- Protesta, Çupi: Çunat me kapuçë nga Tetova dhe të Vetëvendosjes po krijojnë grusht shteti!

14/10/2026

Berisha: Kjo është revolta më e fuqishme studentore, mbi 50 qytetarë dhe studentë të plagosur!

14/10/2026

Protesta shkatërruese në Tiranë, ministri Hoxha: Kjo dhunë dëmton imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë

14/10/2026

Rëndohet bilanci i dhunës në protestë, shtohet numri i policëve të lënduar! 23 efektivë nën trajtim te Trauma, nën kujdes 5 protestues dhe 1 kalimtar

14/10/2026

VIDEO/ “O horra…”- Deputetët e PD mësyjnë Komisariatin nr. 3, përplasen dhe sulmojnë Policinë, kërkojnë të takojnë protestuesit e arrestuar!

14/10/2026

Dhunë dhe zjarr në zonën e Zogut të Zi, shkatërrohen disa biznese! (VIDEO)

14/10/2026

Protestuesit i vënë flakën makinës së Policisë dhe tentojnë të djegin Komisariatin nr. 2

14/10/2026

VIDEO/ Dhuna në protestë, ministri Gogu: Sonte u thyen xhamat e Ministrisë së Drejtësisë dhe u dogj zyra e ndihmës juridike falas

14/10/2026

Bejko: Policia ishte e tërhequr! Berisha tentoi ta kapë protestën, e vuan që nuk është aty! Në protestë të gjitha fraksionet

14/10/2026

Sulmi kamikaz i një të mbyturi që të mbyt

14/10/2026

“Tërhiquni sa s’është tepër vonë”- Ministri Demo paralajmëron autorët e dhunës: Studentët po shfrytëzohen nga politika e vjetër që nuk heq dorë!

14/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protesta/ Bardhi denoncon dhunën policore ndaj deputetëve opozitarë: Akt i padenjë për njerëz që mbajnë uniformën e shtetit!
  • Protesta e dhunshme, Berisha: Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme, studentët nuk i lëshojmë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.